AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Shtohen telashet për Erdoganin pas humbjes në Stamboll

Hamdi Fırat BuyukngaHamdi Fırat Buyuk
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Flamuri turk. Foto ilustruese: Pixabay.

Humbja poshtëruese e zgjedhjeve në Stamboll nuk është sfida e vetme me të cilën përballet presidenti i Turqisë. Probleme të tjera përfshijnë një krizë ekonomike në rritje, mosmarrëveshje brenda partisë së tij, marrëdhënie të tensionuara me Perëndimin dhe madje edhe sanksione të mundshme nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Ekrem Imamoglu duke festuar fitoren e tij në Stamboll. Foto: Facebook/Ekrem Imamoglu

“Nëse humbim Stambollin, humbasim Turqinë.” Kështu tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në më shumë se një rast para zgjedhjeve të rimbajtura për kryebashkiak të qendrës politike dhe ekonomike të Turqisë.

Megjithatë, që nga humbja e zgjedhjeve të përsëritura në Stamboll, Erdogani dhe koalicioni i tij në pushtet kanë ndryshuar taktikë – duke këmbëngulur se ato ishin thjesht zgjedhje lokale dhe se nuk do të kenë efekt madhor kombëtar.

Çfarëdo që të thonë ata, kryebashkiaku i ri i Stambollit, Ekrem Imamoglu, shihet gjerësisht si figura e vetme politike në Turqi me një shans për të sfiduar regjimin autoritar 17-vjeçar të Erdoganit.

Raundi i parë i zgjedhjeve për kryebashkiak në Stamboll më 31 mars u anulua nga Këshilli i Lartë Zgjedhor, YSK, në një vendim polemik, pasi u cituan ankesa të partive në pushtet për parregullsi në zgjedhje.

Por raundi i dytë, i mbajtur më 23 qershor, ishte një fatkeqësi edhe më e madhe për Erdoganin. Këtë herë, kandidati i përbashkët i opozitës, Imamoglu, fitoi 800,000 vota më shumë sesa rivali i tij, ish-kryeministri Binali Yildirim.

Pas zgjedhjeve, presidenti Erdogan u nis për një udhëtim të gjatë jashtë në vende ku përfshiheshin Japonia, Kina dhe Bosnja dhe që prej kthimit te tij ka qenë jashtëzakonisht i heshtur.

Por shumica e ekspertëve bien dakord se humbja e tij dy herë në Stamboll ka dëmtuar kontrollin e tij mbi pushtetin dhe do ta bëjë jetën më të vështirë për të si në vend ashtu edhe në politikën e jashtme.

“Humbja në Stamboll, zhvillimet në ekonomi dhe politikën e jashtme, si dhe lëvizjet e disa anëtarëve të lartë të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim, AKP, për të formuar parti të reja do të formësojnë të ardhmen,” tha për BIRN Nezih Onur Kuru, shkencëtar politik nga Univesriteti Koc në Stamboll.

Po afrojnë sfida ekonomike dhe politike

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Foto: Pixabay.

Kuru tha se koalicioni qeverisës i Erdogan kishte pësuar një humbje në Stamboll kryesisht për shkak të krizës në rritje ekonomike dhe politikave mjaft polarizuese të presidentit.

“Gjatë vitit të fundit, inflacioni është rritur me 50 për qind dhe papunësia me 40 për qind. Njerëzit kanë humbur shpresën se Erdogani dhe partia e tij mund t’i bëjnë gjërat më mirë. Kjo është arsyeja pse opozita fitoi,” tha Kuru.

“Politikat e identitetit të koalicionit qeverisës dhe vendimi polemik i YSK gjithashtu i zemëruan njerëzit në Stamboll. Ndërkohë, opozita e përbashkët krijoi një strategji të bazuar në demokraci dhe drejtësi për ata që kanë vuajtur nga politikat e partisë në pushtet,” shtoi ai.

“Njerëzit me prejardhje të ndryshme, përfshirë popullsinë e madhe të Stambollit me njerëz me origjinë ballkanike, të gjithë e mbështetën Imamoglun, prandaj ai fitoi me një diferencë të lartë.”

Ekonomia turke është përballur me kohë të vështira në vitet e fundit. Sipas Bankës Qendrore, monedha kombëtare, lira, ka humbur më shumë se 60 për qind të vlerës së saj që nga janari 2018.

Të dhëna të zymta për papunësinë, inflacionin dhe deficitin dhe rritja e vazhdueshme e çmimeve për mallrat kryesorë dhe taksat e kanë bërë jetën e turqve të zakonshëm shumë më të vështirë.

Por sfidat ndaj Erdoganit nuk vijnë vetëm nga opozita dhe fytyra e saj popullore, Imamoglu, i cili tani shihet si rivali i tij i mundshëm në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Ato gjithashtu vijnë nga ish-bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, duke përfshirë ish-presidentin Abdullah Gul, ish-kryeministrin Ahmet Davutoglu dhe ish-ministrin e ekonomisë Ali Babacan.

Të tre janë ende anëtarë të partisë së Erdoganit, por dihet qartë që ata do të formojnë së shpejti partinë e tyre, duke akuzuar partinë në pushtet se po shkatërron themelet e demokracisë, sundimin e ligjit dhe ekonominë.

Davutoglu po ndjek rrugën e tij, ndërsa Gul dhe Babacan pëlqehen dhe besohen në Perëndim dhe në qarqet e biznesit.

“Nuk është koha të mbajmë sekret atë që kemi biseduar me dyer të mbyllura. Nëse një numër i madh njerëzish kanë filluar të largohen nga partia, nuk mund t’i ndaloni dot këta njerëz, sado që t’i kërcënoni ata,” tha Davutoglu më 4 korrik në një takim në Elazig, duke sinjalizuar shpërbërjen e menjëhershme të pushtetit të Erdoganit mbi AKP-në.

“Gul është një politikan shumë i njohur dhe Babacan simbolizon ditët më të mira të AKP-së,” vuri në dukje Kuru. “Partia e tyre e re ka një shans të lartë të kalojë pragun zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme falë lidhjeve të tyre me mediat dhe qarqet ndërkombëtare. Votuesit e AKP-së, si dhe opozita e moderuar do të mbështesin një përpjekje të përbashkët politike Gul-Babacan,” shtoi ai.

“Humbja e Stambollit ka nënkuptuar një humbje simbolike, ekonomike dhe politike për Erdoganin. Stambolli ofron kapital të madh ekonomik dhe njerëzor për ata që e mbajnë atë. Koalicioni qeverisës i Erdoganit është tani në pikëpyetje dhe kjo do t’i bëjë zgjedhjet e ardhshme presidenciale më të vështira se kurrë për të,” përfundoi ai.

Dështimi i politikës së jashtme “të ekuilibruar” të Turqisë

Mehmet Yegin, një hulumtues në Institutin Gjerman për Siguri dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, SËP, në Berlin, tha se marrëdhëniet e jashtme të Turqisë gjithashtu po hasin kohë të vështira.

Marrëdhëniet janë përkeqësuar me aleatët tradicionalë në Perëndim për shkak të rekordeve të dobëta të Erdoganit për respektimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit, si dhe afrimin e tij me Rusinë.

“Erdogan do të përpiqet të tërheqë vëmendjen e publikut ndaj politikës së jashtme. Ai mund të përpiqet të mobilizojë turqit në lidhje me krizat e reja në arenën ndërkombëtare,” parashikoi Yegin.

Yegin thotë se vendimi i Turqisë për të blerë sistemet raketore të S-400 të Rusisë, pavarësisht se është një vend anëtar i NATO-s, është tani çështja më e madhe në politikën e jashtme turke, duke e quajtur atë një “përpjekje të dështuar për të ekuilibruar”, pasi Turqia nuk ka shanse të manovrojë më tej midis Rusisë dhe SHBA-së në lidhje me këtë çështje.

SHBA-ja këmbëngul se një shtet anëtar i NATO-s nuk mund të blejë dhe të përdorë një sistem raketash të teknologjisë së lartë ruse, pasi druhet se Rusia mund të hyjë në serverat dhe sistemet e NATO-s dhe kështu të përdorë raketat S-400, madje edhe kundër vullnetit të Turqisë.

“Duket se Turqia do të marrë raketat ruse. Si rezultat, SHBA-ja po planifikon të vendosë sanksione serioze dhe të largojë Turqinë nga programi i avionëve luftarakë F-35. Këto sanksione me siguri do të dëmtojnë ekonominë turke,” tha Yegin.

“Këto sanksione janë shumë më tepër se një kërcënim,” shtoi ai, duke vënë në dukje se nëse Turqia vazhdon para me blerjen e raketave, Kongresi Amerikan ka në plan të vendosë penalitete sipas Aktit të Sanksioneve Ndaj Armiqve të Amerikës, CAATSA.

Kushtet e CAATSA përfshijnë një gamë të gjerë sanksionesh të nivelit të lartë ekonomik, politik dhe ushtarak. Shtetet e Bashkuara më parë i prezantuan ato në Rusi, Iran dhe Korenë e Veriut.

Presidentët amerikanë mund të shtyjnë dhe lehtësojnë nivelin e sanksioneve, por në këtë rast “Turqia duhet të japë diçka në këmbim, duke i dhënë fund afrimit me Rusinë”, tha Yegin.

“Ekonomia e Turqisë, e cila tashmë është në kushte të rënda, do të vuajë seriozisht për shkak të sanksioneve nëse Trump nuk do të zbusë sanksionet. Mund të ketë rezultate të papritura,” paralajmëroi ai.

Por Yegin thotë se Perëndimi sheh shpresë për marrëdhënie më të mira me Turqinë si rezultat i zgjedhjeve të Stambollit.

“SHBA-ja dhe BE-ja e shohin fitoren e Imamoglut si një sukses demokratik. Ata besojnë se nëse Erdogani do të kishte fituar në Stamboll, Turqia tani do të ishte një vend totalisht autoritar, por tani ka shpresë që Turqia të mund të rekuperojë demokracinë e saj dhe marrëdhëniet e saj me Perëndimin,” tha Yegin.

“Por askush nuk e di se si do të ndodhë. Debati për raketat S-400 është një debat më serioz për amerikanët sesa mendon pala turke,” përfundoi ai.

Etiketa: BEBIRNBosnjademokraciekonomiEkonomiaEkrem ImamogluErdoganFacebookInflacioniIranKinaliraMjaftNATOOpozitaParaPartiapresidentPunëtorëQarqetRexhep Tajip ErdoganRusiRusiasanksionesekretSHBAShtetet e BashkuaraStambollTaksatTrumpTurqiTurqiaVendimVendimiVotazgjedhjezgjedhje lokaleZgjedhjetzhvillim
Tjetri
Ekonomia sipas këndvështrimit

‘ Paketa antishpifje ’ e qeverisë: Policim dhe gjoba të dyfishta për median online

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.