AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Këshilli Europian mbështet Kovesin e Rumanisë për postin e kryeprokurores

Marcel Gascón BarberángaMarcel Gascón Barberá
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Laura Codruta Kovesi. Foto: Flickr.

Ish-kryeprokurorja e Agjencisë së Anti-Korrupsionit në Rumani, Laura Codruta Kovesi, mesa duket do të bëhet kryeprokurorja e parë e BE-së, pasi mori shumicën e votave nga Këshilli Europian të enjten.

Laura Codruta Kovesi. Foto: Flickr.

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm në BE, COREPER, ka votuar në favor të Laura Codruta Kovesit si kandidaten e tij të preferuar për pozicionin e ri të Kryeprokurores së BE-së, duke i hapur rrugë Parlamentin Europian për të konfirmuar ish-kryeprokuroren e Agjencisë së Anti-Korrupsionit në Rumani në këtë post. Parlamenti ka shprehur vazhdimisht mbështetje për të.

Jean-Francois Bohnert i Francës dhe Andreas Ritter i Gjermanisë ishin gjithashtu në garë. Por në një votim të fshehtë të mbajtur të enjten nga COREPER, i cili është pjesë e Këshillit Europian dhe përfaqëson anëtarët e shtetit në Bruksel, Kovesi mori 17 nga 22 votat e hedhura, duke i lënë pas me vota kandidatët e tjerë.

Rumania me shumë gjasa ishte një nga pesë vendet që nuk votuan për Kovesin, pasi qeveria e Bukureshtit vazhdimisht ka kundërshtuar kandidaturën e saj.

Kryeministrja Viorica Dancila, nga Partia Socialdemokrate, PSD, përsëriti kundërshtimin e qeverisë së saj për Kovesin, duke përmendur hetimet ligjore me të cilat ajo përballet në vendlindje për abuzim detyre gjatë pesë viteve që ajo ishte në krye të Agjencisë së Anti-Korrupsionit.

“Ne nuk e mbështesim këtë mandat,” tha Dancila përpara takimit të COREPER. “Kur ka dyshime për një person, pavarësisht se çfarë pozicioni ai mban, është e nevojshme që ajo t’i sqarojë këto gjëra dhe më pas mund ta marrë këtë post,” shpjegoi kryeministrja.

Puna e Kovesit në Agjencinë e Anti-Korrupsionit u vlerësua nga BE-ja dhe SHBA-ja, pasi ajo paditi qindra politikanë dhe u bë një simbol i luftës kundër korrupsionit në Rumani – një vend i prirur nga rekorde të vogla në këtë fushë.

Por hetimet e saj zemëruan qeverinë e udhëhequr nga PSD-ja, e cila në korrik 2018 e shkarkoi atë nga posti, duke e akuzuar për bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës – të cilat janë nën juridiksionin e presidentit – për të shënjestruar politikanët socialdemokratë.

Në shkurt të këtij viti, pasi emri i Kovesi u parashtrua për postin në BE, gjykatat rumune filluan hetimin e saj nën dyshimet për abuzim pushteti, ryshfet dhe dëshmi të rreme. Një muaj më vonë, ajo u thirr për të dëshmuar në një rast të dytë, në të cilin ajo akuzohet se ka organizuar prokurorë që të gjykonin në mënyrë arbitrare disa individë.

Kovesi, opozita e qendrës së djathtë në Rumani dhe Komisioni Europian i shohin hetimet si të motivuara politikisht.

Pas votimit, Kovesi e përshkroi mbështetjen që ajo kishte marrë nga COREPER si “një votë besimi për një shoqëri që ka mbrojtur sundimin e ligjit, pa mbështetjen e të cilës unë s’do t’ia kisha dalë dot mbanë”.

Kovesi, i cili ka marrë mbështetjen e qindra mijëra rumunëve gjatë protestave të shumta antiqeveritare të viteve të fundit, shtoi se votimi gjithashtu do të inkurajonte “të gjithë prokurorët të vazhdojnë të luftojnë korrupsionin”.

Etiketa: abuzimBEBrukselEmriHetimetkandidatëtKomisioni EuropianLaura Codruta KovesimbështetjeOpozitaPartiaPartia SocialdemokrateprokurorPSDPunaQeveriaRumaniRumaniaryshfetSHSHBAVotavotimVotimi
Tjetri
Akuzat me Gjokën sjellin dorëheqjen e drejtoreshës së rrugëve

Akuzat me Gjokën sjellin dorëheqjen e drejtoreshës së rrugëve

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.