AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Merkel risiguron Maqedoninë e Veriut për fillimin e bisedimeve për në BE

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë takimit në Berlin. Foto: Facebook/Zoran Zaev.

Sipas autoriteteve në Shkup, kancelarja gjermane Angela Merkel i ka thënë kryeministrit Zaev se Bundestagu gjerman do të miratojë fillimin e bisedimeve të pranimit të Maqedonisë së Veriut në shtator.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë takimit në Berlin. Foto: Facebook/Zoran Zaev.

Pas një takimi 40 minutësh me kancelaren gjermane Angela Merkel, Maqedonia e Veriut shprehu optimizëm për caktimin e një date për fillimin e bisedimeve për pranimin në BE, duke thënë se Merkel kishte njoftuar kryeministrin Zorav Zaev se Bundestagu do të miratojë një vendim që mbështet një datë fillimi për bisedimet në shtator.

“Kancelarja theksoi se Maqedonia e Veriut i ka përmbushur pritshmëritë e saj dhe se Berlini ka një këndvështrim shumë pozitiv,” tha qeveria e Maqedonisë së Veriut pas takimit.

Zaev, kreu i një qeverie koalicioni të drejtuar nga social demokratët, ka thënë se vendi i tij “ka besim të plotë te kancelarja Merkel dhe mbështet politikën e saj mbi procesin e zgjerimit të BE-së, si dhe politikën e saj ndaj Ballkanit Perëndimor”.

“Ka një bindje të fortë se ne do t’i nisim këtë vit bisedimet e pranimit në BE,” tha qeveria në Shkup.

Megjithatë, deklarata e shkurtër për shtyp nga qeveria gjermane nuk ofroi ndonjë angazhim konkret. Ajo theksoi vetëm se të dyja palët u përqendruan në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe në “çështjet e politikës së jashtme dhe europiane”, duke përsëritur lavdërimin e Berlinit për marrëveshjen historike të vitit të kaluar midis Athinës dhe Shkupit në lidhje me emrin e këtij të fundit.

Vizita e Zaevit në Berlin vjen pasi Bundestagu javën e kaluar nuk arriti të merrte ndonjë vendim për të mbështetur një datë fillimi për bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut apo Shqipërinë, duke rrudhur aspiratat e të dy vendeve.

Kjo do të thotë se një debat në lidhje me datën kur do të hapen bisedimet e pranimit me të dy vendet nuk mund të jetë në axhendën e Këshillit Europian më vonë këtë muaj. Çështja tani do të shtyhet më e pakta deri në vjeshtë.

Zaev ka investuar shumë nga kapitali i tij politik në dy vitet e fundit në pushtet për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së gjatë me Greqinë, duke mbikëqyrur ndryshimin e emrit të vendit në Maqedonia e Veriut.

Marrëveshja greke zhbllokoi perspektivat e gjata Euro-Atlantike të vendit. Për momentin, megjithatë, progresi mbetet ende shumë u ngadalshëm.

Para takimit me Merkelin, Zaev kujtoi se Maqedonia e Veriut ka qenë një vend kandidat për në BE për 15 vjet dhe përsëriti se pa një datë fillimi për bisedimet e pranimit në BE këtë vit, qeveria e tij pro-europiane rrezikon të humbasë mbështetjen para rivalëve të saj nacionalistë.

Nenad Markoviç, një analist politik dhe profesor universiteti në Shkup, tha për BIRN se pa një datë bisedimesh me BE-në këtë vit, “forcat pro-europiane do të mbeten pa argumente në mbrojtjen e tyre drejt rrugës për në BE”, gjë e cila mund të çojë në një rritje të ndjeshme në euro-skepticizëm dhe populizëm.

Hezitimi i Gjermanisë nuk është i vetmi shqetësim për qeverinë në Shkup dhe atë në Tiranë, teksa kërkojnë të sigurojnë një datë për fillimin e bisedimeve. Franca dhe Holanda mbeten skeptike ndaj zgjerimit të BE-së në përgjithësi.

Të mërkurën në mbrëmje parlamenti holandez miratoi një rezolutë që praktikisht bllokon fillimin e bisedimeve të pranimit të Shqipërisë në BE këtë vit, duke përmendur mungesën e progresit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Lidhur me Maqedoninë e Veriut, deputetët në Holandë e lanë derën hapur, pasi rezoluta nuk i referohej asaj.

Qeveria në Shkup ka insistuar që dy vendet fqinje nuk duhet të futen në të njëjtin thes kur bëhet fjalë për matjen e arritjeve dhe meritave të tyre.

Etiketa: Angela MerkelBEbesimBIRNdeputetEuroFacebookFrancaKancelarja MerkelKapitaliMaqedoniaMaqedonia e VeriutMarrëveshjaMerkelParaQeveriaRezolutaSHShkupshqipshtatorVendimvizitaZoran Zaev
Tjetri
Basha dënohet me 50 mijë lekë gjobë për shpifje kundër Taulant Ballës

Lobimi në SHBA, prokuroria ngre akuzë ndaj Lulzim Bashës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.