AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata detyron institucionet që të identifikojnë ndotësit e lumit Gjanica

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Lajme, Mjedisi, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ndotje nga nafta

Pas padisë së ngritur nga banorët dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Gjykata Administrative e Tiranës urdhëroi Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe Inspektoriatin Shtetëror që të marrin një sërë masash për mbrojtjen e lumit.   

Foto ilustrative: Ndotja e shkaktuar nga nafta.

Në janar 2019, tre banorë të Patosit dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit iu drejtuan Gjykatës Administrative në Tiranë, duke kërkuar detyrimin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, AKM dhe Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit, ISHMPUT, të identifikojnë të gjithë operatorët që ndotin lumin Gjanica dhe të marrin masa për pezullimin apo revokimin e lejeve mjedisore të tyre.

Pas një procesi disa mujor, gjykata pranoi një pjesë të padisë së dorëzuar në emër të Bashkim Hasanbashajt, Lefter Arapajt, Feim Kalemajt dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe në vendimin e saj detyron dy agjencitë që të mbrojnë nga ndotja lumin Gjanica.

Sipas vendimit të Gjykatës, AKM detyrohet që të identifikojë operatorët që ndotin lumin Gjanica, të përcaktojë masat për rehabilitimin si dhe të mundësojë sigurimin e parimit të përgjegjësisë mjedisore për çdo subjekt që vepron në zonat ku kalon lumi. Gjykata ka vendosur gjithashtu detyrime edhe për ISHMPUT-në, duke i kërkuar këtij institucioni nxjerrjen e akteve të nevojshme për sigurimin e kontrollit shtetëror efektiv të mbrojtes së lumit Gjanica nga ndotja.

Vendimi i Gjykatës Administrative të Tiranës pason protestat e banorëve si dhe një sërë monitorimesh të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, të cilët konstatuan nivel të lartë të ndotjes së lumit Gjanica nga hidrokarburet dhe ndotjet urbane të disa qyteteve. Për monitorimin e kryer në terren, KSHH ka bashkëpunuar edhe me institucione të tjera, si Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik Fier, DRSHP dhe bashkitë respektive që përshkohen nga lumi Gjanica.

Paditësit akuzuan Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe Inspektoriatin Kombëtar për mosveprim dhe moszbatimin e ligjit për parandalimin e ndotjes dhe menaxhimin e mbetjeve në këtë territor. Në vendim thuhet se paditësit kanë kërkuar detyrimin e AKM-së në identifikimin e ndotësve si dhe të përcaktojë masat rehabilituese. AKM nga ana e saj ka pretenduar se ka kryer monitorime të cilësisë mjedisore të lumit Gjanica, por ka theksuar se nuk ka si kompetencë të identifikojë operatorët që paraqesin kërcënimin e drejtëpërdrejtë të tij.

Ndërkohë, paditësit i kërkuan gjykatës që të detyrojë ISHMPUT që të sekuestrojë pronën e operatorëve që janë evidentuar prej këtij institucioni se kanë kryer ndotje, apo të subjekteve që nuk kanë shlyer gjobat e vendosura.

Në vendimin e gjykatës evidentohet se nga provat e administruara është konstatuar se midis dy institucioneve, AKM dhe ISHMPUT nuk ka pasur bashkëpunim efektiv në përmbushje të kompetencave të ndërvarura, të cilat nuk mund të ushtrohen nëse një prej palëve nuk është aktive në këtë drejtim.

Nga ana e saj, gjykata çmon se AKM ka detyrim ligjor që të mbrojë mjedisin, të parandalojë rreziqet  dhe të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës.

“Mbrojtja e mjedisit nga ndotja dhe dëmtimi përbën përparësi kombëtare dhe është e detyrueshme për AKM-në, jo vetëm për shkak të cilësisë së saj si një organ shtetëror, por mbi të gjitha për shkak se ky organ shtetëror është krijuar pikërisht për të kryer e përmbushur efektivisht këtë objektiv ligjor,” argumenton gjykata, e cila shton se ndotja mjedisore në lumin Gjanica dhe në zonat përreth është provuar nga palët paditëse në tërësinë e provave shkresore të paraqitura prej tyre dhe të administruara gjatë gjykimit.

Gjykata konkludon se AKM duhet të kryejë veprimet administrative të nevojshme për identifikimin e operatorëve që kërcënojnë mjedisin në lumin Gjanica, për përcaktimin e masave rehabilituese për të kthyer në gjendjen e mëparshme apo minimizuar sa më shumë efektet ndotëse dhe për të siguruar parimin e përgjegjësisë mjedisore për çdo operator që vepron në zonat ku kalon lumi Gjanicë.

Por, gjykata arsyeton se AKM nuk mban përgjegjësi për mosveprimin lidhur me pezullimin apo revokimin e lejes mjedisore të operatorëve që ndotin lumin Gjanica, duke argumentuar se ligji e ka lënë në vlerësim të këtij organi publik se kur do ta ushtrojë këtë mundësi. “…Ndaj dhe kjo palë e paditur nuk mund të detyrohet gjyqësisht për t’i propozuar Ministrit përgjegjës pezullimin apo revokimin e lejes përkatëse të mjedisit të operatorëve që nuk respektojnë kushtet…”, citohet ndër të tjera në vendim.

Edhe në rastin e ISHMPUT, gjykata vlerëson se edhe pse ky institucion ka provuar se ka kryer një sërë procedimesh ndaj operatorëve që shkaktojnë ndotjen në lumin Gjanica, ka ende shumë për të bërë në drejtim të sigurimit të kontrollit shtetëror efektiv të mbrojtjes së këtij lumi nga ndotja dhe për sigurimin e përmbushjes së kushteve të lejes përkatëse të mjedisit të të gjithë operatorëve që veprojnë në këtë zonë.

Ndërsa për kërkimin e paditësve për sekuestrim të pronës me anë së të cilës është kryer ndotja, gjykata çmon se kjo është një e drejtë e palës së paditur, ISHMPUT dhe jo një detyrim, pasi ligji nuk e ka bërë një përcaktim të tillë.

Sipas vendimit të gjykatës, përfaqësuesit e ISHMPUT kanë pretenduar se ky autoritet publik nuk ka qëndruar pasiv, por ka vepruar, duke renditur edhe gjobat e vendosura ndaj disa operatorëve që veprojnë në sektorin e hidrokarbureve nga viti 2014 e në vazhdim.

Në vendim citohen gjithashtu masat administrative të marra nga Inspektoriati; 5 milionë lekë për ARMO, Albpetrol sh.a. gjoba në vlerat 2 milionë lekë, 500 mijë lekë, 1 milion lekë dhe 300 mijë lekë; operatorit Transoil Group sh.p.k në vlerën 1 milion lekë; shoqërisë Bankers Petroleum Albania gjobë në vlerën 5 milionë lekë; ndaj Tosk Energji sh.a. 5 milionë lekë dhe subjektit Anio Oil&Gas, sh.a. 1 milionë lekë. ISHMPUT ka sqaruar se ka vendosur edhe pezullim të aktivitetit për këto subjekte, deri në rehabilitimin e zonës së ndotur.

Etiketa: AdministrativeAKMAlbpetrolAMPArmoBankers PetroleumBanorëdetyrimFiergjanicaGjobatGjykataGjykata AdministrativeGjykata Administrative e TiranësGjykatëGjykatësGjyqISHMPUTKomiteti Shqiptar i HelsinkitKomitetit Shqiptar të HelsinkitKSHHLumiLumi GjanicaMasaMbrojtjaMbrojtja e mjedisitMjedisitnaftaNdotjandotjeProtestatSHTiranëTransoil GroupVendimVendimi
Tjetri
Llotot dhe lehtësimi i akuzave për masakrën e Çoles “vulosin” vetingun e Selmanit

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Artur Selmani

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.