AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dhjetra qytetarë kundër HEC-ve: Kjo është luftë për jetën e fëmijëve

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në Lajme, Mjedisi, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protesta kundër HEC-ve para kryeministrisë. Foto V.Karaj/BIRN

Disa dhjetra qytetarë, kryesisht prej fshatrave e zonave që preken nga ndërtimi i HEC-ve në vend, u bashkuan në një protestë para kryeministrisë, për të kërkuar ndalimin e projekteve të cilët i cilësuan shkatërruese për natyrën dhe për jetën e tyre.

Protesta kundër HEC-ve para kryeministrisë. Foto V.Karaj/BIRN

Disa dhjetra qytetarë, kryesisht prej fshatrave e zonave që preken nga ndërtimi i HEC-ve në vend u bashkuan të shtunën në një protestë para kryeministrisë. Me gjithë vapën të moshuar në prag të 80-tave dhe prindër me fëmijë  qëndruan për mbi një orë në bulevard duke kërkuar ndalimin e ndërtimit të hidrocentraleve në lumejt e vendit.

Qazim Daci,77 vjeç, protestues nga Dibra tha gjatë protestës  se ishte gatit të protestonin për çdo lum që cënohej nga Vermoshi në Konispol. Duke nënkuptuar moshën e tij Daci tha se dilte në protestë për të mos lejuar të cënohej e ardhmja.

“Kjo është një luftë për jetën e fëmijeve tonë, unë për vete bashkë me shokët e mi kemi mbaruar, por ama (nuk do të lejoj) të më vrasësh të ardhmen e fëmijëve të mi”, tha Daci.

Protesta e organizuar në Tiranë i bashkangjitet protestave në të gjithë Ballkanin nën emrin “Action Weeks for Balkan Rivers”. Një aksion i përbashkët i disa organizatave joqeveritare mjedisore. Kryeqytetet e Shqipërisë, Serbisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Sllovenisë, Bosnjës dhe Greqisë do të organizojnë protesta, duke filluar nga e shtuna në Tiranë, Shqipëri, dhe duke u mbyllur më 16 korrik në Athinë, Greqi.

Olsi Nika nga organizata Eco Albania tha se kjo ishte protesta e parë me protestues nga i gjithë vendi dhe se kjo bënte të qartë se “sa i madh ishte konflikti social” i sjellë prej koncesioneve.  Ai tha se ndërsa ishte protestuar vazhdimisht për lumej të ndryshëm, këtë herë protestuesit përfaqësonin çdo lum e zonë të prekur nga Kelmendi, në Dibër, Mirditë, Librazhd dhe zonën e Vjosës.

Nika tha se tani ishte e nevojshme që protestuesit të organizoheshin kundër HEC në një nivel kombëtar, për të ndaluar atë që e cilësoi shkatërrim të natyrës prej babëzisë. “Qytetarët e kanë kuptuar se ata nuk përfitojnë asgjë nga ndërtimi i këtyre HEC”, tha aktivisti Nika.

Duke filluar nga vitit 2002 në Shqipëri janë firmosur gati 190 kontrata koncensionare për ndërtimin e mbi 500 hidrocentraleve. Nga këto leje të dhëna rreth 200 kanë përfunduar së ndërtuari,  43 janë në proces ndërtimi dhe 364 nuk kanë filluar ende të ndërtohen. Ndërkohë megjithëse shpesh është premtuar pezullim punimesh e ndryshim kontratash, leje të reja kanë vijuar të jepen çdo vit.

Një pjesë e mirë e këtyre lejeve kanë sjellë përplasje me banorët lokale dhe në rastet e lumenjve Vjosë dhe Valbonë, edhe protesta ndërkombëtare. Lejet në mjaft raste, janë dhënë pranë ose brenda zonave të mbrojtura, duke cënuar monumente të natyrës dhe kulturës. Ndërkohë dëmet në mjedis prej futjes në tuba të qindra kilometrave përrej e lumenj, janë ende të paqarta.

Edhe protestuesit, të cilët akuzuan institucionet shtetërore dhe kompanitë  për babëzi, hodhën akuza se dokumentet për HEC-et ishin bërë duke falsifikuar firmat e banorëve, devijuar koordinatat e në disa raste fshirë të vërtetën nga harta.

Protesta kundër HEC-ve para kryeministrisë. Foto V.Karaj/BIRN

Dhimitër Koleci nga Zall Gjoçaj i Matit i tha BIRN se uji i lumit të zonës do merrej me tunel për në Mirditë dhe se në dokumentet e paraqitura prej kompanisë ai trajtohej si përrua i thatë. “Me devijim koordinatash dhe në letra është përrua i thatë ky, s’ka ujë ky, humbet uji”, tha Koleci pa e fshehur revoltën ndërsa tregonte një video të ujit që rridhte në lum.

“Pastaj thonë se do e kthejnë sërish në basenin e vet. Të gjithë lumejtë në Adriatik derdhen”, tha ai duke ironizuar projektin që sipas tij shkatërronte një zonë shumë të bukur.

Ali Hoxha, 79 vjeç, tregoi se ndërtimi i HEC Seta 4 në Dibër ishte një rrezik jo vetëm për natyrën e zonës, por për trashëgiminë kulturore të saj. Hoxha tha se lugina që rrezikonte të thahej nga futja e ujit në tuba, njihej si një prej zonave ku ishin strehuar banorët për shekuj me rradhë në kohë luftërash. Ai tha se HEC cënonte po ashtu mbetjet arkoelogjike të një kalaje të Skënderbeut.

Protestuesit, që ironizuan qeverinë me parrulla dhe pankarta thanë se ndërtimi i një sërë HEC-esh të vogla shkatërronte faunën në mjaft prej këtyre zonave. Sipas tyre specie si trofta apo ariu ishin seriozisht të rrezikuara nga futja e ujit në tuba.

“Uji është jeta. Me ndërtimin e HEC dhe futjen e ujit në tupa, mijëra banorë mbeten pa ujë”, tha një protestues. Ata thanë se efektet e tharjes së përrejve do të dukeshin në 10-15 vjet, ndërsa paralajmëruan se ky shfrytëzim do i kthente zona të bukura të vendit në shkretëtira.

Protesta kundër HEC-ve para kryeministrisë. Foto V.Karaj/BIRN
Etiketa: AdriatikAkuzaAMABanorëBIRNDibraEco AlbaniaGreqiHECKosovëLibrazhdLokaleMjaftMjedisOlsi NikaParaProtestaprotestuesrrezikSETA 4SHshqipShqipërivideoZall Gjoçaj
Tjetri
biblioteka kombetare permbytje ivana dervishi birn 1 533x400

Përmbytja nga shiu i gjeti të papërgatitura institucionet shtetërore

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.