AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Filmi kosovar në garë për Oskar shpërfaq dhimbjen e nënave që humbën fëmijët në luftë

Serbeze HaxhiajngaSerbeze Haxhiaj
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Adriana Matoshi, aktorja kryesore në filmin e Antoneta Kastratit, “Zana”. Foto: Crossing Bridges Films.

Antoneta Kastrati tregon sesi filmi i saj, që përshkruan dhimbjet e mëdha të nënave fëmijët e të cilëve u vranë gjatë kohës së luftës, që është kandiduar nga Kosova për çmimet Oskar të vitit të ardhshëm, u frymëzua nga tragjedia e familjes së saj.

Adriana Matoshi, aktorja kryesore në filmin e Antoneta Kastratit, “Zana”. Foto: Crossing Bridges Films.

Mëngjesin e 10 qershorit 1999, vetëm disa orë pasi marrëveshja e paqes që do t’i jepte fund luftës së Kosovës u nënshkrua mes NATO-s dhe ish Jugosllavisë, Antoneta Kastrati dhe motra e saj e vogël, Sevdija u larguan nga shtëpia e tyre në përpjekje për tu strehuar në një pyll disa kilometra  më larg.

Kastrati nuk arriti ta bindte dot nënën dhe motrën e saj më të madhe që të largoheshin bashkë me to.

Disa orë më vonë, nëna e saj Ajshja, në atë kohë 50 vjeçare, dhe motra e saj Luljeta, 24 vjeçare, u vranë në një shtëpi ku ishin strehuar 18 civilë.

Ata u vranë nga një grup i policisë serbe dhe civilë të armatosur në fshatin e tyre të lindjes Zahaq, afër qytetit perëndimor, Pejës. Viktima më e re ishte një vajzë 11-vjeçare.

Ky moment e ka përndjekur Antoneta Kastratin, ditë e natë, për më shumë se dy dekada. Pesë vjet më parë, ajo vendosi të realizonte një film që ajo e përshkruan si një “version të filtruar të historisë personale”.

Filmi, i titulluar “Zana”, i frymëzuar nga përvoja e humbjes së nënës dhe motrës së vetë regjisores, ka aplikuar  si kandidatura e Kosovës për çmimet Oskar që do të mbahen vitin e ardhshëm në kategorinë Filmi më i Mirë i Huaj.

Filmi i Kastratit përdor eksperiencën e dhimbjes dhe traumës së saj të luftës së viteve 1998-1999 si bazë për një dramë prekëse të një nëne, jeta e së cilës u shkatërrua, duke përshkruar se sa e vështirë mund të jetë për një prind të vazhdojë jetën e saj pas vdekjes së njerëzve të saj të dashur.

“E parandieja se do të ndodhte diçka e tmerrshme”

Antoneta Kastrati (djathtas) dhe motra e saj Sevdije, e cila ishte drejtoreshë fotografie në film. Foto kortezi e Antoneta Kastrati

“Lufta është gjëja më e tmerrshme që mund t’i ndodhë një vendi dhe është përvoja më e keqe, nga e cila është e vështirë të shpëtosh për një kohë të gjatë. Gjatë gjithë kohës së luftës kisha një parandjenjë të fortë dhe nuk doja të isha në shtëpi kur të arrihej marrëveshja e paqes (Marrëveshja e Kumanovës). Ndieja se me lajmin e mirë, do të vinte diçka e keqe”, tha Kastrati për BIRN në një intervistë nga shtëpia e saj në Los Anxheles.

Vite më vonë, derisa luftonte ende me makthet e saj nga koha e luftës, ajo vendosi të përpiqej ta kapërcente dhimbjen e saj duke treguar historinë e saj.

“Doja të shkoja më thellë, për të parë se si diçka që nuk mund ta kthesh më pas siç janë familjarët që ke humbur, mund ta transformojë jetën tënde”, shpjegon ajo.

“Pas luftës, pavarësisht asaj që ato përjetuan, shumë gra në Kosovë nuk mund të merrnin një trajtim të duhur psikologjik”, shtoi ajo.

Filmi tregon historinë e Lumes (luajtur nga Adriana Matoshi), një grua shqiptare nga Kosova që nuk arrin ta pranojë kurrë vrasjen e vajzës së saj katër vjeçare, Zanës, gjatë luftës, të cilën e përndjekin makthet dhe nuk mund të ketë një tjetër fëmijë, edhe pse nuk ka probleme infertiliteti, por për shkak të gjendjes së saj psikologjike.

Të dëshpëruar për të pasur një fëmijë, burri i saj Iliri (Astrit Kabashi) dhe vjehrra Remzije (Fatmire Sahiti)  bëjnë presion që ajo të kërkojë mundësi shëruese mistike pasi mjekësia moderne nuk arrin ta ndihmojë dot.

Ky film tregon se si nënat që humbën fëmijët e tyre në luftën e viteve 1998-1999 luftuan për të kapërcyer pikëllimin e tyre, i cili ishte acarohet më shumë nga ndjenja e padrejtësisë dhe tregon sesi gratë përballen me humbjen e një fëmije mes presioneve të një shoqërie patriarkale.

“Filmi është fiksion, por gjithashtu buron nga jeta ime. Ëndrrat e këqija të personazhit kryesor janë pjesë e anktheve të mia që s’do të shërohen kurrë”, thotë Kastrati.

“Për gratë që humbën fëmijë, lufta vazhdon”

Me kalimin e viteve, tema e çrregullimit të stresit post-traumatik në shoqërinë e pasluftës e motivoi atë të tregonte rrëfimin e saj derisa ndihej e gatshme të përballej me këtë episod pikëllues në jetën e saj.

“Ka probleme të thella. Doja të shkoja përtej kësaj dhe të tregoja realitetin e shoqërisë sonë dhe sfidat në trajtimin e duhur të traumës”, thotë ajo.

“Kam parë personalisht që drama emocionale vazhdon për shumë gra që humbën fëmijët e tyre në luftë. Shumë prej tyre u bënë më nëna, por janë edhe ato si personazhi kryesor në filmin tim që ndiejnë se nuk mund të jenë nëna fëmijësh të tjerë. Kjo do të thotë që jo të gjitha qenë në gjendje të kapërcenin humbjen e fëmijëve të tyre”, shtoi ajo.

Për këto gra që s’e lënë dot pas dhimbjen e tyre, “ lufta vazhdon ende”, tha ajo.

“Shoqëria patriarkale ndonjëherë i ka bërë gratë ta ndiejnë më shumë peshën e traumës. Gjithkund në botë gratë përdoren për qëllime lufte, rezistencë politike dhe nacionaliste. Por askush nuk mund të shohë sa e thellë dhe e errët është vuajtja dhe trauma e tyre”, vazhdoi ajo.

Filmi “Zana” i Kastratit gjithashtu reflekton një lloj pikëllimi kolektiv, duke treguar sesi e kaluara e dhimbshme e vendit ndikon akoma në një mënyrë të zymtë, të fuqishme dhe mbërthyese tek e tashmja.

Edhe nëse autorët nxirren para drejtësisë dhe përballen me të vërtetën në gjykatë, krimet e tyre vazhdojnë të kenë pasoja njerëzore, theksoi ajo.

“Për mua, kjo ndodhi dhe nuk mund të zhbëhet më”, tha ajo. “Mund të ketë dënime në emër të drejtësisë, por kjo nuk do të sillte asnjë lloj kënaqësie, sepse askush nuk m’i kthen dot më pas njerëzit e mi të dashur dhe askush s’ma fshin dot dhimbjen.”

Etiketa: BIRNgrainfertilitetiKastratiKEKosovaKosovëLuftaLufteMarrëveshjaMjekmjekëNATOParapasojaPejëSHshqiptaretraumaviktima
Tjetri
KPK ngre dyshime për pasurinë dhe konflikt interesi ndaj prokurorit Zeqir Hoda

Prokurori Zeqir Hoda arriti të shpjegojë të gjitha dyshimet e ngritura nga KPK

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.