AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Franca fundos shpresat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për në BE

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
7 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri i Shqipërise Edi Rama dhe homologu i tij maqedonas Zoran Zaev. Foto: Flickr

Pas disa ditësh debatesh në Këshillin Europian, Franca nuk pranoi ta hiqte dorë nga kundërshtimi i saj për t’i dhënë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë një datë fillimi për bisedimet e anëtarësimit, duke e lënë në gjendje konfuze politikën e zgjerimit të BE-së.

Kryeministri i Shqipërise Edi Rama dhe homologu i tij maqedonas Zoran Zaev. Foto: Flickr

Takimi liderëve të BE-së në Bruksel të premten nuk arriti ta bindte Francën të lejonte fillimin e bisedimeve të pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe gjithashtu nuk arriti të pajtohej për një përfundim me shkrim, i cili, në mungesë të një date për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE, do t’i kishte dërguar një mesazh pozitiv Shkupit dhe Tiranës në lidhje me angazhimin e tyre të mëtejshëm në këtë proces.

“Ne kemi rënë dakord se do të mbetemi të fokusuar në këtë temë dhe do t’i kthehemi asaj në samitin e Ballkanit Perëndimor në pranverën e vitit të ardhshëm”, tha Kancelarja gjermane Angela Merkel të premten në Bruksel, duke shprehur zhgënjimin e saj.

Bllokimi i zgjerimit shkaktoi kritika të ashpra nga liderët e tjerë të BE-së. Komisioneri i Zgjerimit në largim, Johannes Hahn, shkroi në Twitter se ky ishte “zhgënjim ekstrem” dhe se qytetarët e dy vendeve të Ballkanit tani ishin “me të drejtë shumë të zhgënjyer”.

“Përgjegjësia për këtë dështim nuk është e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, të cilat shpresonin me të drejtë për një vendim pozitiv. Ata i përmbushën detyrat e tyre. Ishte BE-ja që nuk e bëri këtë për shkak të problemeve të brendshme. Kjo dëmton besueshmërinë e BE-së jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe më gjerë”, shtoi Hahn.

Kancelarja austriake Brigitte Bierlein të premten e quajti dështimin për të rënë dakord për bisedimet e pranimit “për të ardhur keq”.

“Sot shkëmbeva mendime me kryeministrat e të dy shteteve dhe u shpreha atyre zhgënjimin tim.” Si lideri shqiptar ashtu edhe ai i Maqedonisë së Ceriut ishin “shumë të zhgënjyer”, tha ajo.

Kryeministri italian Giuseppe Conte shprehu shpresë se “ky zhgënjim dhe ankth nuk do ta zhysë në dëshpërim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë” dhe shtoi se Italia do t’i qëndrojë pranë të dy vendeve.

Dështimi për të arritur ndonjë progres në këtë çështje erdhi pas një debati të tensionuar, por përfundimisht të pafrytshëm të enjten në mbrëmje midis krerëve të BE-së që zgjati deri pas mesnate.

Kryeministri belg Charles Charles, i cili së shpejti do të bëhet Presidenti i ri i Këshillit Europian, tha se debati për zgjerimin ishte “intensiv”, por se liderët kishin vendosur që ishte e pamundur të gjendej një marrëveshje.

Sipas një burimi diplomatik të pranishëm në debat, të cituar nga portali i lajmeve 360 gradë i Maqedonisë së Veriut, pasi u bë e qartë se disa zgjidhje kompromisi – përfshirë një për një vendim paralel për fillimin e bisedimeve të pranimit, së bashku me një vendim për të mbështetur kërkesën e Francës për reformim dhe ashpërsim të procesit të pranimit – nuk do të miratoheshin, u përgatit një draft që do ta shtynte vendimin për hapjen e bisedimeve të pranimit deri në pranverën e ardhshme.

Por kjo dyshohet se u bllokua nga disa vende që shihen si mbështetës të mëdhenj të Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga Sllovenia, Malta dhe Bullgaria, të cilat argumentuan se ishte më mirë të mos kishte përfundime sesa të kishte përfundime të dëmshme që nuk ofruan garanci për të ardhmen.

“Një shtyrje e re, pa një angazhim që nuk do të ketë ende një shtyrje tjetër në prill, po dëmton besueshmërinë e BE-së dhe dekurajon vendet kandidate”, u citua të ketë thënë diplomati anonim.

Kryeministri bullgar Boyko Borissov dukej më optimist, duke thënë se mungesa e një përfundimi të shkruar të paktën “tregon se shumica e vendeve zgjedhin” për “perspektivën evropiane të të dy vendeve”.

Kryeministri bullgar Boyko Borissov dukej më optimist, duke thënë se mungesa e një përfundimi të shkruar të paktën “tregon se shumica e vendeve janë ‘pro’ perspektivës europiane të të dy vendeve”.

Zhgënjimi ishte i qartë në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri. “Më e pakta që Bashkimi Europian i detyrohet rajonit është që të tregohet i drejtpërdrejtë me ne. Nëse nuk ka më konsensus mbi të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor, qytetarët meritojnë të dinë këtë”, postoi në Twitter të premten Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov. “Ndërsa presim një konsensus të përtërirë, ne duhet të vazhdojmë të mbrojmë vlerat e vërteta europiane në vend”, shtoi ai.

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha për mediat se për “jo”-në e Brukselit ai fajësonte ndasitë e brendshme të Europës. Ai tha gjithashtu se më mirë do të vazhdonte të punonte për reformat sesa të pranojë kërkesat e opozitës për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.

“Nëse zgjedhjet e parakohshme do të kishin zgjidhur problemin midis Gjermanisë dhe Francës, do ta kisha menduar seriozisht atë mundësi”, tha ai.

Etiketa: Angela MerkelBashkimi EuropianBEBrukselBullgariaEdi RamaFrancaItaliaKandidateKomisioneriMaltamarrëveshjeMerkelpaktprogresRamaReformimSHshqipShqipëriShtyrjeTiranëTwitterVendimzgjedhjeZgjedhjetZoran Zaev
Tjetri
Opozita fajëson qeverinë për moshapjen e negociatave me BE

Opozita fajëson qeverinë për moshapjen e negociatave me BE

zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.