AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Denoncimi i Policisë së Shtetit rihap vetingun për gjyqtarin Ramiz Lala

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Korrupsioni, KP, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Gjykates Administrative te Gjirokastres, Ramiz Lala, duke dale nga seanca e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ne vendimin e dhene sot e ka cilesuar ate si figure te paster. Ne perfundim te procesit te rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut, Lala kaloi tre shtyllat e vleresimit, anen profesionale, pasurine dhe integritetin./r/n/r/nHead of Gjirokastra’s Administrative Court, Ramiz Lala, leaves a session of the Independent Qualification Commission, IQC, which confirmed her on duty. At the end of the process of revaluation, otherwise known as the process of vetting, Lala passed the three pillars of revaluation, such as professionalism, wealth and integrity.

Një denoncim i firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë mbi dy vendime të kryetarit të Gjykatës Administrative të Gjirokastrës, Ramiz Lala për çështjen e gradave është arsyeja kryesore e ankimit të tij në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Gjyqtari Ramiz Lala pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: E.Hoxhaj

Një denoncim i firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit rihapi procesin e vetingut për gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Gjirokastrës, Ramiz Lala.  Sipas ankimit të Komisionerit Publik në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, denoncimi i Policisë së Shtetit ndaj gjyqtarit Lala kishte mbërritur pas marrjes së vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin e tij në detyrë dhe kishte në bazën e vet kriterin e profesionalizmit.

Ankimi i dorëzuar në Kolegj nga komisioneri Florian Ballhysa rendit si shkak kryesor nevojën e administrimit, hetimit dhe shqyrtimit si prova të akteve të dosjeve që i përkasin çështjeve gjyqësore të shqyrtuara Ramiz Lala, me palë paditëse dy punonjës të Policisë së Shtetit dhe palë të paditur, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Njëra prej çështjeve gjyqësore lidhen me vendimin e Lalës për t’i dhënë gradën “Drejtues” njërit prej punonjësve të Policisë së Shtetit.

“Në informacionin e saj, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit parashtron se argumentimi ligjor i këtij vendimi nga ana e subjektit të rivlerësimit bie në kundërshtim me ligjin dhe procedurat përkatëse, që ai parashikon në dhënien e gradave në Policinë e Shtetit,” citohet në ankimin e Komisionerit Publik.

Komisioneri vlerëson se ka vend për të rihetuar aftësitë profesionale të gjyqtarit Lala në lidhje me aftësinë e përgjithshme për të interpretuar ligjin, për të identifikuar konfliktin e normave; për të përdorur parimet e përgjithshme të teorisë së të drejtës dhe për të analizuar jurisprudencën.

“Për sa parashtrohet në pjesën arsyetuese të aktit konkret (vendimit gjyqësor) grada ‘Drejtues’ duket se i është dhënë palës paditëse… , me vendim gjyqësor, pa kryer analizën ligjore të kryerjes paraprakisht së procedurave administrative..,” citohet ndër të tjera në ankim.

Komisioneri Publik vëren se përsa parashtrohet në pjesën arsyetuese të aktit konkret, vendimi i dhënë nga Lala duket se disponon mbi objektin e një konflikti gjyqësor të zgjidhur më parë me vendim të formës së prerë. Komisioneri arsyeton gjithashtu se në vendim, gjyqtari Lala ka disponuar për vënien në ekzekutim të menjëhershëm të vendimit gjyqësor, si dhe një shumë të konsiderueshme monetare përtej kërkimeve të palës paditëse.

Komisioneri shton gjithashtu se KPK e ka konfirmuar Lalën vetëm me një nivel minimal kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale. Në ankim shtohet gjithashtu edhe kriteri i pasurisë, për të cilin Komisioneri thotë se vendimi i KPK-së nuk jep argumente të bazuara dhe të qarta.

“Komisioneri vlerëson se Komisioni në vendimin e tij nuk jep argumente të bazuara, duke rezultuar i paqartë shkaku se pse është ndjekur një metodologji e caktuar, e ndryshme, për kryerjen e analizës financiare, pas kalimit të barrës së provës që ka ndikuar në reduktimin e një balance negative të të ardhurave të ligjshme nga një vlerë -1.235.304 lekë, në shumën – 88.286 lekë,” thuhet në ankim.

“Nga aktet në dosje, konstatohet se vlerat e shpenzimeve të zbritura nga Komisioni, përveç se janë në tejkalim të pretendimeve të vetë subjektit, janë në tejkalim edhe të vlerave të dietave të kredituara në llogaritë bankare të tij,” shtohet aty.

Ballhysa i kërkon Kolegjit që të mundësojë rivlerësimin e zërave të analizës financiare për periudhën 2010-2016, kur Lala ka rezultuar me balancë negative dhe të konkludojë mbi mundësinë financiare të subjektit për të mbuluar me burime të ligjshme të ardhurat e deklaruara dhe shpenzimet e kryera.

Komisioneri kërkon që në përfundim të gjykimit të çështjes, KPA të vendosë ndryshimin ose lënien në fuqi të vendimit nr. 190, datë 26.7.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Ramiz Lala.

Etiketa: Administrativeaftësitë profesionaleAnalizëAnkimAnkimiDenoncimdosjeFlorianFlorian BallhysaGjykatëGjykatësGjyqKolegjKomisioneriKomisioneri PublikKPAKPKRamiz LalaVendimVendimi
Tjetri
Richard Grenell, i dërguari i ri i Trump në Ballkan

Richard Grenell, i dërguari i ri i Trump në Ballkan

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.