AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Rënia dhe ngritja e heroizmit publik

Robert SkidelskyngaRobert Skidelsky
7 years më parë
në Analiza, Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mijëra studentë në protestë para ministrisë së Arsimit për uljen e tarifave. 7 dhjetor 2018. Foto: Loreta Cuka via BIRN

Guximi moral, i cili dallohet nga guximi fizik, është një virtyt qytetar dhe jo ushtarak. Një person mund të ketë frikë nga dëmtimi fizik, por është moralisht i patrembur. Por guximi moral ka qenë gjithmonë më pak i admiruar sesa guximi fizik, sepse përfshin të shkuarit kundër rrymës.

Mijëra studentë në protestë para ministrisë së Arsimit për uljen e tarifave. 7 dhjetor 2018. Foto: Loreta Cuka via BIRN

Kohët e fundit kam parë “Njeriun që ishte shumë i lirë,” – një dokumentar prekës rreth politikanit disident të rus Boris Nemtsov, i cili u qëllua para Kremlinit në vitin 2015. Një yll i ri politik, i pashëm dhe në rritje në vitet 1990, Nemtsov më vonë nuk pranoi t’i përkulej autoritarizmit të presidentit rus Vladimir Putin dhe kaloi në opozitë, ku u sulmua, u burgos dhe më në fund u vra. Filmi më bëri të mendoj për rolin e zvogëluar të heroizmit dhe guximit në jetën moderne, dhe gjithashtu për fatin e Rusisë.

Heroizmi është një produkt i situatave ekstreme – që në të shkuarën përfshinin luftën dhe dhunën. Për shkak se mënyra e sotme e jetës perëndimore nuk është ekstreme, vlera e heroizmit ka rënë. Por stoku i tij po rritet në pjesën më të madhe të botës, përfshirë Rusinë.

Heroi është njëkohësisht fisnik dhe vetë-shkatërrues. Ai ose ajo preferon një vdekje me nder kundrejt një jetë të pandershme, por gjithashtu do preferonte të vdiste i ri dhe me lavdi sesa të rrotullohej në një ekzistencë të gjatë dhe të kompromentuar, e ngarkuar me nderime të marra lehtësisht (dhe të harruara). Hektori në Iliadën e Homerit thotë: “Unë vërtet po shuhem, por po shuhem i madh.” Jeta heroike është natyrshëm tragjike; pavdekësia është shpërblimi i saj i vetëm.

Nemtsov u mbrujt në këtë model. Sipas disa prej atyre që u intervistuan në film, ai besonte se si një ish -ministër i qeverisë, dhe dikur pasardhësi i preferuar i president, Boris Yeltsin ai kurrë nuk do të vritej. Megjithatë mua më duket se ai po e sfidonte regjimin e Putinit për ta vrarë.

Për dallim nga heroizmi, guximi nuk është domosdoshmërisht tragjik. Por ka pësuar një fat të ngjashëm me heroizmin. Lufta, arena kryesore për të shfaqur guxim, ka rënë në rëndësi dhe tani shpaloset më shumë e mekanizuar sesa me njerzëz. Dhe, megjithëse admirojmë me të drejtë akte të guximit personal, nuk e kërkojmë më atë si një virtyt publik. Ne nuk presim që politikanët tanë të jenë si mbretër, të cilët dikur i çonin trupat e tyre në betejë, por thjesht të aftë dhe me lëkurë të trashë.

Guximi moral, i cili dallohet nga guximi fizik, është një virtyt qytetar dhe jo ushtarak. Një person mund të ketë frikë nga dëmtimi fizik, porështë moralisht i patrembur. Por guximi moral ka qenë gjithmonë më pak i admiruar sesa guximi fizik, sepse përfshin të shkuarit kundër rrymës. Sunduesit e urrejnë sepse “i flet të vërtetën pushtetit”, dhe turmat nuk janë rehatë me të, sepse i kundërshton paragjykimet e tyre.

Nga këndvështrimi etik, guximi moral është konsideruar si forma më e lartë e guximit në epokën liberale, sepse është i qëllimshëm dhe jo instinktiv. Por vlera e tij është zvogëluar së bashku me penalitet për shfaqjen e tij. Opinionet që dikur konsideroheshin të guximshme tani janë thjesht “të diskutueshme”, dhe megjithëse ato mund të çojnë në humbjen e vendit të punës ose të miqve, kjo nuk është e njëjta gjë me atë që digjet mbihunj.

Në vitet 1660, filozofi Thomas Hobbes paracaktoi rënien e heroizmit dhe të guximit publik, kur ai u shkruante qytetarëve se “sa më pak guxojnë, aq më mirë është, si për ‘Comonwealth”-in, ashtu dhe për veten e tyre.” Rritja e profesionalizmit dhe përhapja e tregtisë dhe prodhimit të qetë, zvogëloi nevojën për akte heroike ose kurajoze. Tendenca e përgjithshme e shkencës moderne dhe organizimit shoqëror ka qenë të krijojë një botë në të cilën guximi dhe virtytet e tjera nuk do të jenë më të nevojshme. Në Perëndim, të paktën, aktet e heroizmit dhe trimërisë tani kufizohen në skenë dhe ekran, ku ne mund t’i admirojmë ato pa pasur nevojë të vuajmë pasojat e tyre.

Heroizmi dhe guximi gjithmonë janë vlerësuar si virtyte mashkullore. Në fjalimin e saj të famshëm të Tilburit në kohën e Armadës Spanjolle, Mbretëresha Elizabeth I e Anglisë luajti me stereotipin, duke deklaruar se “Unë e di që kam trupin e dobët të një gruaje; por unë kam zemrën dhe stomakun e një mbreti.” Gratë me zemrën e burrave mendoheshin të jashtëzakonshme. Në të kundërt, Hobbes argumentoi se “burrat me guxim femëror” duhet të përjashtohen nga shërbimi ushtarak, për shkak të rrezikut që ata mund të dezertojnë. Adam Smith nuk ishte i vetëm në frikën se tregtia do ta bënte popullsinë “të feminizuar dhe të keqe”.

Rezervuari i madh i një guximi kryesisht të pashfrytëzuar, veçanërisht të llojit moral, që përbëjnë gratë, është injoruar në përgjithësi nga shkrimtarët (meshkuj). Megjithatë emancipimi i grave ishte rezultat i rritjes së guximit të grave. Hannah Arendt, e cila u largua nga Gjermania e Hitlerit në vitet 1930, tregoi guxim morali shembullor në shkrimin e librit të saj të vitit 1963,“Eichmann në Jeruzalem: Një raport mbi banalitetin e së keqes,” për gjykimin e mendjes logjistike të Holokaustit. As nuk duhet të na befasojë që gratë e reja – së fundmi adoleshentja Greta Thunberg, kanë dalë si udhëheqëse politike mjedisore. Kështu, gratë po kompensojnë rënien e guximit të mashkullit në jetën publike, diçka që shumë burra e konsiderojnë thellësisht të pakëndshme.

Kjo më kthen përsëri në Nemtsov dhe Rusia. Në vitin 1996, Nemtsov ishte i vetmi politikan “liberal” rus që argumentoi se Partia Komuniste e rrëzuar së fundmi, e cila më pas kryesonte në sondazhe, duhet të lejohej të garonte në zgjedhjet presidenciale të vendit. Ai tha se kjo ishte mënyra e vetme për të vendosur një traditë të transferimit legjitim të pushtetit. Liberalët e tjerë rusë menduan se Nemtsov ishte i çmendur. Në këtë rast, rizgjedhja e Yeltsin u ble në mënyrë korruptive, dhe pasardhësi i tij, Putini, e ka mbajtur veten në pushtet me një lloj “diktature të butë”. Por Nemtsov ishte i ndërgjegjshëm për të advokuar për demokracinë e mirëfilltë, si forma e vetme legjitime moderne e sundimit.

Që nga viti 2011, sundimi i Putinit është dukur gjithnjë e më i brishtë përballë rritjes së protestave në rrugë në Moskë dhe qytete të tjera ruse. Kur regjime të tilla nuk mbështeten dot më mbi premtimin për të dhënë prosperitet ekonomik, e ardhmja e tyre vihet në pikëpyetje dhe heronjë të rinj do të ngrihen kundër. Ky është mësimi që del jo vetëm në Rusi, por edhe në Lindjen e Mesme dhe Azinë Lindore.

Në pjesën më të madhe të botës, vlera e heroizmit përsëri po rritet. E ardhmja mund të mos jetë në duart e politikanëve dhe diplomatëve, por me ata burra – dhe gra – që nuk kanë frikë të vdesin.

Etiketa: Adam SmithBIRNDhunëdiktaturediplomatDokumentarGjermaniagraheronjLuftapaktParaPartiapresidentPunëPutinraportRusiRusiaSHstudentvdekjeVladimir PutinZgjedhjet
Tjetri
Digjet për të katërtin vit rradhazi Mali i Shëngjinit, në rrezik lagje të qytetit

Zjarri në Shëngjin i qëllimtë, policia arreston dy të dyshuar

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.