AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Intensifikimi i betejës mbi njohjen e Kosovës është i kotë

James Ker-LindsayngaJames Ker-Lindsay
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Flamuj festimesh në Kosovë. Foto: BETA/AP

As Serbia dhe as Kosova nuk do të dalin fitimtare kundër tjetra-tjetrës në betejën e tyre të vazhdueshme kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, sidomos nëse kjo betejë përhapet edhe në fusha të tjera.

Flamuj festimesh në Kosovë. Foto: BETA

Prej dhjetëra vjetësh tashmë, Serbia dhe Kosova janë angazhuar në një betejë të gjatë për njohjen e kësaj të fundit. Në vend që të zvogëlohej me kalimin e kohës, lufta mes tyre është bërë gjithnjë e më armiqësore. Tani jemi në një pikë ku ajo kërcënon qëllimet më të gjera të politikës së jashtme të të dy vendeve.

Kjo është një histori e njohur për këdo që ndjek Ballkanin. Në shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia. Ajo u njoh nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e Bashkimit Europian, por pavarësia e saj u kundërshtua nga Rusia dhe Kina.

Në vitet që pasuan, një fushatë e fortë diplomatike pa mbi 100 anëtarë të Kombeve të Bashkuara të njihnin Kosovën. Deri në vitin 2012, dukej se loja kishte mbaruar tashmë për Serbinë. Shumica e vëzhguesve prisnin që Beogradi të përulej para të pashmangshmes dhe të njihte ish-provincën e tij.

Megjithatë, në vitin 2015, gjërat filluan të ndryshonin kur Serbia me sukses parandaloi anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. I inkurajuar nga kjo fitore, Beogradi filloi të lobonte që vende të ndryshme të tërhiqnin pas njohjen e tyre për Kosovën. Në tetor 2017, kjo fushatë dha frytet e saj të para kur Suriname “e çnjohu” Kosovën. Në shkurt 2018, Burundi bëri të njëjtën gjë.

Në fillim, Kosova i mohoi këto ngjaje, me disa që argumentonin madje se lëvizje të tilla nuk ishin të mundshme ligjërisht. Megjithatë, ndërsa numri shtohej –  raporti aktual i çnjohjeve të pretenduara nga Beogradi thotë se tashmë janë 15 vende që e kanë ërë këtë, i fundit është Togo, në fund të gushtit, gjendja shpirtërore në Prishtinë ka ndryshuar.

Tani ka një ndjenjë në rritje zhgënjimi në lidhje me situatën; sidomos pasi ka pasur vetëm një njohje të re – nga Barbadosi, në shkurt 2018 – për të luftuar humbjet.

Është pretenduar se Serbia ka përdorur mënyra të pista për të siguruar disa nga këto tërheqje, sidomos atë të Republikës së Afrikës Qendrore. Shumë gjithashtu dyshojnë se Beogradi është ndihmuar nga Moska.

Të dy pretendimet janë ndoshta të vërteta. Patjetër që nuk janë të habitshme. E vërteta është se gjatë dekadës së kaluar si Kosova ashtu edhe Serbia kanë lobuar shumë për çështjet e tyre, pjesën më të madhe të rasteve për të zemëruar palën tjetër.

Vetëm disa vjet më parë, Beogradi akuzonte Prishtinën se po jepte ryshfete dhe korruptonte për të siguruar njohjen e pavarësisë. Në mënyrë të ngjashme, njësoj si edhe Serbia mund të ketë përfituar nga mbështetja ruse, deri kur kohët e fundit Shtetet e Bashkuara dhe Britania bënë një fushatë të ashpër që vendet ta njihnin Kosovën. Për shumë njerëz në Beograd dhe Prishtinë, kjo është nga ato raste ku në dashuri dhe luftë lejohet çdo gjë.

Ajo që e ka bërë më shqetësuese betejën për njohje është shkalla në të cilën ajo tani është përhapur në zona të tjera. Më e rëndësishmja, në fund të vitit të kaluar, Kosova vendosi një tarifë prej 100 për qind për mallrat serbe në shenjë hakmarrjeje ndaj fushatës kundër njohjes nga ana e Beogradit.

Edhe pse Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara e dënuan këtë veprim, shumë njerëz në Kosovë e konsiderojnë vendosjen e tarifave si një përgjigje të drejtë ndaj përpjekjeve të Beogradit për të prishur valën e njohjes së vendit të tyre. Ata habiten shumë nga shkalla e armiqësisë ndërkombëtare për lëvizjen nga ana e kaq shumë miqve dhe partnerëve kryesorë.

Ata nuk e vlerësuan faktin që ku vendim shkatërroi murin politik që ishte ndërtuar me kujdes për të ndarë betejat diplomatike për njohjen nga përpjekjet e Bashkimit Europian për të normalizuar marrëdhëniet në fusha të tjera.

Një tjetër faktor që e bën kaq frustrues prishjen e fundit të marrëdhënieve për vëzhguesit e jashtëm është se është në thelb ajo është e panevojshme. Beteja e njohjes, në fakt, ka qenë prej kohësh një shfaqje e veçantë. Në të vërtetë, situata është bllokuar pa shpresë.

Të dy palët kanë aleatët e tyre kryesorë në Këshillin e Sigurimit të cilët nuk do të ndryshojnë qëndrimet e tyre. Kosova ka Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Francën. Serbia ka Rusinë dhe Kinën. Këto aleanca nënkuptojnë dy gjëra. Së pari, Kosova është këtu për të qëndruar si një shtet i pavarur. Së dyti, ajo nuk mund të sigurojë dot anëtarësimin në Kombet e Bashkuara.

Në këtë kontekst, loja e shifrave nuk është aq e rëndësishme sa mund të duan të mendojnë disa. Çështja kryesore e anëtarësimit në Kombet e Bashkuara nuk do të ndryshojë nëse disa vende afrikane ose aziatike ndryshojnë qëndrimin e tyre për njohjen e Kosovës.

Nisur nga kjo, duhet të pyetet nëse ia vlen që Beogradi dhe Prishtina të shpenzojnë kapitalin diplomatik dhe burimet financiare, duke luftuar kundër shteteve të vogla që nuk mund të ndryshojnë ekuacionin themelor. Për Kosovën, veçanërisht, cilësia e angazhimit me ato vende që e njohin atë është shumë më e rëndësishme.

Pavarësisht nga përgjigjja e kësaj pyetje, futja e tarifave, e cila ka prishur bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja që synojnë normalizimin e marrëdhënieve, do të thotë që tani ekziston një problem që qartazi duhet të zgjidhet.

Atëherë, çfarë mund të bëhet? Si fillim, është joreale të pritet që bllokimi të zgjidhet nga cilado palë duke rënë dakord për të pezulluar fushatën diplomatike për njohjen.

Kosova shprehet se ka të drejtë të vazhdojë fushatën e saj për të siguruar shtetësinë e saj. Ndërkohë, Serbia kundërshton se për sa kohë që Prishtina kërkon të çimentojë pozicionin e saj në skenën botërore, ajo duhet të lejohet të vazhdojë të përpiqet t’i bindë vendet të mos e njohin Kosovën. Të dy e shohin fushatën e tyre si një të drejtë themelore sovrane.

Qasja më konstruktive do të ishte që të dyja palët të ktheheshin në status quo ante dhe t’i mbajnë betejat e hidhura mbi njohjen larg procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Për Kosovën, kjo mund të ngjajë si një zmbrapsje e madhe. Nuk duhet parë në këtë mënyrë. Edhe një herë, beteja mbi njohjet e vogla nuk është ndonjë gjë e rëndësishme. Rëndësi ka anëtarësimi në Kombet e Bashkuara dhe njohja e plotë ndërkombëtare e pa kontestuar. Dhe rruga për këtë kontrollohet nga SHBA-ja dhe vendet kryesore të BE-së që e njohin Kosovën. Prishtina duhet të punojë me ta, sidomos duke pasur parasysh zhvillimet e fundit.

Emërimi i fundit i Matthew Palmer si Përfaqësuesi i ri Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor tregon se Uashingtoni po planifikon të forcojë përpjekjet e tij për të arritur një marrëveshje përfundimtare historike midis Beogradit dhe Prishtinës.

Kjo në mënyrë të pashmangshme do të bazohet në njohjen e plotë ndërkombëtare të Kosovës. Krijimi i një Komisioni të ri Europian brenda dy muajve të ardhshëm gjithashtu do të forcojë përpjekje të tilla.

Për më tepër, ekziston një mënyrë për të shpëtuar për Prishtinën, nëse ajo dëshiron ta pranojë atë. Zgjedhjet e ardhshme në Kosovë nënkuptojnë se do të ketë një qeveri të re. Çdo administratë e re mund të heqë dorë nga tarifat në gjest mirësie për BE-në dhe SHBA-në – sesa për Serbinë.

As Serbia, as Kosova nuk munden ose nuk do të dalin fitimtare kundër tjetrës, nëse ato vazhdojnë betejën e tyre aktuale kundër njohjes, sidomos nëse ajo vazhdon të prishë punë në fusha të tjera.

Si Beogradi ashtu edhe Prishtina duhet të mendojnë një mënyrë se si mund të përfshihen në një nismë shumë më të guximshme, që synon arritjen e një marrëveshje përfundimtare, në vend që të vazhdojnë të përqendrohen në përpjekjet për të lobuar me vende të ndryshme, gjë e cila nuk do ta ndryshojnë rrënjësisht situatën në një mënyrë apo tjetër.

Realiteti i thjeshtë është ato të dyja do të fitonin me një marrëveshje gjithëpërfshirëse që çon në një zgjidhje të plotë dhe përfundimtare, bazuar në njohjen e plotë të ndërsjellë. Në të kundërt, nëse ato vazhdojnë të fiksuara pas lojës së shifrave, mund të kenë fitore të vogla kundër njëra-tjetrës. Megjithatë, ato do të përballen me një ngërç të kushtueshëm që në mënyrë të pashmangshme do të ketë pasoja të dëmshme për qëndrimin e tyre të përgjithshëm ndërkombëtar.

Mendimet e shprehura në seksionin e Opinioneve janë vetëm ato të autorit dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: Bashkimi EuropianBashkimit EuropianBEBeogradBIRNfitoreFushaKinaKombet e BashkuaraKosovaKosovëLigjLuftamarrëveshjeMoskaParapasojaPrishtinaRaportiRusiaSerbiaSHSHBAShtetet e BashkuaraTogoUNESCOVendimVëzhguesitZgjedhjet
Tjetri
Shkolla e braktisur nga qeveria i hap dyert si gjimnaz privat për turqit e “Maarif”

Shkolla e braktisur nga qeveria i hap dyert si gjimnaz privat për turqit e “Maarif”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.