AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar –Fiqiri Ismaili –kryetar i Bashkisë Vorë

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Bashkise se Vores, Fiqiri Ismaili.

Kryetari prej 4 mandatesh i bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili deklaron pasuri familjare me vlerë 94.1 milionë lekë; ndërkohë që në dy vite të deklarimit rezulton me diferenca negative.   Fiqiri Ismaili u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Vorës në vitin 2003 dhe e ushtron këtë detyrë për 4 mandate radhazi. Në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2015, Ismaili fitoi me 50.80% të votave si përfaqësues i Partisë Demokratike dhe i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet.

Fiqiri Ismaili është diplomuar për Agronomi në Universitetin Bujqësor të Kamzës dhe zotëron master shkencor. Në fillim të viteve ’90 ai themeloi kompaninë e produkteve bujqësore “Agro Blend” dhe punoi prej më shumë se një dekade si administrator i saj.

Zoti Ismaili u zgjodh kryetar i Bashkisë së Vorës në vitin 2003 dhe fitoi 4 mandate radhazi në administrimin e saj. Për shkak të bojkotit të opozitës, ai nuk merr pjesë në zgjedhjet e diskutueshme që pritet të zhvillohen të dielën. [Lexo CV e plotë]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve aktualë të bashkive të vendit në fund të mandatit të tyre 4-vjeçar.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga kryetari i Bashkisë së Vorës nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga kryetari i Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili për vitet 2004-2017.

Kryebashkiaku Fiqiri Ismaili deklaronte pasuri familjare me vlerë 36.1 milionë lekë në vitin 2004; kur deklaroi për herë të parë interesat e tij private pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e tij kap vlerën e 94.1 milionë lekëve, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 4.4 milionë lekësh.

Pasuritë e paluajtshme përbëjnë pjesën kryesore të pasurisë familjare me vlerë të llogaritur në 55.4 milionë lekë. Z.Ismailaj deklaron gjithashtu likujditete bankare prej 26.5 milionë lekësh si dhe automjete me vlerë 12.2 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 141.6 milionë lekë. Të ardhurat nga paga si kryebashkiak e Z.Ismaili zënë vetëm 7% të totalit, ndërsa të ardhurat nga paga e bashkëshortes si administratore e kompanisë “Agro Blend” dhe e familjarëve zënë 12%.

Të ardhurat e përfituara nga dividenti i kompanisë “Agro Blend” apo tërheqje dhe sponsorizime sërish nga kjo kompani zënë 28% të totalit. Kryebashkiaku i Vorës deklaron në masën 21% të ardhura nga aktiviteti ndërtimor, ndërsa bashkëshortja e tij të ardhura në masën 7% nga një biznes dytësor i shitjeve online.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, dy prej të cilave rezultojnë me diferenca negative.

Në vitet 2008 dhe 2011, Z.Ismaili deklaron tërheqje nga depozitat bankare në vlerë më të larta se shumat e deklaruara si të akumuluara nga vitet e mëparshme. Pjesa e pambuluar për këto tërheqje është 635 mijë lekë në vitin 2008 dhe 2.6 milionë lekë në vitin 2011-pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet e konsumit familjar.

Ndërkohë, nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”, të cilët lidhen me deklarimet e aseteve të kompanisë dhe kredive të marra në emër të saj apo sponsorizimet e përfituara nga kompania “Agro Blend” për shkollimin e djemve.

Më konkretisht në vitin 2004, kryebashkiaku i Vlorës deklaron pronësinë mbi një serë për prodhim fidanësh me vlerë 210 mijë USD si dhe fabrikë për prodhim plehrash kimikë me vlerë 180 mijë USD. Në të njëjtin vit ai deklaron gjithashtu kredi bankare prej 370 mijë dollarësh dhe 210 mijë dollarësh në emër të biznesit-të cilat nuk janë objekt i deklarimit të pasurisë por i bilancit të biznesit privat.

Megjithatë, Z.Ismaili nuk deklaron pjesën e kapitalit të tij dhe të bashkëshortes në kompaninë “Agro Blend”, që sipas Regjistrit Kombëtar të Bizneseve zotëron kapital me vlerë 570 milionë lekë.

Gjithashtu në vitet në vazhdim deklarohen transaksione të shumta në vlera të konsiderueshme mes llogarive personale dhe atyre të biznesit. Pjesë e këtyre transaksioneve janë sponsorizimet e kompanisë “Agro Blend” për shkollimin e fëmijëve jashtë Shqipërisë.

Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar lidhet me investimin e kryer në fushën e ndërtimit. Në vitin 2005, Z. Ismaili deklaron se ka dhënë një sipërfaqe vreshti me vlerë 900 mijë lekë për ndërtim apartamentesh. Nga ky transaksion ai ka përfituar 30.8 milionë lekë të ardhura brenda të njëjtit vit.

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016  

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Etiketa: AnalizëBIRNFiqiri Ismailiflamuj të kuqflamur i kuqILDKPKIKontrollikrediKryebashkiakkryetarLokaleMASmasterPartisë Demokratikepasuriaprodhimraportreporterreporter.alSHshqipSkedaVlorëVorëZgjedhjet
Tjetri
Zgjedhjet lokale “njollosen” nga akuzat për manipulim të listave të votuesve

Zgjedhjet njëngjyrëshe të 30 qershorit: 97 kandidatë për 61 bashki

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.