AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KP

Komisioneri Publik apelon vendimin e konfirmimit të prokurorit Petrit Çano

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në KP, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Petrit Çano pas konfirmimit. Foto Vladimir Karaj/Birn

Çmimet e dy apartamenteve të blera në Tiranë kanë shtyrë Komisionerit Publik të kërkoj në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit rihetimin e çështjes së prokurorit Petrit Çano i cili u konfirmua nga KPK. Komisioneri pretendon se apartamentet janë blerë me çmime disa herë më lirë se ai i tregut.

Prokurori Petrit Çano pas konfirmimit. Foto Vladimir Karaj/Birn

Komisioneri Publik njoftoi të enjten se kishte apeluar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Petrit Çano. Komisioneri Florian Ballhysa në ankimin drejtuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kërkon hetim më të thelluar.

Sipas Komisionerit Publik, KPK nuk kishte hetuar mjaftueshëm sa i përket çmimeve të blerjes së dy apartamenteve. Ballhysa thotë se apartamentet janë blerë me çmim disa herë më të lirë se ai tregut dhe se KPK nuk kishte hetuar për konflikt interesi dhe as për fiktivitet.

Çano u hetua nga një trupë gjykuese e përbërë nga Olsi Komici në cilësinë e kryesuesit, Suela Zhegu relatore dhe anëtar Lulzim Hamitaj. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs.

Prokurori Petrit Çano e ushtron funksionin e tij prej më shumë se 20 vitesh në rolin e drejtuesit. Ai ka drejtuar Prokurorinë e Vlorës në vitet 2000-2008 si dhe atë të Lushnjes në vitet 2008-2015. Me dekret të presidentit të Republikës, Çano është emëruar drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë prej vitit 2015.

Ndaj tij  u bënë dy seanca dëgjimore, një në qershor dhe një e dytë në korrik, pasi KPK bëri me dije se kishte marrë dokumente shtesë. Në fund Komisioni njoftoi konfirmimin në detyrë të Çanos, duke e konsideruar atë të përshtatshëm në të tre kriteret.

Por sipas Komisionerit Publik hetimi nuk ka qenë i plotë. “Sa më sipër, Komisioneri Publik çmon se procesi i hetimit, i kryer nga Komisioni për kriterin e vlerësimit të pasurisë nuk ka qenë i plotë, e për rrjedhojë përfundimet e arritura nuk janë në pajtueshmëri me provat e administruara’, thuhet në ankim.

Ndër të tjera Komisioneri Publik kërkon rihetim të dy pasurive të paluajtshme. Një apartament 102 metra katrorë blerë në vitin 2011 për 7.5 milion lekë dhe një apartament 63 metra katrorë blerë në emër të vajzës në vitin 2014 për 53 mijë euro (ose 7.4 milion lekë).

Në vendimin e KPK bëhet me dije se burimi i këtyre pasurive rezultonte i ligjshëm. Për apartamentin e parë kishte shërbyer shitje e një apartamenti dhe një shtese në Fier. Shumat i ishin dhënë ndërtuesit në foirmë huaje për disa vite me rradhë dhe në vitin 2011 është bërë kontrata e shit-blerjes që referohet në këto shuma. Ndërkohë apartamenti i dytë rezultoi i blerë nga kursimet e bashkëshortëve Çano. Kpk as në këtë rast nuk ngriti dyshime në fund të hetimit.

Komisioneri publik nga ana e tij pretendon se hetimi nuk ka qenë i plotë. Duke iu referuar vendimi të KPK-së Ballhysa kërkon që të hetohet konflikti i mundëshëm i interesit, veprime në dukje fiktive dhe burim i ligjshëm i të ardhurave.

Përndryshe nga KPK që shprehet se nuk kishte dyshime mbi çmimin e blerjes së apartamentit 102 metra katrorë, nga krahasimi i këtij çmimi me kontratat e bëra nga i njëjti ndërtues në të njëtin pallat, Komisioneri thotë se apartamenti është blerë 60 për qind më lirë se çmimi i referencës.

“Kontrata e shitblerjes e datës ***.12.2011, për pasurinë “apartament banimi 102 m2”, ka një çmim total prej 7.500.000 lekësh, ndërkohë çmimi i tregut të lirë, i cili shërben për llogaritje të tatimit sipas udhëzimit nr. 9/2008, është në vlerën totale prej 17.955.000 lekësh”, shprehet Ballhysa.

Ai thotë se Komisioni duhej të kishte hetuar në drejtim të konfliktit interesit dhe verifikuar nëse ndërtuesi kishte pasur apo jo çështje me prokurorin gjatë gjithë karrierës së tij dhe jo vetëm në periudhën kur ndodhi shit-blerja. Komisioneri thotë se duhet verifikuar nëse kemi të bëjmë me trajtim preferencial për shkak të punës “përkundrejt pretendimeve të parashtruara nga subjekti se me z. ***. *** e lidhte vetëm një miqësi e vjetër”.

Po ashtu Komisioneri ngre dyshime për veprime fiktive. Ai thotë se pasuria ishte rivlerësuar para shitjes në shumën 17.9 milion lekë dhe taksa për këtë ishte paguar prej shitësit. “Kjo diferencë e konsiderueshme rreth 60% më lirë, duhej të shërbente si indicie për Komisionin për të hetuar në mënyrë më të plotë në drejtim të veprimeve fiktive në dukje”, thuhet në ankim. Sipas ballhysës ky veprim mund të jetë bërë për të “mbuluar pamundësinë financiare” të subjektit.

Po ashtu lidhur me këtë pasuri Komisioneri kërkon hetim më të thelluar të të ardhurave të bashkëshortes si pronare e një kopshti privat. Ballhysa thotë se këto nuk ishin bërë të qarta nga Komisioni.

Komisioneri ka kërkuar hetim të ngjashëm edhe për pasurinë e vajzës së Çanos. Sipas Komisionerit Ballhysa apartamenti i blerë në vitin 2014, për të cilin KPK ka konkluduar “se […] subjekti ka pasur burime financiare të ligjshme për ta blerë”, është blerë po ashtu me çmim më të ulët.

Komisioneri vë në dukje se kjo situatë nuk është konstatuar “gjatë hetimit përkatës” dhe për këtë nuk ishin kërkuar shpjegime nga Çano. Megjithatë Komisioneri vetë vë në dukje se çmimi është “ndjeshëm më i ulët se çmimi i referencës”.

“Komisioneri Publik vlerëson se Komisioni nuk ka kryer një hetim administrativ të gjithanshëm e shterues, në këto drejtime kryesore: (i) konfliktit të interesit; (ii) pagesa në vlerën prej 1.023.335 lekë në aplikimin pranë ZVRPP-së Tiranë; (iii) veprimeve në dukje fiktive; (iv) burimit të ligjshëm të të ardhurave të deklaruara nga kontrata e shitjes në shumën 1.400.000 lekë, të cilat i trajtojmë në vijim”, thuhet në ankim.

Komisioneri thotë se apartamenti është blerë për 7.4 milion lekë, por kishte vlerën 12 milion lekë dhe se nisur nga kjo KPK duhej të kishte hetuar “në drejtim të konfliktit interesit”.

Po ashtu në lidhhe me këtë pasuri kërkohet të hetohet pagesa prej 1 milion lekë pranë ZVRPP-së Tiranë për rregjistimin e pasurisë. Ballhysa thotë se kjo shumë nuk është marrë në konsideratë në analizën finaciare në vitin 2014.

Ballhysa po ashtu kërkon të hetohet mundësia e veprimeve fiktive, pasi sipas tij çmimi i lartë real dhe çmimi i ndryshëm i paguar mund të kenë shërbyer “për të mbuluar pamundësinë financiare nga burime të ligjshme të subjektit të rivlerësimit, për të blerë këtë pasuri me çmimin real të saj”.

Komisioneri po ashtu kërkon që Kolegji të rihetojë një prej argumenteve që u diskutua gjatë edhe në KPK. Sipas ankimit nuk është sqaruar përfundimisht burimi i ligjshëm i 1.4 milion lekëve të deklaruara si të ardhura nga shitja e mobiljeve të një kopshti privat fëmijësh në pronësi të bashkëshortes së Çanos.

KPK arriti në  përfundimin se megjithëse për këtë shitje ishte paguar tatimi në burim, bashkëshortja e subjektit nuk kishte qenë e detyruar ta paguante. Komisioneri megjithatë shprehet se KPK nuk ka parë mirë shkresat e Drejtorisë së Tatimeve sipas të cilave bashkëshortja e Çanos nuk kishte të drejtë t’i shiste këto moblije dhe se ato duhej t’i shiste likujduesi që ishte caktuar për biznesin e saj pas mbylljes.

Komisioneri po ashtu ngre dyshime edhe mbi mundësitë për të kursyer të prokurorit për dy vite. Në fund Ballhysa kërkon nga KPA rihetimin e elementëve të mësipërm dhe në varësi të rezultateve lënien në fuqi ose ndryshimin e vendimit të KPK.

Etiketa: AnalizëAnkimBIRNEuroFierFlorianFlorian BallhysaGjyqHetimKolegjiKomisioneriKomisioneri Publikkonfliktkonflikt interesiKPAKPKlulzim hamitajOlsi KomiciPallatParapasuriaPetrit ÇanoProkuroriPunëSeancaSHSuela ZhegutaksaTHeo JacobsVendimiVëzhguesitVlorëZVRPP
Tjetri
Analiza financiare e gjyqtarit Artur Malaj: KPK fshehu aktet nga Komisioneri Publik

“I zhgënjyer totalisht”: Artur Malaj kundërshton analizën financiare të KPA

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.