AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Investigime

Hoteli me 5 yje në Barcelonë: zgjerohet hetimi ndaj zyrtarëve të bashkisë së Tiranës

Nënkryetari Arbjan Mazniku dyshohet se nuk ka qenë zyrtari i vetëm për të cilën administratori i kompanisë Fusha Sh.p.k – kontraktori më i madh i bashkisë së Tiranës, ka paguar akomodimin luksoz gjatë një udhëtimi për në Barcelonë, duke ngritur dyshime për konflikt interesi, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Artikull kryesor Investigime, Investigime, Korrupsioni, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
800 0 1745390314xveliaj mazniku 379
Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku

Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku u mor në pyetje paraditen e të hënës në Prokurorinë e Tiranës, pas regjistrimit të një kallëzimi penal për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Mazniku u pyet në cilësinë e personit në dijeni të fakteve, lidhur me pagesën e faturës së akomodimit në një hotel me 5 yje në Barcelonë të Spanjës në qershor të vitit 2018, të kryer aga administratori i kompanisë Fusha sh.p.k., Shkëlqim Fusha.

Megjithatë, sipas dëshmive dhe dokumenteve të mbledhura deri tani, nënkryetari i bashkisë dyshohet se nuk ka qenë i vetmi zyrtar që ka përfituar në konflikt të dyshuar interesi nga ‘zemërgjerësia’ e biznesmenit Fusha.

Dy burime të pavarura brenda prokurorisë i thanë BIRN se gjatë dhënies së deklarimeve përpara policisë gjyqësore të hënën, Mazniku ka deklaruar se përveç akomodimit të tij, Shkëlqim Fusha ka paguar edhe akomodimin e drejtorit të Zyrës së Urbanistikës në Bashkinë Tiranë, Ditjon Baboçi.

“Arbjan Mazniku është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi ngjarjen, pasi Prokuroria e Tiranës ka nisur hetim për veprën penale të shpërdorimit të detyrës lidhur me pagesën për akomodimin e disa zyrtarëve dhe punonjësve të Bashkisë Tiranë nga një subjekt privat”, pohoi për BIRN një prokuror me dijeni të dosjes.

Sipas të njëjtave burimeve, prokuroria dyshon se biznesmeni Fusha ka kryer pagesën e akomodimit në Barcelonë të Spanjës për një grup të madh drejtuesish dhe punonjësish të bashkisë Tiranë, por jo për kryetarin Erion Veliaj. Mbetet e paqartë se kush i ka paguar kostot e akomodimit kryetarit të bashkisë.

Mazniku raportohet të ketë thënë përpara oficerit të policisë gjyqësore se pagesa është kryer prej Fushës për shkak të ‘mosrakordimit’ të bashkisë për mbulimin e shpenzimeve të akomodimit. Pas dhënies së deklarimeve në prokurori, nënkryetari i bashkisë së Tiranës deklaroi për mediet se ishte i kënaqur që dha informacionin e Bashkisë Tiranë për këtë çështje.

Deri në publikimin e këtij shkrimi bashkia Tiranës, nënkryetari i Bashkisë , Arbjan Mazniku dhe Drejtori i Urbanistikës, Ditjon Baboçi nuk i përgjigjën një kërkese për koment nga BIRN, ndërsa administratori i kompanisë Fusha sh.p.k, Shkëlqim Fusha refuzoi të komentonte.

“Çështja është duke u gjykuar në Prokurori dhe deri në përfundim nuk mund të japim asnjë mendim për këtë çështje,” tha Shkelqim Fusha nëpërmjet një mesazhi në rrjetin online të komunikimit WhatsUp.

Kompania Fusha Sh.p.k është kontraktori më i madh i bashkisë së Tiranës dhe vetëm gjatë 4 viteve të fundit – kohë kur në krye të bashkisë ka qenë kryebashkiaku Erion Veliaj, ka përfituar mbi 28.6 milionë euro në fonde publike nga ky institucion.

Fusha sh.p.k u shpall fituese e tenderit me vlerë 11 milionë euro për “rikualifikimin urban të ‘Sheshit Skënderbej’”, si e vetmja kompani konkurruese.

Hetimi i Prokurorisë së Tiranës vjen pas publikimit në median online të disa dokumenteve sipas të cilave, biznesmeni Fusha kishte paguar për akomodimin e Maznikut në datat 19-21 qershor 2018 në Hotel Alma në Barcelona, me një kosto prej 900 euro nata. Alma është një hotel me 5 yje më qendër të Barcelonës, vetëm disa hapa larg nga  ‘Passeig de Gràcia” – një prej bulevardeve kryesore të kryeqyteti të Katalunjas.

Gjatë këtyre datave në Barcelonë u mbajt ceremonia e dhënies së çmimeve ““Çmimi Europian për Hapësirën Publike 2018””, ku baskia Tiranë dhe projektuesi i sheshit “Skënderbej” fituan çmimin e parë.

Regjistrimi i procedimit penal për këtë çështje në Prokurorinë e Tiranës ka ardhur pas kryerjes së një kallëzimi nga aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ndaj nënkryetarit të bashkisë, Arbjan Mazniku. Ky grupim i shoqërisë civile është vendosur në qendër të protestave kundër një propozimi të pakërkuar partneriteti publik privat të kompanisë Fusha, për shembjen e teatrit aktual dhe ndërtimin e një teatri të ri kombëtar, në shkëmbim të përfitimit të një parcele toke publike në qendër të Tiranës, ku kompania synon të ngrejë një bllok pallatesh shumëkatësh.

Pas publikimit në media të faturave të paguara nga Shkëlqim Fusha për akomodimin e nënkryetarit të bashkisë në Barcelonë, Bashkia e Tiranës deklaroi nëpërmjet deklarate për shtyp se i gjithë udhëtimi ishte financuar nga Shkëlqim Fusha, për shkak se çmimi ishte fituar nga arkitektit ‘54N4E,’ kompanisë zbatuese “Fusha” dhe Bashkia Tiranë.

“Me rastin e marrjes së këtij Çmimi prestigjoz, një grup nga Shqipëria udhëtoi për në Barcelonë për të marrë pjesë në ceremoni dhe për të tërhequr çmimin,” deklaroi bashkia për Zërin e Amerikës

“Kompania “Fusha” mori përsipër të mbulojë shpenzimet për grupin nga Shqipëria, kësisoj duke mos shpenzuar fonde të Bashkisë së Tiranës për një çmim që i jepej si bashkisë edhe kontraktorit për realizimin,” ajo shtoi.

Por sipas Partisë Demokratike kjo deklaratë nuk është e vërtetë, pasi sipas dokumenteve të Agjencisë së Prokurimit Publik provohet se Bashkia e Tiranës ka shpenzuar mbi 900 mijë lekë bileta avioni për udhëtimin në Barcelonë.

“Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duhet të merret gjithashtu nën hetim. Partia Demokratike ka zbuluar fakte zyrtare që provojnë se Bashkia e Tiranës ka mashtruar opinionin publik për paratë që u përdorën në udhëtimin e Barcelonës,” deklaroi ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi Tyli.

Gjithashtu, ndryshe nga sa pretendon Bashkia e Tiranës në deklaratën e saj, çmimi “Europian për Hapësirën Publike 2018” i është akorduar vetëm projektuesit ‘54N4E,’ dhe bashkisë së Tiranës, por jo kompanisë zbatuese.

Sipas Prokurorisë përveç veprës penale të shpërdorimit të detyrës, hetimi do të kryhet edhe për ushtrimin e ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe për veprën penale të korrupsionit. Burimet brenda prokurorisë u shprehën se janë duke u administruar në bashki dokumentacionin e praktikës së organizimit të udhëtimit në Barcelonë të Spanjës në qershor të vitit 2018 dhe të akomodimit atje.

“Nëse do të jetë e nevojshme do t’u dërgojmë letër-porosi edhe autoriteteve spanjolle lidhur me faturat e paguara për akomodimin e një delegacioni të bashkisë Tiranë në qershor të vitit 2018 në Barcelonë”, përfundoi zyrtari i Prokurorisë së Tiranës.

Etiketa: AgaaktivistArbjan MaznikuBarcelonabashkiBashkiaBIRNDhurata ÇupiErion VeliajErjon VeliajEuroFondeFushaFusha sh.p.kGjyqHetimHotel me 5 yjekonfliktkonflikt interesiKorrupsionkorrupsion pasivkostoMediaPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePartneriteti Publik PrivatPDprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e TiranësSHShkëlqim FushaShpërdorim detyreshqipShqipëriaTiranë
Tjetri
Opozita kërcënon bankat kundër financimit të koncesioneve

Opozita kërcënon bankat kundër financimit të koncesioneve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.