AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Prezantohet në Kosovë projekti i fjalorit në internet shqip-serbisht

Arta SopiPërparim IsufingaArta SopidhePërparim Isufi
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prezantimi i projektit në Prishtinë. Foto: BIRN.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin prezantoi një projekt për krijimin e fjalorit në internet shqip-serbisht, i cili synon të lehtësojë komunikimin midis dy komuniteteve më të mëdha të Kosovës, të cilët rrallë mësojnë gjuhën e njëri-tjetrit.

Prezantimi i projektit në Prishtinë. Foto: BIRN.

Ditën e hënë Organizata Ndërkombëtare për Migracionin prezantoi në Prishtinë projektin për të realizuar një fjalor në internet shqip-serbisht me rreth 20,000 fjalë, me qëllim që të ndihmojë shqiptarët dhe serbët etnikë të vendit të komunikojnë më mirë.

IOM planifikon ta përfundojë projektin e fjalorit në internet shqip-serbosht, i cili besohet të jetë i pari i këtij lloji, deri në shtator 2019.

Shqipja dhe serbishtja janë dy gjuhët zyrtare të Kosovës. Gjuhë të tjera si turqishtja dhe ajo rome janë në përdorim zyrtar në komunat ku njerëzit që i flasin ato përbëjnë të paktën pesë për qind të popullatës lokale.

Pesë komuna të Kosovës – Kamenica, Mamusha, Dragashi, Mitrovica e Veriut dhe Mitrovica e Jugut- kanë përfituar tashmë nga një projekt IOM, i mbështetur nga ambasada britanike në Kosovë, i cili ofron kurse falas në gjuhën shqipe dhe serbe.

Koordinatorja e projektit e IOM-it Svetlana Rakiç tha se për projektin e fjalorit janë rekrutuar ekspertë nga Kosova dhe Serbia.

“Ne kemi identifikuar pengesën që përbëjnë gjuhët, kështu që kemi filluar ndërtimin e një platforme online, Vocup, me mbështetjen e ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK,” tha Rakiç.

Gazetarja nga Prishtina Una Hajdari tha se në dekadat e fundit, shqiptarët dhe serbët e vendit nuk po mësojnë gjuhët e njëri-tjetrit.

“Ndryshe nga kolegët e mi, unë flas dhe raportoj në dy gjuhë, në shqip dhe serbisht. Ka gjithashtu mangësi në përkthimet e të dy gjuhëve përkatëse për faktin se që nga përfundimi i luftës  së viteve 1998-1999, nuk ka pasur asnjë iniciativë, as nga pala serbe dhe as nga ajo shqiptare, që të mësonin gjuhën e tjetrit,” tha Hajdari.

Ajo shtoi se fjalori i fundit dygjuhësh shqip-serbosht në Kosovë u botua në vitin 1985.

Slavisa Mladenoviç, Komisioneri i Gjuhëve të Kosovës, është i bindur se fjalori do të ndihmojë në lehtësimin e bashkëjetesës midis shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.

“Ne presim që kjo do të përmirësojë marrëdhëniet midis dy komuniteteve. Për herë të parë pas 30 vjetësh, ekspertë nga Prishtina dhe Beogradi u ulën në një tavolinë për të punuar për këtë projekt,” tha Mladenoviç.

“Kjo do ta lehtësojë shumë punën në administratën publike dhe do të përfaqësojë një aspekt të rëndësishëm në pajtimin e dy komuniteteve,” shtoi ai.

Etiketa: BIRNIOMKomisioneriKosovaKosovëLokaleMitrovicaOKBpaktPrishtinaPunërakiSerbiaserbishtSHshqipshqiptareshtatorUNMIK
Tjetri
Kreu i UNMIK kritikon Kosovën për arrestimet e stafit të tij

Kreu i UNMIK kritikon Kosovën për arrestimet e stafit të tij

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.