AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

‘ Paketa antishpifje ’ e qeverisë: Policim dhe gjoba të dyfishta për median online

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
7 years më parë
në Lajme, Media Watch, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri, Edi Rama, duke fotografuar me telefonin e tij celular, gjate takimit informal te kryeministrave te rajonit, me teme "Integrimi i Ekonomise Rajonale", ne rezidencen Qeveritare ne qytetin e Durresit. Kryeministrat nga vendet e Ballkanit Perendimor jane mbledhur ne nje takim joformal per te diskutuar thellimin e bashkepunimit ekonomik rajonal si pjese e procesit per t’u anetaresuar ne Bashkimin Evropian. /r/n/r/nAlbania’s Prime Minister Edi Rama, take pictures with his mobile phone during an informal meeting at the Albanian western port city of Durres. Prime ministers from Western Balkans countries have gathered for an informal meeting to discuss deepening regional economic cooperation as part of the process for joining the European Union.

Projektligjet e publikuara të premten nga qeveria kanë pësuar vetëm ndryshime kozmetike ndaj drafteve fillestare të shumëkritikuara; duke parashikuar rregullimin e ankesave dhe korrigjimeve nga AMA si dhe gjoba marramendëse të aplikuara përmes ligjit të AKEP.

Kryeministri Edi Rama duke fotografuar me telefonin e tij celular gjatë takimit informal të kryeministrave të rajonit me temë “Integrimi i Ekonomisë Rajonale”. Foto: LSA

Dy projektligjet kyçe të së ashtuquajturës “paketa antishpifje” e qeverisë Rama e vendosin median në internet nën policimin e Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP si dhe ekspozojnë atë ndaj gjobave të dyfishta nga të dy institucionet.

Të publikuara të premten në faqen e Këshillit të Ministrave, draftet kanë pësuar vetëm ndryshime kozmetike nga variantet fillestare, të cilat u kritikuan gjerësisht nga organizatat vendase dhe ndërkombëtare të medias si antikushtetuese dhe drakoniane. [Lexo projektligjet e plota]

Ndryshimet e ligjit “Për median audiovizive..” i qëndrojnë konceptit të regjistrimit të mediave në internet, ndonëse nuk e bëjnë atë të detyrueshëm. “Ofertuesit e shërbimeve të medias që nuk janë regjistruar në këtë regjistër…nuk do të përfitojnë lehtësira fiskale apo të ndonjë lloji tjetër,” sugjeron projektligji.

Draftet janë kufizuar gjithashtu në parashikimet fillestare drastike për mbylljen e mediave, por i lënë AKEP-it kompetenca të gjera për ndërhyrjen në përmbajtje si dhe i vendosin ato nën thundrën e gjobave marramendëse që AKEP aplikon ndaj kompanive të telekomunikacionit.

Autoriteti i Mediave Audiovizive ndryshon emërtimin në Autoritetin e Mediave Shqiptare dhe e zgjeron fushën e vet të veprimit mbi çdo publikim elektronik me përmbajtje editoriale; ku përfshihen portalet, faqet në internet të mediave të shkruara apo edhe blogjet individuale.

Projektligjet u imponojnë publikimeve online një sërë detyrimesh, duke përfshirë parimet etike të respektimit të privatësisë, dinjitetin e qytetarëve dhe mbrojtjen e integritetit të të miturve.

Në qendër të projektligjit vendoset rregullimi nga AMA i ankesave, korrigjimit të informacionit apo i të drejtës për përgjigje – çështje këto që sipas standardeve ndërkombëtare i përkasin vetërregullimit të medias apo zgjidhen në instancë të fundit në gjykatë.

Ndërkohë, sesionet e hapura të Kuvendit apo të organeve të tjera shtetërore përjashtohen nga detyrimet për ankesat; duke prezumuar se raportimet rreth tyre janë të vërteta.

Projektligji detyron çdo publikim online që të shqyrtojë çdo ankesë me shkrim nga çdo person për programet e publikuara prej tij, përfshirë dhe kërkesa për heqje të përmbajtjes.

Në rast se mediat online e rrëzojnë ankesën ose nuk kthejnë përgjigje brenda 72 orësh, e drejta për shqyrtimin e saj i kalon Këshillit të Ankesave në AMA. Nëse Këshilli i Ankesave merr një vendim të ndryshëm nga media përkatëse, vendos sanksione, ndërkohë që media detyrohet brenda 48 orësh të publikojë konkluzionin e Këshillit të Ankesave, në mënyrë të ngjashme dhe kohë të njëjtë me shkrimin.

Projektligji i qeverisë shkon edhe më tej duke futur në lojë Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP. Në nenin 132 të ligjit, mediat jo vetëm që detyrohen të publikojnë “formulën e ndjesës” sipas formës dhe përmbajtjes së përcaktuar nga AMA dhe heqjen e shkrimit të mëparshëm, por në faqen e tyre do të shfaqet përmes AKEP-it njoftimi i mësipërm në formën e një “pop up”-i.

Projektligjet i japin të drejtë AKEP-it të bllokojë aksesin në internet, në rastet kur evidenton “pornografi me fëmijë; vepra për qëllime terroriste apo shkelje të sigurisë kombëtare”. AKEP merr gjithashtu përsipër të zbatojë vendimet e AMA-s përmes vendosjes së “pop up”eve në faqet përkatëse të internetit.

Seksioni i penaliteteve është i paqartë, por i ekspozon mediat në internet ndaj gjobave marramendëse prej të dyja autoriteteve.

Sipas projektligjit “Për mediat audiovizive…”, gjobat shkojnë nga 100 mijë deri në 1 milion lekë për konkluzionet e Këshillit të Ankesave për shkelje të privatësisë, dinjitetit, integritetit të të miturve dhe 800 mijë lekë për mosrespektimin e vendimit të Këshillit të Ankesave.

Ndërkohë, mediat online penalizohen edhe nga ndryshimet në ligjin “Për komunikimet elektronike..”, me gjoba të parashikuara në nenin 137 të tij për personat fizikë deri në 10 milionë lekë dhe për personat juridikë deri në 100 milionë lekë.

BIRN i kërkoi zyrës së shtypit të kryeministrit Rama që të qartësonte nivelin e gjobave të parashikuara nga projektligjet për median online, por nuk mori përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

Etiketa: AKEPAMAAutoriteti i Mediave AudioviziveBIRNEdi RamaGjobatIntegrimiKëshillit të MinistraveKompetencaKryeministri Edi RamaMediaMediat audiovizivePortaletProjektligjiQeveriaRamasanksioneSHshqiptareVendimVendimet
Tjetri
Malësorët kosovarë luftojnë për tokën e tyre

Mungesa e thertoreve lë pa mish restorantet në Skrapar

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.