AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Projekti 5.5 milionë euro i rrugës “Pavarësia” vështirësoi lëvizjen në plazhin e Durrësit

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
7 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rruga “Pavarësia” në plazhin e Durrësit. Foto: Gëzim Kabashi.

Tre vjet pas ndërhyrjeve të kushtueshme në rrugën e plazhit të Durrësit, banorët dhe ekspertët ankohen për problemet e shtuara të lëvizjes dhe trafikut, ndërkohë që ndajnë qëndrime të kundërta për dobishmërinë e projekteve.

Rruga “Pavarësia” në plazhin e Durrësit. Foto: Gëzim Kabashi.

Rruga “Pavarësia” që çan përmes plazhin e Durrësit nis nga Ura e Dajlanit dhe përfundon në vendin e quajtur Plepa, në një gjatësi prej vetëm 4.3 kilometrash. Megjithatë, ajo iu nënshtrua një projekti të gjerë rikualifikimi përmes pesë tenderave në vitin 2016, duke ofruar tre pamje të ndryshme dhe opinione të kundërta mes banorëve dhe turistëve për dobishmërinë e projektit.

“Kam ardhur nga Durrësi me biçikletë që kur isha fëmijë, por tani e kam thuajse të pamundur të lëviz drejt plazhit,” thotë për BIRN Durim Çela, 59 vjeç. Për Çelën, korsitë e dedikuara për biçikleta në të dy anët e rrugës kanë pamjen e një kanali 1,5 metër, ku duhet të mbash ekuilibrin dhe t’u hapësh rrugën atyre që vijnë përballë.

“Edhe kur kalon poshtë urës së Dajlanit duhet ta marrësh biçikletën për dore, nga rruga e re pranë portit deri në fillimin e rrugës “Pavarësia”,” vijon të ankohet durrsaku i pasionuar pas dyrrotakut.

Rruga “Pavarësia” ndjek të njëjtën gjurmë me fillimin e rrugës Durrës – Kavajë, e ndërtuar thuajse një shekull më parë; atëherë kur ranishtja e plazhit kishte pamjen e dunave mbushur me gjineshtra. Rruga e asfaltuar mbeti e tillë edhe në vitet 1970, kur plazhi i Durrësit filloi të frekuentohej masivisht, veçanërisht nga të rinjtë dhe familjarët e shumtë të Tiranës, ndërsa në krahun e detit u ndërtuan qindra kabina prej druri e madje edhe çadra ushtarake, të cilat u adoptuan për pushuesit.

Në vitin 2004, qeveria shqiptare akordoi 10 milionë euro për rindërtimin e saj dhe rruga e Plazhit mori përmasat që ka sot. Në vitin 2016, Bashkia e Durrësit e ndryshoi funksionin dhe pamjen e saj përmes pesë tenderave të financuar nga Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve, ndërhyrje të cilat kushtuan në total 686.6 milionë lekë [5.5 milionë euro].

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se rikualifikimi i hapësirave në të dy anët e rrugës “Pavarësia” u realizua përmes dy loteve dhe kushtoi rreth 2.6 milionë euro.  Ndërsa realizimi i korsive të biçikletave, gjelbërimit dhe ndriçimit u prokurua më vete me kosto prej 1.6 milionë eurosh. Dy tenderat e tjerë, rikonstruksioni i mbikalimeve dhe i nënkalimit dhe rotondës te Ura e Dajlanit kushtuan respektivisht rreth 649 mijë dhe 575 mijë euro.

Megjithatë, ekspertë dhe banorë të zonës i konsideruan ndërhyrjet të panevojshme, përsa kohë që nuk kanë zgjidhur problemin e trafikut dhe atë të parkimit në zonën e plazhit.

Inxhinieri i ndërtimit, Agim Koçi thotë se ndërhyrjet në rrugën “Pavarësia” nuk kanë zgjidhur problemin e trafikut  dhe të lëvizjes së kalimtarëve drejt detit, duke e mbajtur problematike, njësoj si para ndërhyrjeve çështjen e qarkullimit të automjeteve.

“Mjafton të ndërtoheshin mbikalime apo nënkalime për këmbësorët, duke ruajtur të njëjtët parametra trafiku për automjetet,” tha inxhinier Koçi. “Vendparkimet në krah të rrugës nuk e kanë zgjidhur mungesën e hapësirave për veturat, furgonët dhe autobuzët. Ato vetëm e kanë vështirësuar lëvizjen e mjeteve, dhe po ashtu edhe atë të kalimtarëve,” shtoi ai.

Në njërin prej prezantimeve të vitit 2016, Bashkia e Durrësit deklaroi se një ndër qëllimet e projektit ishte moderimi i trafikut si dhe rritja e sigurisë përmes vendosjes së gungave që pengojnë shpejtësinë.

Korsia e biçikletave në rrugën “Pavarësia”, ku banorët ankohen se me zor mbajnë ekuilibrin. Foto: Gëzim Kabashi.

Ky aspekt i projektit konsiderohet pozitiv nga Vasil Molla, pronar i një restoranti në hyrje të plazhit, i cili ankohet megjithatë për trafikun në sezonin e verës.

“Në fakt, gungat në rrugë kanë ndikuar në uljen e shpejtësisë dhe numri i aksidenteve me rrezik jete është reduktuar fare,” tha Molla.

“Por rruga ngushtohet, qarkullimi shpeshherë bllokohet për shkak të hyrje-daljes së makinave nga parkimet anash rrugës, por edhe për t’u lënë hapësira kalimi pushuesve, që nuk kanë mundësi të tjera për të dalë në plazh,” shtoi ai.

Gaetano Castello, një sipërmarrës italian që banon jo shumë larg zonës së plazhit e sheh me pozitivitet projektin, ndërsa vlerëson edhe ndriçimin e rrugës. Megjithatë, Castello i tha BIRN se e frekuenton shumë pak këtë pjesë të Durrësit.

“Rruga është ngushtuar duke i lënë hapësirë krijimit të një zone pedonale ku në mbrëmje pushuesit shëtisin apo frekuentojnë dyqanet e suvenireve apo klubet në të dy krahët e rrugës,” tha Castello.

Megjithëse bashkia ka vendosur që në rrugën “Pavarësia” të drejtën e qarkullimit e kanë vetëm autoveturat, mjetet e shërbimit shëndetësor, zjarrfikëset si dhe autobuzët e linjës urbane, kaosi gjatë stinës së verës është i pashmangshëm.

Ata që shkojnë drejt qyteteve të jugut nuk e përdorin më rrugën e plazhit, por kalojnë nga rruga e re e Unazës, ndërsa qytetarët që kanë zgjedhur të banojnë në pallatet e zonës së plazhit detyrohen të përdorin rrugën paralele që u ndërtua 4 vjet më parë.

Bashkia e Durrësit tashmë i ka përfunduar të gjitha ndërhyrjet në jug të qytetit, aty ku brenda 20 vitesh u krijua një nga lagjet më të populluara në shkallë vendi. Duke iu referuar një komunikate të saj në prill të vitit 2016, “për herë të parë tre institucione u koordinuan plotësisht pa dëmtuar investimet e njëra tjetrës”. “

Përveç rikualifikimit të rrugës “Pavarësia”, Bashkia i referohej projektit të Bankës Botërore për sistemimin e ujërave të zeza si dhe projektit të qeverisë shqiptare për furnizimin me ujë të pijshëm të zonës së plazhit.

Por për banorët dhe frekuentuesit e zonës, jo të gjitha problemet janë zgjidhur.

“Shqetësimi i kahershëm i banorëve dhe turistëve për ujin dhe kanalizimet ka gjetur zgjidhje, por vështirësitë e qarkullimit të mjeteve dhe kalimtarëve në rrugën “Pavarësia” do të vijojë shumë më gjatë,” përfundoi Vasil Molla për BIRN.

Etiketa: BanorëBashkiaBashkia e DurrësitBIRNDurrësEuroGaetano CastellokostoMollaParaplazhQeveriaQeveria shqiptarerrezikSHshqiptareTiranëtrafikuturistURAUra e Dajlanit
Tjetri
Rivlerësimi i Regleta Panajotit, KPK ngre pikëpyetje mbi pasurinë dhe profesionalizmin

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e kandidates për Gjykatën Kushtetuese

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.