AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Kisha orthodokse kritikon përdorimin e kishave për fushatë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi duke folur para mbështetësve të vet në kishën e Shën Nikollës në Lekël. Foto: Tërmet Peçi në Facebook

Në dy deklarata të ashpra, Kisha Orthodokse e Shqipërisë kritikoi përdorimin e kishave nga dy kandidatë socialistë për fushatën elektorale, duke e quajtur një sjellje të tillë “të papranueshme”.

Kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi duke folur para mbështetësve të vet në kishën e Shën Nikollës në Lekël. Foto: Tërmet Peçi në Facebook

Kisha Orthodokse shqiptare kërkoi nga “politikanët” të mos përdorin mjedise kishtare për aktivitete politike pas dy rasteve në të cilat, kandidatë socialistë për kryebashkiakë folën për mbështetësit e tyre nga brenda kishave.

“Përdorimi i ambienteve të brendshme të kishave të shenjta për aktivitetet politike në fushatat zgjedhore përbën një fyerje të ndjenjave fetare komunitare dhe institucionale,” shkruhet në njoftimin e kryepeshkopatës të publikuar të hënën. [Link]

Të dielën, në një deklaratë të veçantë, Mitropolia e Shenjtë e Apollonisë dhe e Fierit kritikoi një intervistë të kryer nga televizioni personal i kryeministrit Edi Rama me kandidaten socialiste për kryebashkiake në Roskovec, intervistë e kryer gjithashtu në mjediset e një kishe.

“Përdorimi i tyre për motive të tilla përbën së pari një Sakrilegj ndaj vendeve të Shenjta dhe fyerje të ndjenjave të besimtarëve, pasi ato janë vend lutje dhe adhurimi,” thuhet në njoftim. [Link]

Kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi, i cili po garon për mandatin e tretë për Partinë Socialiste në zgjedhjet që janë bojkotuar nga opozita kryesore, u shfaq duke folur para mbështetësve të tij nga altari i një kishe mesjetare në fshatin Lekël ndërsa Majlinda Bufi, kryebashkiake e Roskovecit, dha një “intervistë” për ERTV, televizionin personal në internet të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Mitropolisë, në të dyja rastet nuk kishte leje të dhënë nga kisha.

“Përdorimi i tyre për motive të tilla përbën së pari një Sakrilegj ndaj vendeve të Shenjta dhe fyerje të ndjenjave të besimtarëve, pasi ato janë vend lutje dhe adhurimi,” thuhet në deklaratë, e cila i konsideron ngjarjet gjithashtu si një shkelje të marrëveshjes së vitit 2009 mes shtetit shqiptar dhe kishës orthodokse.

Pas deklaratave, Bufi, kryebashkiakja e Roskovecit deklaroi se kisha ku ajo dha intervistën është “monument kulture’ dhe si e tillë, i përket Ministrisë së Kulturës.

Marrëdhëniet mes kryeministrit aktual Edi Rama dhe Kishës Orthodokse kanë qenë të tensionuara që nga viti 2015, kur inspektorati ndërtimor shembi një kishë në fshatin Dhërmi si “ndërtesë ilegale”, duke shkaktuar zemërimin e besimtarëve si dhe të shtetit grek.

Majlinda Bufi duke u intervistuar nga ERTV. Foto: Printscreen nga ERTV
Etiketa: besimtarëDhërmiEdi RamaERTVFacebookKisha orthodokseKishëKryebashkiakKultureMajlinda BufiMonument KultureOpozitaParaRamaRoskovecSHshqipshqiptaretërmetZgjedhjet
Tjetri
Pasuria e pajustifikuar dhe figura rrezikojnë karrierën e prokurorit Eugen Beçi

Pasuria e pajustifikuar dhe figura rrezikojnë karrierën e prokurorit Eugen Beçi

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.