AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Leksione nga autopsia e një bariu sllav të gllabëruar

Jack DaviesngaJack Davies
7 years më parë
në Rajoni, Reportazhe
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fotografi nga libri udhëtim në lindjen e afërt e bërë rreth vitit 1898 : Foto nga : Flickr

Hulumtimi i një gruaje për një këngë popullore gati të harruar zbuloi se ajo kishte një origjinë të lashtë që shkonte pas në kohë tek besimet fetare të epokës së gurit duke shkuar përtej ndasive rajonale.

Fotografi nga libri udhëtim në lindjen e afërt e bërë rreth vitit 1898 : Foto nga : Flickr

Radoje ose Stojan – siç ishte i njohur në Bullgari, e zuri gjumi ndërsa ruante delet e tij një natë në një kodër në Evropën juglindore. Ndërsa fjeti, diçka e tmerrshme i ndodhi.

Ajo që ndodhi varet saktësisht nga cili keni pyetur dhe ku, të paktën dikur. Për qindra vjet, përralla profetike e Radojes u këndua nga Sllovakia në veri deri në Maqedoninë e Veriut në jug.

Gati 100 variacione dihet se kanë ekzistuar nëpër mijëra kilometra, por narracioni thelbësor mbetet i njëjtë: tre gra ia prenë zemrën nga kraharori i të riut dhe e hëngrën, duke e kthyer detin dhe qiellin e kuq me gjakun e tij.

“Sot, ‘Bariu i gllabëruar’ këndohet vetëm nga një pjesë e vogël e komuniteteve në Malin e Zi verior, zhdukja e saj nga fama në rajon një nënprodukt i globalizmit të kulturës,” tha Svetlana Kalezic-Radonjic, asistent profesore e letërsisë për fëmijë në Universitetin e Malit të Zi .

“Kur çdo fshat ka internet, TV dhe çdo fëmijë dëgjon muzikë pop, unë mendoj se bota e vjetër po zhduket,” shtoi Kalezic-Radonjic për BIRN.

Kalezic-Radonjic është autore e një analize strukturore 18 mujore të “Bariut të gllabëruar” – duke dëgjuar dhjetëra versione të regjistruara për të gjurmuar origjinën e saj, dhe gjetjet e saj janë botuar në Kontekst, një revistë akademike e specializuar në letërsinë maqedonase.

Kurioziteti i saj u nxit nga një vërejtje në artikullin shkencor të një kolegu – i cili nënvizonte se ndërsa tekstet e “Bariut të gllabëruar,” ishin makabre melodia ishte një vals i lezetshëm.

Por, ndërsa përzierja e çuditshme e fjalëve dhe muzikës ishte pikënisja e saj, në përfundim të hulumtimit Kalezic-Radonjic kuptoi se, me zhdukjen e këngës, bota po humbte më tepër se një melodi gazmore.

Festë apo paralajmërim?

Larg të qenit thjesht një histori tmerri mesjetar, lirika është dëshmi e besimeve të lashta fetare, trashëgimia e së cilës vazhdon edhe sot e kësaj dite. Megjithëse historia e tre grave që hanë zemrën e një djali në gjumë shihet si një paralajmërim i koduar në lidhje me rreziqet e fuqisë femërore të pakontrolluar, rrënjët e saj janë në të vërtetë në festimin e energjisë femërore.

Kalezic-Radonjic konstatoi se një nga të dhënat për origjinën e këngës ishte rrethana në të cilat këndohej tradicionalisht: në Bullgari, në pagëzime; në Bosnjë, gjatë korrjeve në formën e një vallëzimi tradicional kolo; në Kroaci, në kohën e gjumit të fëmijëve dhe në prag të festës së Gjon Pagëzorit.

“Kjo këngë është në të vërtetë për një ngjarje të gëzueshme, për këmbënguljen kokëfortë të jetës, e cila rinovohet pas vdekjes,” shkroi ajo në Kontekst.

Por, si përfundoi një këngë që nisi si festë e jetës, në një lirikë kaq të etur për gjak?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, Kalezic-Radonjic duhet të zbulonte se si kënga kishte evoluar me kalimin e kohës. Aty filloi puna e saj si hulumtuese.

Në kulmin e popullaritetit të saj, kënga ‘Bariu i gllabëruar’  u këndua në një hapsirë prej më shumë se 1.000 kilometrash katrorë. Si të gjitha këngët popullore, ato u kaluan gojë me gojë nga qyteti në qytet. Çdo këngëtar që kontribuojë në shtegtimin e saj, e ndryshoi atë pak, derisa, qindra kilometra larg, dolën në treg versione të dallueshme.

Ishte ky evolucion organik që shpjegon sesi kjo lirikë e errët e gjeti veten të kënduar me një melodi kaq të këndshme, Kalezic-Radonjic tha: “Meloditë udhëtonin në të gjithë botën, dhe nëse dikush i pëlqente një melodi nuk ishte problem ta bashkëngjiste atë në një këngë krejt tjetër ”.

Duke kërkuar tekstet e versioneve të regjistruara nga folkloristët, Kalezic-Radonjic identifikoi elemente të përbashkëta. Sa më i zakonshëm një element, aq më shumë ka të ngjarë të lidhej me versionin origjinal sesa të ishte një mutacion i mëvonshëm.

“Ishte shumë interesante për mua se si ato shtresa të ndryshme, si sedimenti në një shkëmb, mund të vërehen nëse i kushtoni vëmendjen tuaj tekstit mjaft gjatë,” kujtoi ajo. “Kuptova që pjesa më e vjetër e këngës ishte për adhurimin e Hënës dhe pjesa më e re ishin shtrigat.”

Cikli i përhershëm i hënës

Adhurimi i hënës ishte një pjesë integrale e besimit pagan sllav, i cili doli shumë më këmbëngulës sesa kushërinjtë e tij politeistë diku gjetkë në Evropë. Kalezic-Radonjic vuri në dukje se deri në vitin 1452, kisha e krishterë kroate ende e ndjeu të nevojshme t’i ndalojë adhuruesit e saj t’i përkulen diellit dhe në hënës.

Për njeriun neolitik, hëna ishte një pararojë e pjellorisë dhe si e tillë adhurohej si një hyjni. Ky besim nuk ishte pa baza. Një studim i vitit 1981 në Nju Jork me 140,000 lindje të gjalla, gjeti “prova se besimet folklorike mbi ndikimin e hënës në fertilitet, të cilat gjehen në shumë shoqëri mund të kenë një bazë faktike.”

Kalezic-Radonjic sqaroi se paraardhësit tanë gjetën ngushëllim kundër pashmangshmërisë së vdekjes në ciklin e përhershëm të hënës, për të lindur si një gjysmëhënës, duke u rritur në madhësinë e plotë dhe më pas duke u zhdukur para se të rilindin përsëri si një fije drite në qiellin e natës.

“Vrasja e mjerë e ‘Bariut të gllabëruar’ ishte në të vërtetë një shndërrim kulturor i cikleve të hënës. Këto cikle ishin nga ana tjetër një metaforë fetare për menstruacionet dhe domosdoshmërinë e “vdekjes” së farës, në mënyrë që të sigurojë rilindjen e saj,” tha ajo, së bashku me rotacionin e të lashtave dhe stinët.

Evolucioni i metaforës ishte një produkt i të njëjtave forca që çuan në zhdukjen eventuale të këngës. Origjina e saj shpirtërore shtrihet në një fe para-kristiane që e pa botën në termat e dualitetit – jetë dhe vdekje; mashkull dhe femër; nata dhe dita; dimër dhe verë.

Në ato besime të lashta, të dyja gjysmat e të plotës vlerësoheshin, respektoheshin dhe madje frikësonin. Kjo frikë dhe respekt sipas Kalezic-Radonjic shtrihej dhe tek gratë. Replikimet e hershme të këngës ishin një vlerësim shpirtëror i fuqisë së jashtëzakonshme të energjisë femërore.

Lidhja shpirtërore e humbur

Një studiuese e letërsisë për fëmijë, Kalezic-Radonjic tha se në përrallat e hershme kishte një vetëdije të qartë se kjo fuqi, si gjithë fuqitë, mund të përfshijë të mirën apo të keqen.

“Por në Iluminizëm, ne e ndryshuam atë sepse donim të besonim që materniteti duhet të ishte gjithnjë pozitiv,” tha ajo, duke përmendur që personazhi i Mbretëreshës së Keqe ishte fillimisht nëna biologjike e Borëbardhës deri sa vëllezërit Grimm e manipuluan përrallën.

Ndërsa versionet e hershme të ‘Bariut të gllabëruar’ pranuan fuqinë e tmerrshme të feminitetit, versionet e mëvonshme e përçmuan atë.

“Nuk ishte më për të adhuruar fuqinë femërore. Ishte për të pranuar që ekziston fuqia, por që nuk është pozitive, se është diçka që mund të shkatërrojë fuqinë mashkullore, “tha ajo.

“Thelbi i kësaj kënge është më i vjetër se kultura patriarkale, por shtresat e saj ndryshuan në përputhje me kohën në të cilën shfaqeshin.”

Zhdukja e afërsisht totale e ‘Bariut të gllabëruar’ është vetëm një shenjë e kohërave, tha Kalezic-Radonjic. Nuk ka vend për të në shoqëritë që nuk kanë më një lidhje shpirtërore me ritmet e botës natyrore.

“Tani ne jemi të gjithë pjesë e një fshati global që beson vetëm në një zot me dy fytyra, si Janus: paratë dhe fuqia.”

Etiketa: akademikebesimBIRNBullgarifotografigraKroaciKulturaLibriMjaftpaktParaPunarajonSllovakiaTregvdekjeVrasja
Tjetri
Gjonaj heton veten për hotelet me pesë yje

Gjonaj heton veten për hotelet me pesë yje

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.