AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës mohon të ketë pasur rol në djegien e KZAZ në Bushat

Vladimir KarajGjergj ErebarangaVladimir KarajdheGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zef Hila duke folur para mbështetësve të tij më 22 qershor. Foto: Facebook

Ministri i Brendshëm propozoi shkarkimin e kryebashkiakut Zef Hila për dhunën e së enjtes në Bushat, por ky i fundit thotë se nuk ka qenë në vendngjarje dhe kërkon që dhunuesit të “dënohen nga gjykata”.

Zef Hila duke folur para mbështetësve të tij më 22 qershor. Foto: Facebook

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi të premten se do të kërkojë shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës Zef Hila duke e akuzuar atë si përgjegjës për incidentin e dhunshëm të së enjtes, kur u sulmua dhe u dogjën materjalet zgjedhore në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve në fshatin Bushat.

“Për arsye të një serie shkeljesh të rënda të detyrës dhe të ligjit, të cilat kulmuan mbrëmë me sulmin ndaj KZAZ nr. 6, të realizuar nga punonjës të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kryetari i saj do të shkarkohet sot nga detyra me propozim të Ministrit të Brendshëm”, deklaroi Lleshaj.

Hila, i cili ka qeverisur ish-komunën Bushat që nga viti 1996 dhe bashkinë Vau i Dejës që nga viti 2015, e deklaroi veten të pafajshëm ndaj akuzave dhe mohoi të kishte lidhje me incidentin.

“Unë distancohem nga çdo akt dhune,” i tha Hila BIRN në një bisedë telefonike. “Ministri i Brendshëm është i keqinformuar. Unë nuk kam qenë i pranishëm në protestë. Personat që organizuan dhunën të përgjigjen para drejtësisë, nuk kam informacion se kush e ka bërë dhunën. Jam në dijeni që janë arrestuar të afërm të mi, por duhet të pritet drejtësia për shkaktarët e dhunës,” shtoi ai.

Ligjërisht qeveria ka të drejtë të shkarkojë një organ të qeverisjes vendore “për shkelje të ligjeve apo të kushtetutës”, por në mungesë të një gjykate kushtetuese funksionale, procedura mund të mos jetë e realizueshme. Sipas nenit 115 të kushtetutës, “organi i zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë qeverisëse vendore mund të shpërndahet ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve”, por “organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet.”

Gjykata Kushtetuese aktualisht është jashtë funksioni dhe për rrjedhojë, nisma e qeverisë për të shkarkuar një kryebashkiak mund të mbetet pezull i kësaj situate.

Etiketa: BIRNDhunëDrejtësiaFacebookGjykataGjykata KushtetueseGjykatëKëshillit të MinistraveKryebashkiakkushtetueseKZAZLigjnismaParaQeveriaSander LleshajVendimiZef HilaZgjedhje 2019
Tjetri
Organizatat ndërkombëtare ngrenë këmbana alarmi për lirinë e medias në Shqipëri

Organizatat ndërkombëtare të medias dënojnë padinë e Ramës ndaj gazetarit të Bild

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.