AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KPA dëgjoi konkluzionet në çështjen ndaj gjyqtarit Artur Malaj

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari Artur Malaj gjatë seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, dt. 19.07.2019 | Foto : Besar Likmeta?BIRN

Komisioneri Publik kërkoi nga KPA shkarkimin e Malajt për fshehje pasurie e mungesë burimesh të ligjshme, ndërsa Malaj lënien në fuqi të vendimit të KPK.

Gjyqtari Artur Malaj gjatë seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, dt. 19.07.2019 | Foto : Besar Likmeta?BIRN

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të mërkurën parashtrimet përfundimtare të palëve në çështjen ndaj gjyqtarit Artur Malaj. Komisioneri publik kërkoi sërish shkarkimin e Malajt duke pretenduar ndër të tjera pamjaftueshmëri në deklarimin e pasurive, mungesë burimesh të ligjshme dhe përpjekje për fshehje të pasurisë.

Ndërkohë Malaj nga ana e tij kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili e konfirmoi atë në detyrë në gusht të vitit të kaluar. Malaj në fjalën e tij kundërshtoi në tërësi procesin duke pretenduar se KPA kishte tejkaluar ankimin dhe se ai nuk mund të procedohej nga ana dispilinore pasi ishte anëtar i Kolegjit Zgjedhor.

Çështja ndaj Malaj u apelua prej Komisionerit Publik me kërkesë edhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, anëtarët e të cilit kundërshtuan vendimin e KPK duke e cilësuar atë “të pajustifikueshëm”.

Komisioneri në ankim ngriti sërish dyshime mbi burimin e ligjshëm të të ardhurave, kërkoi hetim të personave të tjerë të lidhur dhe investimeve të tyre në pasuri të paluajtshme dhe hetim të një vile tre katëshe në Vlorë e deklaruar nga Malaj si adresë, por që nuk ishte deklaruar si pasuri. Komisioneri dhe ONM pretendojnë se vila tre katëshe është pasuri e fshehur e Malajt.

Gjatë seancës për leximin e konkluzioneve Komisioneri u qëndroi të gjitha këtyre pikave. Ai tha në seancë se Analiza Financiare e bërë nga KPA kishte vërtetuar qëndrimet e Komisionerit. “Çmon se në analizën paraprake financiare të kryer nga Kolegji, janë analizuar të gjitha të dhënat e akteve të administruara, si dhe kjo analizë pasqyron në mënyrë të drejtë situatën financiare të subjektit të rivlerësimit dhe personit të lidhur me të, për vitet objekt kontrolli”, thuhet në konkluzione.

Sipas Komisionerit Malaj dhe bashkëshortja nuk kanë burime të ligjshme për pasurinë e krijuar në një shumë prej 1.7 milion lekë. “Nga rezultatet e analizës financiare paraprake, deri më datë 31.5.2005, rezultoi se subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të kanë mungesë të të ardhurave të ligjshme në vlerën 1,760,953.02 lekë, për të mbuluar shpenzimet e kryera, përfshirë pagesën e këstit të parë të çmimit të apartamentit në vlerën 15.130 euro, si dhe kursimet e krijuara gjendje në llogari bankare, deri në datën 31.5.2005”, tha Komisioneri.

Malaj kundërshtoi në tërësi analizën. Ai pretendoi se ajo ishte kryer në shkelje proceduriale dhe në tejkalim të kërkesave të paraqitura në ankim. Malaj po ashtu kundërshtoi mosmarrjen parasysh të disa prej të ardhurave të tij dhe bashkëshortes në analizë dhe kërkoi që dietat të konsideroheshin burim i ligjshëm të ardhurash. Ai këmbënguli se vlera prej 15 mijë eurosh nuk ishte paguar.

Po ashtu Komisioneri këmbëngul në përfundime që të afërm të gjyqtarit, që nuk ishin konsideruar persona të lidhur nga KPK, të shihehsin si të tillë. Komisioneri pretendoi se këta persona kishin kryer investime në pasuri të paluajtshme në shuma të konsiderueshme, mbi 55 milion lekë, por nuk kishin burim të ardhurash për këto pasuri. “Nuk rezultoi që subjekti i rivlerësimit të ketë provuar me dokumentacion të ardhurat e realizuara në justifikim të investimeve të kryera”, thuhet në konkluzion.

Malaj kundërshtoi cilësimin e të afërmve të tij si persona të lidhur. Ai këmbënguli se nuk kishte transaksione financiare me këta të fundit (marrje dhe dhënie huaje e të ngjashme) dhe për këtë arsye ata nuk mund të konsideroheshin si “persona të tjerë të lidhur”.

Komisioneri Sina ndërkohë i qëndroi parashtrimeve sa i përket shtëpisë tre katëshe në Vlorë, të cilën e konsideroi pasuri të fshehur. “Indiciet e konstatuara i përkasin tri burimeve të ndryshme: (i) informacionit nga organet ligjzbatuese1; (ii) informacionit nga denoncimet e publikut2; (iii) deklarimeve mbi adresën, të bëra ndër vite nga vetë subjekti”, thuhet në konkluzione.

Sina tha se Malaj nuk kishte provuar dot të kundërtën. “Komisioneri Publik vlerëson se subjekti i rivlerësimit është përpjekur të fshehë dhe të paraqesë në mënyrë të pasaktë pasuritë e tij, duke mos arritur të provojë të kundërtën dhe, bazuar në nenin D/5 të aneksit të Kushtetutës, si dhe në vlerësimin tërësor të procedurave, mbi të duhet të zbatohet masa disiplinore e shkarkimit”, tha Komisioneri.

Malaj kundërshtoi edhe këtë pikë të ankimit duke pretenduar se bëhej fjalë vetëm për indicie. Ai këmbënguli të mos merreshin parasysh denoncimet duke aluduar se denoncuesit ishin persona të dënuar prej tij. Në fjalën e tij Malaj po ashtu akuzoi Komisonerin se kishte mbajtur qëndrime të ndryshme për raste të ndryshme.

Në fund Komisioneri i kërkoi KPA të merrte në shqyrtim edhe denocimet e ardhura dhe gjetjet e ONM-së sa i përket rastit të Malajt duke këmbëngulur se provat ishin të mjaftueshme për të çuar në shkarkimin e tij.

Malaj nga ana e vet pretendoi se ishte përballur me një fushatë denigrimi në portale pasi ishte kandidat për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, ai tha se do të “priste me qetësi vendimin” duke pretenduar se pasuia e tij ishte e ligjshme. Vendimi për çështjen do të jepet më datë 24 tetorë në orën 15.00.

Etiketa: Analiza financiareAnalizëAnkimArtur MalajBIRNEuroFshehje pasurieHetiminvestimeKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneriKomisioneri PublikKontrolliKPAKPKMasaONMoperacioniOperacioni Ndërkombëtar i MonitorimitPasuri të paluajtshmePiSVendimi
Tjetri
Momenti i Greta Thunberg

Momenti i Greta Thunberg

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.