AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar –Erion Veliaj –kryetar i Bashkisë Tiranë

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj gjatë fushatës së fundit zgjedhore. Foto: Facebook/erion.veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaron pasuri familjare prej 46.9 milionë lekësh, ku përfshihet një apartament i rivlerësuar me më shumë se dyfishin e çmimit të blerjes si dhe një apartament në emër të bashkëshortes, për të cilin mungojnë të dhënat mbi burimin e krijimit.Erion Veliaj u zgjodh kryetar i Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet lokale të vitit 2015, si kandidat i Partisë Socialiste dhe i koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane. Veliaj fitoi bashkinë e Tiranës me 53.58% të votave.

Erion Veliaj është diplomuar për Shkenca Politike në Grand Valley State University në Michigan të Shteteve të Bashkuara, ndërsa studimet master i ka kryer në Universitetin e Sussex në Mbretërinë e Bashkuar.

Në vitin 2003, Veliaj themeloi lëvizjen MJAFT! dhe e drejtoi atë deri në nëntor 2007. Në vitin 2009, Veliaj themeloi lëvizjen G99 dhe kandidoi në zgjedhjet parlamentare të po atij viti, por nuk arriti të futej në Parlament. Ai iu bashkua Partisë Socialiste në vitin 2011, ku u zgjodh Sekretar për Rininë dhe Emigracionin.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, Erion Veliaj u zgjodh deputet i qarkut të Gjirokastrës. Në shtator 2013, ai u emërua ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, detyrë të cilën e kreu deri në prag të zgjedhjeve lokale 2015, kur kandidoi për Bashkinë e Tiranës. [Lexo CV e plotë]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve aktualë të bashkive të vendit në fund të mandatit të tyre 4-vjeçar.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës nga viti 2013 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për vitet 2013-2017.

Kryebashkiaku Erion Veliaj zotëronte pasuri me vlerë 18.3 milionë lekë në vitin 2013; kur deklaroi për herë të parë interesat e tij private pranë ILDKPKI. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e Veliajt është 46.9 milionë lekë, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 5.7 milionë lekësh.

Pasuritë e paluajtshme përbëjnë zërin kryesor të aseteve familjare me vlerë 25.2 milionë lekë. Aty përfshihet një apartament i deklaruar nga Veliaj në vitin 2013 dhe një apartament 171.2 m2 me verandë 19.4 m2 në pronësinë e bashkëshortes Ajola Xoxa. Veliaj deklaron gjithashtu familjarisht 20.2 milionë lekë likujditete bankare dhe automjete me vlerë 1.5 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 24.7 milionë lekë. Të ardhurat nga paga të siguruara nga Z.Veliaj zënë 26%, ndërsa të ardhurat nga paga e bashkëshortes si konsulente ligjore janë në masën 60%. Ndërkohë, nga aktiviteti privat i bashkëshortes (person fizik) janë siguruar rreth 13% e totalit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 5 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

Megjithatë, nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë u identifikuan “flamuj të kuq”, që lidhen kryesisht me pasuritë e patundshme në pronësinë e Veliajt dhe të bashkëshortes së tij.

Në deklaratën e tij të parë në vitin 2013, Veliaj deklaron blerjen e një apartamenti në Tiranë me vlerë 5.1 milionë lekë dhe me burim shitjen e apartamentit të prindit dhe kursimet nga paga. Gati tre javë pas blerjes, apartamenti rivlerësohet në vlerën e 12.8 milionë lekëve ose 7.6 milionë lekë më shumë se çmimi i blerjes.

Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar lidhet me një kontratë sipërmarrjeje për ndërtimin e një apartamenti me sipërfaqe 171 m2 dhe verandë 19 m2 me vlerë 88 641 euro, ku Ajola Xoxa zotëronte si pjesë takuese 33%. Akti i shitjes finalizohet në vitin 2016 dhe Xoxa bëhet pronare me 100%, ndërkohë që në deklaratat e pasurisë mungojnë të dhënat për burimin e kësaj prone dhe mënyrën se si ajo është paguar.

Gjithashtu në vitin 2016, kryebashkiaku deklaron marrjen e një kredie prej 6.1 milionë lekësh, pa deklaruar të dhëna mbi qëllimin apo destinacionin e saj.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016  

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBIRNdeputetErion VeliajEuroflamuj të kuqflamur i kuqILDKPKIKontrollikryetarLokaleMASmasterMjaftParaparlamentPartisë Socialistepasuriaraportreporterreporter.alSHShkencashqipshtatorSkedaTiranëZgjedhjet
Tjetri
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës mohon të ketë pasur rol në djegien e KZAZ në Bushat

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës mohon të ketë pasur rol në djegien e KZAZ në Bushat

Veliaj kërkon në Kushtetuese rrëzimin e vendimit për shkarkimin e tij

Rrëzohet kërkesa e Veliajt për të qëndruar jashtë kafazit të xhamtë

17:57 | 16/06/2026
marta kos

Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim nga organizatat mjedisore

16:42 | 16/06/2026
710537798 1387786336707150 2485825779914567109 n (1)

77 organizata mjedisore hedhin poshtë pretendimet e Ramës për Zvërnecin

16:05 | 16/06/2026
SPAK

Goditet një tjetër “perandori” e trafikut të kokainës në Tiranë

15:39 | 16/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Kokainë dhe klandestinë, SPAK kërkon gjykimin e 10 personave

13:27 | 16/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Kriza politike e Kosovës nuk zgjidhet me zgjedhje të reja

11:17 | 16/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.