AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Fshati i vezirëve otomanë kërkon rilindjen përmes turizmit

Erjola AzizollingaErjola Azizolli
7 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Turistë në fshatin Roshnik | Foto nga : Eriola Azizolli

Një fshati i vogël i Beratit – emri i të cilit lidhet ngushtë me familjen e madhe të Qypyrllinjëve, kërkon të rilindë duke e mbështetur të ardhmen tek turizmi.

Turistë në fshatin Roshnik | Foto nga : Eriola Azizolli

Ardit Fiska, përfundoi studimet e larta në Tiranë, por tre vite më parë vendosi të rikthehej në Roshnik, ku familjarët e tij kanë hapur një restorant me gatime të zonës. Arditi nuk e fsheh se i pëlqen jeta mondane e kryeqytetit, por sapo u diplomua në degën e Enologji-Vreshtari, vendosi të kthehej në fshat, ku është bërë shtylla kryesore e biznesit familjar.

“Lokali që prindërit e mi kanë hapur vite me parë ofronte që në fillim vetëm gatime të zonës, që nga mishi, perimet, djathi,” shpjegoi Arditi.  “Këto [produkte] shoqëruar me verën, po tërhiqnin vëmendjen e vizitorëve të parë, por dhe banorëve të Beratit që zgjedhin të kalojnë një ditë ndryshe në Roshnik, ndaj dhe unë e pash me vend që të rikthehesha për të çuar përpara biznesin”, shtoi ai.

Fal teknologjisë dhe pasionit për inovacionin, Arditi e vendosi restorantin familjar në të gjitha rrjetet sociale dhe e listojë atë me agjencitë që e kanë Beratin si destinacion turistik – rezultatet nuk kanë vonuar.

Prej dy vitesh restoranti i vogël i familjes është i prenotuar nga qershori deri në tetor – çdo ditë të javës, ndërkohë që dhe gjatë dimrit kërkesat nuk mungojnë, veçanërisht gjatë fundjavës.

Një ndër 12 fshatrat e njësisë administrative me të njëjtin emër, Roshniku është i pozicionuar rrëzë malit të Tomorrit. Fal hijes së përjetshme të tij, klimës favorizuese, pasurive të tjera natyrore si ujëvara, kodra e lëndina dhe historisë që e lidh me origjinën e familjes së Qypyrllinëve – nga kanë prejardhjen 5 vezirë të perandorisë Otomane, vizitorët në fshat po shtohen, fakt që i ka shtuar shpresat tek vendasit se të ardhmen e tyre mund ta lidhin me turizmin.

Një tjetër arsye pse turistët tërhiqen nga kjo zonë është dhe tradita e prodhimit të verës.

“Roshniku është i shquar për prodhimin e  verës së “Pulës”, që prodhohet nga rrushi i pulës autokton, i cili rritet vetëm këtu dhe shumë familje e ruajnë  traditën”, tha me krenari Arditi.

Sipas të dhënave të bëra publike nga kryetari i sapozgjedhur i bashkisë së Beratit, Ervin Demo në periudhën janar-gusht 2019, vizitorët në qytet shënuan një rritje me 15%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, Sipas Demos, përveç trashëgimisë kulturore të qendrës historike të qytetit të mbrojtur nga UNSECO, turistët yshten në Berat edhe nga prodhimi i verës, si dhe natyra dhe tradita e fshatrave turistikë.

Jo vetëm Roshniku, por gjithë njësia administrative me të njëjtin emër ka një masiv pyjor të jashtëzakonshëm dhe të ruajtur nga banorët. Zona ka një vegjetacion, ku rritet masivisht robulli dhe ahu. Sipas Administratës së Zonave të Mbrojtura në Berat, e gjithë njësia administrative është mjaft e pasur, me vlera dhe potenciale pa fund për zhvillimin e turizmit.

Të gjitha këto vlera bëjnë që Njësia Administrative e Roshnikut të shihet si një mundësi mjaft e mirë për ndërthurjen e turizmit të natyrës, aventurës me atë që ofron trashëgimia kulturore e Beratit.

Mylazim Cami, një banor i Roshnikut, ka nisur të shoqërojë me mushka vizitorët e huaj drejt malit të Tomorrit duke përshkuar shtigjet, të cilat ai i njeh mirë.

“Kryesisht gjatë verës unë dhe djali kemi filluar të çojmë me mushka drejt malit vizitorë, të huaj më shumë, të cilët i tërheq shumë klima, ujëvara, kodrat, ajri i pastër”, tha Cami për BIRN.

Grupet turistike këtu janë të shumtë ndaj dhe Ardit Fiska është bërë shoqëruesi i tyre më popullor, duke promovuar zonën dhe duke i mbajtur sa më gjatë vizitorët në fshat.

“Vizitorët duan të eksplorojnë zonën malore dhe ne i shoqërojmë në disa  atraksione të pazbuluara, siç është “Ujëvara e Sotirës”, “Çuka Partizane , “Liqenet e Dardhës”, tha ai.

Turistët në Roshnik shikojnë nga afër bukuritë, peizazhet e një natyre të virgjër, por njihen dhe me vendasit, janë kurioz për faunën e zonës. Ata përshkojnë disa kilometra ecje në këmbë, ose me mushka, sipas dëshirës, për të mbërritur drejt ujëvarës.

Rafael Kotcherha, një turist amerikan, ishte një prej shumë vizitorëve që pas Beratit,  kishte shkuar në Roshnik këtë sezon.  Pasi ka soditur natyrën dhe ka shijuar drekën me gatime të zonës – mish qingji, perime të bahçes dhe verë, u shpreh se fshati i vezirëve Otomanë i ka të gjitha mundësitë për tu kthyer në magnet për turistët.

“Këtu, gjithçka është unikale. Hija e malit, ajri i pastër, ushqimi, vera, njerëzit janë shumë të dashur dhe padyshim nëse vjen një herë, këtu ke dëshirë që të rikthehesh sërish”, tha Kotcherha për BIRN.

Banorët jetën këtu e kanë të lidhur me blegtorinë, kultivimin e një fruti-kulture mjaft të pasur, pasi këtu fiku dhe rrushi janë mjaft cilësor dhe të njohur, ndaj dhe shpresojnë që nga resurset pa fund të përfitojnë dhe për zhvillimin e turizmit. Si pasojë e entuziazmit në rritje në fshat kanë nisur të lulëzojnë bujtinat.

“Alpeta” që drejtohet nga familja Fiska u ndërtua fal dhe mbështetjes së projektit  të qeverisë shqiptare për “100 fshatrat”. Pronari i bujtinës, Petrit Fiska shprehet se mundësitë e Roshnikut për turizëm janë të mëdha.

“Këtu historia ka lenë gjurmë, pasi të famshmit vezirë që kanë pasur poste të rëndësishme në Perandorinë Turke janë nga ky fshat,” tha Fiska. “Këtu ka objekte kulti si xhami mjaft të lashta, ndaj dhe ne shpresojmë se duke i bashkuar me natyrën dhe punën tonë, mund të tërheqim vizitorë”, përfundoi ai.

Etiketa: AdministrativeBanorëBeratBIRNDardhëEmriErvin DemoFamiljeKEKultureMjaftnatyrePunëRrjetet socialeSHshqiptareturistTurizmixhami
Tjetri
Shit-blerjet e pronave të patundshme rrezikojnë karrierën e gjyqtarit Përnoca

Shit-blerjet e pronave të patundshme rrezikojnë karrierën e gjyqtarit Përnoca

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.