AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Organizatat ndërkombëtare të medias dënojnë padinë e Ramës ndaj gazetarit të Bild

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Attila Mong, Flutura Kusari dhe Sarah Clarke, gjatë një konference për shtyp për lirinë e medias në Shqipëri, Tiranë 21.06.2019 | Foto : Besar Likmeta

Qendra Europiane për Lirinë e Medias dhe të Shtypit (ECPMF) dhe Reporterët pa Kufij dënuan deklaratat e kryeministrit Edi Rama se do ngrinte padi ndaj gazetarit të Bild Peter Tiede. Drejtori i Reporterë Pa Kufij tha se Rama “kishte një mënyrë të çuditshme të të kuptuarit të demokracisë”.

Attla Mong, Flutura Kusari dhe Sarah Clarke, gjatë një konference për shtyp për lirinë e medias në Shqipëri, Tiranë 21.06.2019 | Foto : Besar Likmeta

Qendra Europiane për Lirinë e Medias dhe të Shtypit (ECPMF) dhe Reporterët pa Kufij dënuan të premten sjelljen e kryeministrit shqiptar Edi Rama i cili ka kërcënuar me padi, redaktorin e politikës së gazetës “Bild” Peter Tiede.

Në një deklaratë të përbashkët organizatat vunë në dukje se padia e Ramës binte ndesh me vlerat e Bashkimit Europian në të cilin Shqipëria kërkon të bëhet anëtare.

“Kryeministri i Shqipërisë e kupton në mënyrë të çuditshme demokracinë dhe të drejtat e njeriut “, tha drejtori i Reporter Pa Kufij Christian Mihr.

Rama kërcënoi me padi në Gjermani gazetarin e “Bild” Peter Tiede, pasi gazeta publikoi në 5 qershor dhe në vijim një sërë artikujsh në faqen online të cilat fajësojnë Ramën se në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 dhe ato pjesshme lokale në Dibër në vitin 2016 ka blerë vota me paratë e mafias.

“Bild” publikoi një seri përgjimesh të Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga dosjet e njohura si “339” dhe “184”, në të cilat zyrtarë të Partisë Socialiste, përfshi deputetë, ish-ministra dhe kryebashkiakë komunikojnë me persona të arrestuar dhe akuzuar për trafik narkotikësh në lidhje me zgjedhjet. Në përgjime përmenden pagesa për votë, presion ndaj nëpunësve publikë dhe frikësim i votuesve të opozitës.

Prej muajsh opozita e cila ka braktisur parlamentin duke djegur mandatet dhe ka bojkotuar zgjedhjet lokale, akuzon Ramën se ka përdorur krimin e organizuar për të blerë vota. Refuzimi i opozitës për tu përfshirë në zgjedhjet e 30 qershorit duke përdorur si argument edhe përgjimet e ka vendosur vendin në një situatë konfliktuale, dhjetra persona janë arrestuar me akuzën e protestës së dhunshme dhe sulmeve ndaj Komizioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve e djegies së materialeve zgjedhore.

Në një prej përgjimeve të publikuara nga Bild kryeministri Edi Rama flet me një person që identifikohet si Arben Keshi. Kryeministri Edi Rama deklaroi pas publikimit të përgjimeve se biseda mes tij dhe Arben Keshit kishte ndodhur, por duke pretenduar se në të nuk kishte asgjë jo ligjore. Në Twitter ai tha: “E konfirmoj këtë bisedë dhe do ta bëja prapë”.

Pas publikimit të kësaj bisede Rama tha se do të padiste gazetarin Tiede, ai tha se kishte pajtuar avokatin për çështje të medias Matthias Prinz. Rama shkroi në një mesazh në Twitter: “Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije”. Reporteri i “Bild” Tiede u përgjigj po aty me një pyetje: “Për çfarë do të më padisni, që kam botuar përgjime autentike?“

Organizatat për lirinë e medias shprehen se padia është cënim i lirisë së medias.  “Detyra e medias është ndër të tjera të kontrollojë të pushtetshmit. Kjo është ajo që ka bërë gazeta “Bild” dhe investigimi i saj është i bazuar mbi burime. Këto janë themelet e shtypit të lirë të cilat ne i kemi pranuar si vlera të përbashkëta të Bashkimit Europian. Një vend që do të bëhet pjesë e kësaj shoqërie, duhet të respektojë të njëjtat vlera”, shprehet drejtori i Reporterë Pa Kufij Mihr.

Ndërsa Flutura Kusari, këshilltare ligjore e Qendrës Europiane për Lirinë e Medias dhe Shtypit (ECPMF), tha se në vend që të padiste median Rama duhej të përmirësonte situatën e lirisë së saj në vend.

“Në vend që të bëjë padi ndaj gazetarëve, kryeministri Rama duhet të punojë për të përmirësuar lirinë e medias në vend dhe duhet të ndalojë së përshkruari gazetarët si “Kazanë”, komentoi Flutura Kusari, këshilltare ligjore e Qendrës Europiane për Lirinë e Medias dhe Shtypit (ECPMF).

Në deklaratë përmendet po ashtu një vizitë e fundit në Tiranë e një delagacioni nga shtatë organizata për median. Delegacioni në një raport paraprak vuri në dukje se situata e medias në vend ishte përkeqësuar.

‘Delegacioni gjeti se liria e medias në Shqipëri po përkeqësohet. Sulmet e fundit fizike ndaj gazetarëve nuk janë zbardhur. Zyrtarë të lartë publik rregullisht përdorin gjuhë fyese dhe nënvleftësuese ndaj gazetarëve kritikë. Administrata publike, duke përfshirë zyrën e kryeministrit dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës, nuk është transparente në ndërveprimet e saj me median dhe kufizon qasjen e gazetarëve kritikë. Legjislacioni i propozuar kohët e fundit për mediat, përfshirë një skemë rregullimi të drakoniane për mediat shqiptare dhe të huaja në internet, nuk është në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut,” nënvizoi në një raport paraprak delegacioni.

Misioni për lirinë e medias në Shqipëri, i cili zgjati nga data 18 deri në 21 maj, përbëhej nga Qendra Europiane për Lirinë e Medias dhe të Shtypit ( ECPMF), Artikulli 19, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), Federata Europiane e Gazetarëve (EFJ), Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI), Reporterët pa Kufij (RSF) dhe Organizata e Medias në Europën Juglindore (SEEMO).

 

 

Etiketa: 184deputetDrejtësiaECPMFEdi RamaEFJFlutura KusarigazetagazetarGjermaniIPIkonferenceKryeministri Edi RamaLiriaLiria e MediasLokalemandatetNarkotiknarkotikëOpozitapadiPartisë SocialistePunëRamaraportRefuzimireporterRSFSarah ClarkeSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareTiranëTrafikTwitterVotaZgjedhjet
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Fiqiri Ismaili –kryetar i Bashkisë Vorë

Skeda e pasurisë së deklaruar –Fiqiri Ismaili –kryetar i Bashkisë Vorë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.