AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Afrimi i zgjedhjeve e zhvendos konfliktin politik në dyert e KZAZ-ve

Anila DushiJerola ZiajDhorjela ÇulengaAnila Dushi,Jerola Ziajdhe3 të tjerë
7 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kuti votimi në KQZ. Foto Ilustruese/ Ivana Dervishi

Militantë të opozitës sulmuan KZAZ-në në Tropojë, ndërsa prej dy ditësh policët bashkiakë dhe ata të rendit përplasen në dyert e një KZAZ-je në Shkodër. Bashkitë e drejtuara nga opozita po përdorin dekretin e Presidentit për të kërkuar ndalimin e procesit dhe lirimin e mjediseve të dhëna për KQZ-në, ndërsa policia ka marrë në ruajtje godinat.

Kuti votimi në KQZ. Foto Ilustruese/ Ivana Dervishi

Një grup militantësh të opozitës thyen me forcë zyrën e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në qytetin e Tropojës dhe hodhën në rrugë materialet zgjedhore. Policia e pranishme nuk mundi të ndalonte thyerjen e KZAZ-së, por njoftoi se ishte bërë shoqërimi i disa personave të akuzuar si përgjegjës.

Ndërkohë pranë një prej KZAZ-ve të Shkodrës pati përplasje mes Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake rreth kontrollit të godinës.

Situata fërkimi ka pasur në Lezhë dhe qytete të tjera, ku policia ka marrë në ruajtje KZAZ-të. Ndërsa kryebashkiaku i Selenicës i tha BIRN se ishte i shqetësuar nga rreziku për konflikt në qytezë. “Ky është komunitet i vogël, do zbatojmë dekretin e Presidentit, por nuk dëshiroj të krijoj tension apo të vë në kushte konflikti vartësit e mi”, tha Përparim Shameti, i zgjedhur nga PD në vitin 2015.

Ndërkohë në Pogradec, bashkia ka vendosur të mos përplaset me KZAZ-në për mjedisin që është zënë nga këta të fundit, por po ashtu nuk do i vërë në dispozicion vend për numërimin e votave.

Nga Vlora Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se do të vendoseshin para ligjit ata që pengonin zgjedhjet dhe KQZ doli me një deklaratë që dënonte cënimin e KZAZ-ve dhe u kërkonte bashkive të mos pengonin zgjedhjet.

Thuajse të gjitha bashkitë e kontrolluara nga PD dhe LSI njoftuan para disa ditësh se do të zbatonin dekretin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve dhe lëshuan kërkesa për KZAZ-të që të lironin zyrat dhe sallat në pronësi të bashkive.

Përmes një deklarate jo fort të qartë të zëdhënësit Tedi Blushi, Meta inkurajoi atë që e quajti zbatim të ligjit, ndërsa paralajmëroi se mbante shënim “forcat e errëta, vendase dhe të huaja, që kërkonin destabilitet”.

“Presidenti Meta vlerëson të gjitha institucionet që zbatojnë ligjin dhe i inkurajon që ta bëjnë këtë me përgjegjshmëri maksimale dhe transparencë të plotë”, thuhet në deklaratë.

Përplasja në dyert e KZAZ-ve vjen si përshkallëzim i situatës një ditë para protestës së radhës së njoftuar nga PD dhe LSI, të cilat pasi dorëzuan mandatet e deputetëve, vendosën edhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale. Qeveria nga ana e saj këmbëngul të zhvillojë zgjedhje më 30 qershor edhe pse më shumë se në gjysmën e bashkive ka vetëm një kandidat.

Përplasja në Tropojë

Një numër prej rreth 100 personash, kryesisht banorë të qytetit të Bajram Currit, por edhe të ardhur nga Kukësi, Hasi dhe Tirana kanë sulmuar të martën paradite zyrat e KZAZ nr.9 në muzeun e qytetit të Bajram Currit.

Pasi kanë thyer dy dyer, personat kanë hequr që aty materialet zgjedhore, pasi janë përplasur edhe me policinë. Personat që sulmuan KZAZ-në, përfshirë drejtues lokalë të Partisë Demokratike,  thanë se ky veprim erdhi pasi KZAZ refuzoi të dorëzonte mjediset në orën 10:00 të mëngjesit dhe të zbatonte dekretin e Presidentit Meta për mos mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor.

Gjithashtu bëhet e ditur se pas kësaj ngjarje policia vendore, por edhe forcat speciale të ardhura nga Shkodra  kanë shoqëruar një numër personash pjesëmarrës në sulmin ndaj KZAZ-së nr.9 të Tropojës.

Banorë të qytetit i thanë BIRN se bëhej fjalë për katër të ndaluar. Ndërkohë që drejtori i policisë së qarkut Kukës tha se ende ishin duke kryer procedurat.

“Në bashkëpunim me prokurorinë e Tropojës po kryejmë veprimet procedurale që ende nuk kanë përfunduar, kështu që nuk mund të bëhet fjalë për momentin për të arrestuar”, tha për BIRN, Zef Laska.

Rreth kësaj  ngjarje ka reaguar edhe pjesëtari i stafit të kandidatit socialist për bashkinë e Tropojës Guxim Alimani.

“Pjesëmarrësit në sulmin ndaj KZAZ-së janë njerëz pa ideale dhe principe demokratike. Shumë prej tyre janë me precedentë penalë, kishte prej tyre pijanecë dhe punonjës të bashkisë. Jemi malësorë. Nuk duhet të ndodhin këto akte. Këto nuk kanë ndodhur as në 97-ën”, tha Alimani.

Ndërkohë që nënkryetari i KZAZ nr.9, Kujtim Rexha i tha BIRN se ndodhej në zyrën e prokurorit të Tropojës dhe se e kishte të pamundur të komentonte. BIRN nuk mundi të merrte koment as nga kryebashkiaku i Tropojës Besnik Dushaj.

Përplasjet në Shkodër dhe Lezhë

Ashtu si një ditë më parë, militantët e Partisë Demokratike nuk lejuan hapjen e derës së KZAZ nr. 2 në Shkodër. Në momentin që anëtarët KZAZ kanë shkuar te Pallati i Sportit, militantët e opozitës të mbështetur nga policia bashkiake e Shkodrës i kanë bllokuar.

Ne këtë moment ka ndërhyrë policia e rendit për t’u ardhur në ndihmë anëtarëve të KZAZ-së, ndërsa nuk kanë munguar debatet, tensionet dhe shtyrjet mes efektivëve të dy policive- asaj bashkiake dhe policisë së rendit. Policia e Rendit ka marrë në mbrojtje ambientin , njësoj si dhe në KZAZ –të e tjera.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër ,Voltana Ademi në një konferencë për shtyp akuzoi policinë se ishte “jashtë shinave të ligjit, duke i shërbyer qëllimit kriminal të Edi Ramës për të uzurpuar me forcë atë që nuk e fiton dot me votë”.

Kryebashkiakja tha se do të kërkonte zbatimin e dekretit të Presidentit dhe vuri në dukje se do të kërkonte mbylljen e aktivitetit edhe në KZAZ të tjera të Shkodrës dhe se do të udhëhiqte vetë qytetarët për të ndaluar një proces zgjedhor që ajo e quan farsë.

Ndërkohë policia e Shkodrës tha se do të vijonte mbështetjen e anëtarëve të KZAZ-së dhe ruante mjediset e tyre. Nga PS në Shkodër nuk ka pasur reagim, veç thirrjeve për policinë që të zbatojë ligjin.

E ngjashme paraqitet situata në Lezhë. Policia ka marrë në ruajtje KZAZ, por bashkia ka paralajmëruar përmes një shkrese se do të bëjë lirimin e saj. Kryetari i KZAZ 12, Ermal Pacaj tha se ata do të vijonin punën normalisht dhe se ishin duke zbatuar ligjin.

Konflikti pezull

Kryebashkiakë në detyrë, por që për shkak të bojkotit të zgjedhjeve nga opozita rrezikojnë të humbasin postet, kanë lëshuar urdhëra për KZAZ-të në zonat e tyre. Disa prej bashkive kanë vendosur ultimatume, duke pretenduar lirim të mjediseve deri ditën e mërkurë apo të enjten.

Në Pogradec BIRN mësoi se bashkia ndërsa ka kërkuar lirimin e një mjedisi të zënë nga KZAZ, është e vendosur të mos i japë kësaj të fundit hapësirë për numërimin e votave. Ndërkohë policia në Korçë ashtu si në zona të tjera ka marrë në ruajtje zyrat e KZAZ-ve.

Ndërkohë në Selenicë kryebashkiaku Përparim Shametaj i tha BIRN se kishte kërkuar lirimin e KZAZ dhe se do të dërgonte të mërkurën një kërkesë të dytë. Shametaj megjithatë u tregua i matur.

“Jam prej 16 vitesh drejtues në komunë e bashki në këtë zonë, është situata më e vështire me të cilën përballem”, tha ai për BIRN. Shametaj tha se nuk donte të kishte përplasje mes punonjësve të bashkisë dhe atyre të policisë apo KZAZ.

Drejtori i Policisë së Vlorës Artion Duka i tha BIRN se policia do të zbatonte urdhërat e KQZ dhe se nuk do të lejonte pengimin e punës në KZAZ.

Përplasja mes palëve motivohet kryesisht nga një vendim i debatueshëm i Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili anulloi datën e zgjedhjeve. Dekreti i dytë i Metës nuk cakton datë të re. Shumica qeverisëse e kundërshtoi dekretin dhe parlamenti votoi një rezolutë e cila e shpallte atë “nul”, ndërsa nisi zyrtarisht procedurat për shkarkimin e Metës.

Megjithatë edhe pse iu referua një vendimi të vitit 2017 të një Kolegji të Gjykatës Kushtetuese që shprehej se dekretet ishin akte administrative dhe kundërshtoheshin në Gjykatë Administrative apo Kolegj Zgjedhor, shumica nuk ka ndërmarrë ndonjë hap të tillë.

 

Etiketa: ademiAdministrativeBajramBashkiaBesnik DushajBIRNDekretideputetGjykatësGjykatës KushtetueseIlir MetaKolegjikomunitetkonfliktKQZkushtetueseLSImandatetmbrojtjeMjedisiOpozitaParaPDPoliciapolicia bashkiakePSQeveriaSelenicëSHShkodërTedi BlushiTiranaVendimVendimiVloraVlorëVoltana AdemiVotimizgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Prokurorja Manjola Kajana, kandidate për SPAK, përballet me vetingun

Prokurorja Manjola Kajana, kandidate për SPAK, përballet me vetingun

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.