AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahija lihet në “arrest shtëpie”

Anila DushingaAnila Dushi
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mbështetës të Partisë Demokratike protestuan përballë kordonit policor në Gjykatën e Shkodrës, duke kërkuar lirimin e ish-deputetit Spahija dhe protestuesve të tjerë. Foto: Anila Dushi.

Seanca gjyqësore ndaj ish-deputetit demokrat Bardh Spahija dhe 5 të akuzuarve të tjerë u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe nën thirrjet e mbështetësve të PD-së, që kërkonin lirimin e tyre nga qelitë.

Mbështetës të Partisë Demokratike protestuan përballë kordonit policor në Gjykatën e Shkodrës, duke kërkuar lirimin e ish-deputetit Spahija dhe protestuesve të tjerë. Foto: Anila Dushi.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahija dhe 5 personat e tjerë të ndaluar për sulmin ndaj KZAZ-së nr.3 u dërguan përpara Gjykatës së Shkodrës të shtunën nën masa të rrepta sigurie. Godina e gjykatës ishte rrethuar nga mbështetës dhe ish-deputetë të Partisë Demokratike, të cilët kërkonin lirimin e të arrestuarve, ndërsa një kordon policie me skafandra dhe maska kundragaz u rreshtua para derës së gjykatës.

Seanca gjyqësore e masës së sigurisë u zhvillua pa praninë e medias, familjarëve dhe protestuesve. Trupi gjykues drejtohet nga gjyqtari Tonin Sterkaj.

Ndaj ish-deputetit demokrat, Bardh Spahija prokuroria ka ngritur 6 akuza, që lidhen me kundërshtimin e forcave të policisë dhe shkatërrimin e pronës me zjarr dhe dëmtim të materialeve zgjedhore. Vetë Spahija e cilësoi arrestimin e tij si “prapaskenë politike”.

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahija përpara Gjykatës së Shkodrës.

“Protestuesit kanë vepruar, sepse nuk mund të lejojnë që të uzurpojnë një objekt publik në Bashkinë e Shkodrës nga ana e policisë dhe njerëzve të paautorizuar.  Morëm informacion se kishte tension, u drejtuam atje për të qetësuar situatën. Arrestimi im ka prapaskenë politike,” mësohet të ketë thënë Spahija para gjykatës.

Gjyqtari Tonin Sterkaj vendosi ta lërë Spahinë në masën e arrestit të shtëpisë.

Gjykata e Shkodrës vendosi gjithashtu masën e arrestit me burg për 30 ditë për punonjësit e policisë bashkiake, Alfred Nikolli dhe Gentjan Bytyçi. Arrest shtëpie u vendos edhe për Adi Garucin dhe Aleks Ndojin, ndërsa 16-vjeçari Orlando Thepi u lirua me masën e detyrimit për paraqitje pranë oficerëve të policisë gjyqësore.

Ish-deputeti Bardh Spahija dhe 5 protestues të tjerë akuzohen për konfliktin e ndodhur në KZAZ-në nr.3 në shkollën “Shejnaze Juka” në Shkodër më 19 qershor. Ndërsa punonjësit e policisë bashkiake dhe ata të policisë së rendit u përplasën për zhvendosjen e KZAZ-së, të arrestuarit akuzohen se i vendosën zjarrin njërës prej klasave ku ndodheshin materialet zgjedhore.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi denoncoi zhvillimin e seancës për masat e sigurisë pa praninë e medias dhe të familjarëve të shtunën në Shkodër.

“Jemi në kuadrin e një burgosjeje politike. Në emër të institucionit që drejtoj kam kërkuar të jem e pranishme,” tha Ademi, duke ngritur dyshime se akuzat dhe fletë-arrestet nuk janë inicuar nga policia e Shkodrës apo oficerët e policisë gjyqësore në Shkodër.

Etiketa: ademiAkuzaAnila DushiArrestarrest shtëpiearrestimiBardh SpahijaBurgBytyçideputetGjykataGjykata e ShkodrësGjykatëGjykatësGjyqKZAZMASMasaMaskaParaPartisë DemokratikePDPiSPoliciaProkuroriaprotestuesSeancaShkodërVoltana AdemiZjarr
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Voltana Ademi –kryetare e Bashkisë Shkodër

Skeda e pasurisë së deklaruar –Voltana Ademi –kryetare e Bashkisë Shkodër

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.