AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

‘ Odisea ’ e dy sipërmarrësve italianë për dëmet e vitit 1997 në Shqipëri

Edmond HoxhajGëzim KabashingaEdmond HoxhajdheGëzim Kabashi
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gaetano Castello (majtas) dhe Raffaele Tonon (djathtas) gjatë protestës para ambasadës italiane në Tiranë. Foto: Edmond Hoxhaj.

Pas dy dekadash pritje dhe procese gjyqësore me qeverinë italiane, sipërmarrësit Gaetano Castello dhe Raffaele Tonon, që punojnë prej viteve ’90 në Shqipëri, protestuan para ambasadës italiane në kërkim të mbajtjes së premtimit për dëmshpërblim dhe transparencë.

Gaetano Castello (majtas) dhe Raffaele Tonon (djathtas) gjatë protestës para ambasadës italiane në Tiranë. Foto: Edmond Hoxhaj.

Dy sipërmarrës italianë, të cilët pretendojnë se kompanitë e tyre kanë pësuar dëme të shumta gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri, protestuan paraditen e të martës para godinës së ambasadës italiane në Tiranë, duke kërkuar dëmshpërblim dhe transparencë.

Sipërmarrësit Gaetano Castello, 77 vjeç dhe Raffaele Tonon, përfaqësues të shoqatës “Mbrojtja e Investimeve Italiane” thanë se ndjeheshin të tradhëtuar dhe të braktisur nga qeveria e tyre dhe kërkuan rikthimin e dëmeve dhe mbështetje për të vazhduar aktivitetin e tyre në Shqipëri.

Bashkë me pankartat, dy protestuesit kishin me vete një flamur italian dhe një të dytë në ngjyrë të zezë, që shoqërohej me fotot e shtatë qytetarëve italianë, që sipas Castellos dhe Tonon, u përkasin sipërmarrësve të tjerë që kanë ndërruar jetë pasi “nuk e duruan dot dhimbjen e shkaktuar nga dëmet dhe braktisja”.

“Li avete fatti morire di crepa cuore [I bëtë të vdesin me zemër të plasur],” shkruhet në italisht në njërën prej pankartave. “Prodi, na tradhëtove,” shkuhej në pankartën tjetër.

Protesta e pazakontë e dy sipërmarrësve i drejtohet kryesisht qeverisë italiane dhe ambasadës së saj në Tiranë, për të cilët thonë se ndonëse i shtynë të qëndronin në Shqipëri në vitin 1997 dhe u premtuan dëmshpërblim për shkatërrimet, nuk e mbajtën fjalën.

Biznesmenët kritikojnë gjithashtu autoritetet shqiptare të drejtësisë, të cilat nuk u dhanë zgjidhje denoncimeve të tyre dhe u ofruan vetëm tallje.

Raffaele Tonon i tha BIRN se ka ardhur në Shqipëri në mesin e viteve ’90 dhe investoi fillimisht në një fabrikë këpucësh, që sipas tij punësoi rreth 500 të rinj. Por në valën e trazirave të vitit 1997, ai pa që t’i shkatërrohej gjithçka para syve.

“Panorama e vitit 1997 është mjaft e trishtë, që nëse e kujton, të vijnë të dridhurat. Ne qëndruam rreth 15 sipërmarrës këtu në Shqipëri, nuk u larguam. Shpëtuam një impiant në Tiranë, por fabrika ime në Korçë u shkatërrua krejtësisht,” kujton Tonon.

Biznesmeni italian e quan historinë e tij në Shqipëri një Odise në kërkim të së drejtës dhe mbajtjes së premtimit të dhënë nga qeveria e drejtuar në atë kohë nga Romano Prodi. Sipas Tonon, qeveria italiane u kërkoi të qëndronin në Shqipëri dhe u premtoi kontribute financiare për të rimëkëmbur sipërmarrjet, por në realitet nuk bëri asgjë.

“Pas 22 vitesh braktisje, mospërfillje nga ana e shtetit italian dhe nga një diplomaci e paaftë dhe sterile, jemi të lodhur…Të lodhur jo vetëm për  mungesën e zhdëmtimit të pasojave të vitit 1997, por jemi të lodhur edhe për nivelin e transparences,” shtoi ai për BIRN.

Edhe Gaetano Castello erdhi në Shqipëri në vitin 1992 dhe gjatë trazirave të vitit 1997 pa kompaninë e tij të ndërtimit në Vlorë që t’i kthehej përmbys. Castello pretendon se Koperacioni Italian iu lut në atë kohë që të vazhdonte punën për pastrimin e qytetit të Vlorës dhe për ta realizuar këtë, atij iu desh të merrte lejen e Zani Caushit si “koordinator” i bandave të armatosura që kontrollonin qytetin.

“Zani na dha lejen që të punonim nga mëngjesi deri në mesditë, dhe ne me mjetet tona ripastruam qytetin. Gjithë këtë e bëmë pasi na e kërkoi ambasada. Kur erdhi koha për të na paguar, nuk na paguan. Kështu që na u desh të hapnim një poces kundër qeverisë italiane,”, ankohet Castello, ndërsa shton se vetëm pastrimi i Vlorës i ka kushtuar 50-60 mijë dollarë.

Sipërmarrësit italianë bëjnë përgjegjëse qeverinë italiane për premtimet boshe si dhe kritikojnë ambasadën italiane në Tiranë për mosveprim. Por Ambasada Italiane në Tiranë i tha BIRN se çështja e dëmeve të pësuara nga investitorët italianë në ngjarjet e ’97 është ndjekur prej vitesh me vëmendjen më të madhe prej saj.

Në përgjigje të një kërkese për koment, Ambasada tha se ambasadori Alberto Cutillo dhe personeli i Zyrës Tregtare i kanë takuar personalisht dy sipërmarrësit, por e quajti zgjidhjen të ndërlikuar dhe shtoi se Ambasada po shqyrton prej kohësh propozime për ndihmesë alternative.

“Çështja, tashmë e hershme, e cila është e ndërlikuar e me veçori politike, teknike e juridike delikate, për fat të keq ende nuk ka gjetur zgjidhjen e dëshiruar, atë të dëmshpërblimit në kuadrin gjyqësor. Megjithatë Ambasada e Italisë ka shqyrtuar prej kohësh propozime për një ndihmesë alternative, dëshmi kjo e interesimit të saj ndaj kësaj çështjeje të cilën e ka ngritur – e do të vijojë ta bëjë – kudo që është e mundur,” tha Ambasada.

Sipërmarrësit Castello dhe Tonin i thanë BIRN se nuk i kuptojnë justifikimet e ambasadës se pse nuk mund të procedohet me dëmet e “luftës” dhe paralajmëruan se do t’i drejtohen Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg për të drejtën e tyre.

“Shpresojmë që dikush të na dëgjojë. Në fillim duam që të na shlyhen dëmet që na janë shkaktuar. Ky është kali ynë i betejës,” tha Raffaele Tonon për BIRN.

Etiketa: 1997BIRNBiznesmenGaetano CastelloGjykatëGjykatësGjyqmbështetjeMbrojtjaMjaftPanoramaParaProtestaPunëQeveriaQeveria italianeRomano ProdiSHshqipShqipërishqiptareStrasburgVlorë
Tjetri
Dy sisteme, një botë

Dy sisteme, një botë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.