AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Strehë e pasigurt: Rritet numri i turqve që kërkojnë azil në Ballkan

Eraldin FazliuDimitar GanevSofia-elpida KartalingaEraldin Fazliu,Dimitar Ganevdhe1 të tjerë
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 8 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Flamuri turk pranë urës së Bosforit. Foto: Wikipedia.

BIRN ka zbuluar se me qindra shtetas turq kanë aplikuar për azil në vendet e Ballkanit që nga grushti i dështuar i shtetit në vitin 2016, duke kërkuar mbrojtje nga ndjekja që po u bëhet atyre edhe përtej kufijve të Turqisë së Rexhep Tajip Erdoganit.

Flamuri turk pranë urës së Bosforit. Foto: Wikipedia.

Nëse dikur ishte e rrallë që turqit të kërkonin azil në vendet e Ballkanit, që nga mesi i vitit 2016 kjo është shndërruar në një dukuri të rregullt, sipas një investigimi nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN,

Ndërsa arsyet pas çdo kërkese individuale janë konfidenciale, rritja e këtyre kërkesave tregon për një frikë të përhapur nga krahu i gjatë i ligjit turk nën presidentin Rexhep Tajip Erdogan që kur ai shtypi një përpjekje për grusht shteti në korrik 2016.

Kërkesat për azil i kanë vendosur një sërë shtetesh ballkanike në një situatë të vështirë, të gjendur midis përfitimeve diplomatike dhe financiare të marrëdhënieve të ngrohta me Ankaranë dhe pritjes së Bashkimit Europian që ata t’i rezistojnë përpjekjeve të Ankarasë për të arrestuar pasues të klerikut që ajo akuzon si organizatorin e puçit të dështuar.

Trendi është më i dukshëm në Kosovë, sidomos që nga fundi i marsit 2018 kur gjashtë turq u morën dhe u dërguan në Turqi në një operacion të udhëhequr nga agjentë turq të inteligjencës, jashtë çdo procesi ligjor ekstradimi.

Asnjë qytetar turk nuk kishte kërkuar azil në Kosovë midis vitit 2014 dhe 2016. Në vitin 2017, sipas Ministrisë së Brendshme, shtatë persona kërkuan strehim zyrtar. Në vitin 2018 ishin 76 kërkesa të tilla, nga të cilat janë aprovuar 50.

Gjithsej, në Kosovë, Bosnje, Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari, më shumë se 250 shtetas turq kanë paraqitur kërkesa për azil që nga viti 2016, sipas shifrave të marra nga BIRN.

Nazmi Ulus, drejtori i shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë, pjesë e një rrjeti ndërkombëtar institucionesh arsimore të krijuar nga kleriku Fethullah Gulen, fitoi azilin në gusht të këtij viti.

Ai tha se jetët e stafit të tij ishte kthyer përmbys, pasi Ankaraja fajësoi Gulenin për grushtin e shtetit dhe tregoi gatishmërinë e saj për të përdorur mjete të fshehta për të arrestuar pasuesit e tij jashtë vendit.

“Përpiqem të mos rri vetëm, të mos kthehem vonë në shtëpi dhe i tregoj gjithmonë bashkëshortes se ku ndodhem”, tha Ulur për BIRN.

“Për arsye sigurie në Kosovë, shumica e miqve tanë kanë kërkuar azil”, tha ai.

Azili si masë mbrojtëse

Gjithsej, në Kosovë, Bosnjë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari, më shumë se 250 qytetarë turq kanë paraqitur kërkesa për azil nga viti 2016. Infografika: BIRN

Që nga shtypja e përpjekjes për grusht shteti më 15 korrik 2016, Erdogan ka zhvilluar një fushatë hakmarrjeje; rreth 150,000 nëpunës civil, ushtarë, oficerë policie, mësues, gjyqtarë dhe akademikë janë larguar nga puna ose janë pezulluar nga punët e tyre në sektorin publik për shkak të lidhjeve të dyshuara me rrjetin Gulen, ndërsa më shumë se 70,000 njerëz janë burgosur dhe janë në pritje të gjykimit.

BE-ja dhe grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut thonë se ai po përdor përpjekjen për grusht shteti si pretekst për të heshtur kundërshtimet nga ana e popullit. Ankaraja thotë se shkalla e goditjes thjesht tregon se sa thellë ka arritur Gulen në shtetin turk.

Por Erdogan nuk është ndalur në kufijtë e Turqisë. Në të gjithë Ballkanin dhe gjetkë, Ankaraja ka gjurmuar nga pas personat e lidhur me Gulenin, qoftë me mjete të fshehta ose me taktika të forta të mbështetura nga ndikimi diplomatik dhe financiar i Turqisë në rajon.

Turqit që folën me BIRN thanë se ata jetojnë në frikë të vazhdueshme se autoritetet e dobëta në Ballkan do të dorëzohen para presionit. Duke gjykuar nga shifrat, shumë e shohin azilin zyrtar si mbrojtjen e tyre të vetme të mundshme.

Ashtu si në Kosovë, edhe Maqedonia e Veriut ka parë një shtim në aplikimet për azil nga shtetasit turq: nga zero që ishte në vitin 2016, kjo shifër arriti në 13 në vitin 2017 dhe në 10 në vitin 2018.

Në Bosnjë, nga zero aplikime në vitin 2014 dhe tre të tilla në vitin 2015, para grushtit të shtetit, numri shkoi në 19 në vitin 2016, pastaj 29 në 2017 dhe 22 në vitin 2018. Deri më tani këtë vit, 53 turq kanë aplikuar për azil në Bosnjë, që bën që numri total pas grushtit të shtetit të arrijë në 123.

Në Kosovë, personeli në shkollat guleniste i druhet një tjetër operacioni tjetër nga inteligjenca turke sikurse ai i zhvilluar në mars të vitit 2018.

“E shohim që Erdogani është shumë i fuqishëm dhe demokracia e Kosovës nuk mundet t’i rezistojë dt këtij presioni”, tha njëri nga të punësuarit në Kolegjin “Mehmet Akif”, që kërkoi të mbetej anonim. Një tjetër, që po ashtu folu në kushte anonimiteti, tha: “Ndonjëherë, kur shohim policinë kemi ndjenja të përziera; ndihemi të mbrojtur, por gjithashtu edhe të frikësuar se mund të përsëritet diçka e ngjashme me atë që ndodhi më 29 mars.”

Drejtori Ulus tha se dyshon që autoritetet turke mund të përdorin “mënyra tjera” për të kapur kundërshtarët e supozuar. “Unë dyshoj që shokët tanë janë ende në rrezik kudo”, tha ai për BIRN.

“Dorëzimet” e marsit 2018 sollën shkarkimin e ministrit të punëve të brendshme si dhe shefit të sigurisë në Kosovë, pasi kryeministri i atëhershëm Ramush Haradinaj tha se nuk ishte vënë në dijeni për këtë. Një hetim parlamentar që u mbajt më vonë identifikoi 31 shkelje të ligjeve dhe procedurave, dhe tha në shkurt se do t’ia dërgonte prokurorisë gjetjet e tij.

Por Turqia ka përdorur gjithashtu edhe metoda konvencionale.

Presion për ekstradim

Vitin e kaluar, Maqedonia e Veriut mori 17 kërkesa për ekstradim nga Turqia, tha për BIRN ministria e drejtësisë,  pa dhënë shifra për vitet e mëparshme. Një person u ekstradua. Në prill të këtij viti, ministri i mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, vizitoi Shkupin, ku ai bëri thirrje për ekstradim të “strukturave terroriste” të lëvizjes guleniste.

Akar po ashtu vizitoi Prishtinën gjatë të njëjtit udhëtim, por institucionet e Kosovës nuk iu përgjigjën pyetjeve të BIRN në lidhje me numrin e kërkesave për ekstradim që kanë pranuar nga Turqia që nga koha e grushtit të shtetit.

Edhe Bullgaria po ashtu është përballur me rritje të numrin të aplikimeve për azil si dhe kërkesave për ekstradim.

Gjatë viteve 2014 dhe 2015, sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë së Bullgarisë, Turqia ka dërguar 11 kërkesa për ekstradim te fqinji i saj Bullgaria, përkatësisht pesë dhe gjashtë kërkesa. Nga to, një kërkesë është miratuar në vitin 2014 dhe tri në vitin 2015.

Këto shifra u rritën pas grushtit të shtetit, me shtatë kërkesa në vitin 2016, 11 në vitin 2017 dhe tetë në vitin 2018. Gjysma e tyre u miratuan. Përveç turqve të ekstraduar, edhe tetë të tjerë u depërtuan nga Bullgaria në vitin 2016, një proces ligjor ky më i shpejt dhe më pak kompleks sesa ekstradimi.

Për shembull, në gusht të vitit 2016, biznesmeni turk Abdullah Buyuk, një përkrahës i Gulenit u deportua nga Bullgaria në Turqi, pavarësisht faktit se dy gjykata në Bullgari vendosën kundër kërkesës për ekstradim të parashtruar nga Turqia. Ministria e punëve të brendshme e Bullgarisë pretendoi se ai nuk kishte dokumentet e kërkuara ligjore për të qëndruar në Bullgari, prandaj edhe thjesht mund të deportohej.

Mehmed Yumer, një nga botuesit e gazetës turko-bullgare Zaman, e cila u mbyll vetëm pak kohë pas grushtit të dështuar të shtetit, tha se Bullgaria nuk ishte destinacioni i preferuar i shumëve turqve.

“Pas rastit të Buyuk, u përhap mesazhi, ‘Mos ejani në Bullgari’,” tha ai. “Dhe ata nuk vijnë më, madje, edhe njerëz që kanë punuar këtu. Ky ishte kulmi për ata.”

 “Lista e zezë” e Bosnjes

Pavarësisht kësaj, numri i aplikimeve për azil në Bullgari është rritur paksa – nga rreth 10 që ishte në vitin 2014 dhe një në vitin 2015, në 17 të tilla në vitin 2016, 18 në vitin 2017 dhe 13 në vitin 2018, sipas të dhënave të siguruara nga BIRN në Agjencinë Shtetërore për Refugjatët nëpërmjet kërkesave për të drejtë informimi. BIRN nuk arriti të sigurohej plotësisht nëse shifra e dhënë për vitin 2018 është shifra e plotë për këtë vit.

Vetëm një aplikim për azil qe i suksesshëm në vitin 2014.

Anëtarët e rrethit gulenist në Bullgari tha në se gjërat kishin ndryshuar për këtë lëvizje.

“I ashtuquajturi rreth intelektual ekziston ende,” tha njëri nga ata në kushte anonimiteti. “Mirëpo mënyrat e tij të të shprehurit kanë ndryshuar, si për shembull gazeta Zaman Bullgaria, që është mbyllur”, tha ai për BIRN.

“Njerëzit që kanë lidhje me Turqinë largohen.”

Ndryshe nga Bullgaria, Bosnja u ka rezistuar presioneve për të ekstraduar turqit, përkundër lidhjeve të forta në mes të Sarajevës dhe Ankarasë.

Siç raportohet, së paku 10 turq që janë në Bosnje janë në “listën e zezë” turke për ekstradim, mirëpo gjykatat e Bosnjës deri më tani kanë refuzuar të gjitha kërkesat duke u bazuar në faktin që as Bashkimi Europian e as Kombet e Bashkuara apo shtetet europiane individuale nuk e njohin lëvizjen e Gulenit si “organizatë terroriste”, siç pretendon Turqia.

Gjatë fjalimit në një konferencë për shtyp të mbajtur në muajin korrik, Nedim Ademoviç, një nga avokatët e turqve në kërkim, tha se Bosnja është nën presion për të zgjidhur këtë çështje jo përmes mjeteve ligjore, por “nëpërmjet marrëveshjeve politike”.

“Bosnja është një shtet i vogël nën presione të mëdha,” tha ai. “Ajo duhet të mbrojë reputacionin e saj ligjor ndërkombëtar.”

Turqit drejt Greqisë e Gjermanisë

Që nga grushti i dështuar i shtetit, turqit kanë vazhduar përtej kufirit perëndimor të vendit në Greqi. Infografika: BIRN

Që nga grushti i dështuar i shtetut, turqit kanë shkuar përtej kufirit perëndimor të vendit, në Greqi.

Vitin e kaluar, 7,918 turq u regjistruan si persona që kishin kaluar ilegalisht përmes tokës apo detit për në Europë, nëpërmjet së ashtuquajturës Rruga e Mesdheut Lindor që përdoret nga emigrantët dhe refugjatët nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia.

Zyra Europiane e Mbështetjes së Azilit raportoi për rreth 24,500 kërkesa për azil nga ana e turqve në vitin 2018 në BE, një rritje prej 48 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm.

Në vitin 2018, turqit kryesisht i kanë bërë kërkesat e tyre në Gjermani dhe Greqi – përkatësisht 10,160 dhe 4,820 të tilla.

Vetëm gjatë dy muajve të parë të këtij viti, një numër i përgjithshëm prej 996 turqish kaluan në territorin e Greqisë, tha FRONTEX, agjencia që menaxhon mbrojtjen e kufijve europianë.

“Miqtë e mi janë rrëmbyer”

Në shtator 2018, shtatë persona që pretendohen të jenë gulenistë janë rrëmbyer nga Moldavia dhe janë dërguar përmes një linje ajrore për në Turqi.

“Tre nga shtatë mësuesit e rrëmbyer në Moldavi ishin miqtë e mi”, tha Ahmeti, emrin dhe lokacionin e të cilit BIRN ka rënë dakord që të mos e publikojë.

Ahmeti tha se druhej që tani ishte radha e tij, pavarësisht faktit që shërbimet e sigurisë në vendet e Ballkanit ku jeton ai aktualisht, sipas tij, kanë premtuar që do ta mbrojnë atë dhe miqtë e tij.

Mirëpo ai tha po ashtu që zyrtarët e shërbimeve të sigurisë e kanë paralajmëruar atë që nëse inteligjenca turke do të ndërmerrte ndonjë operacion sekret, ata do të ishin të pafuqishëm në këtë drejtim.

Zyrtarët thanë se ai dhe miqtë e tij mund të detyrohen të kthehen në Turqi nëpërmjet tokës apo detit. Ata po ashtu mund të largoheshin matanë kufirit me makina diplomatike.

Ai tha se vazhdon të ketë frikë, edhe pse gjykata ka refuzuar kërkesat për ekstradim që Ankaraja ka dërguar për Ahmetin.

Ahmeti citoi një gjykatës nga Azerbajxhani që vitin e kaluar kishte vendosur që qytetari turk Mustafa Ceyhan nuk duhej të ekstradohet. Mirëpo ky qytetar turk ishte lidhur dhe futur në një veturë jashtë gjykatës dhe ishte dërguar për në Turqi.

“Regjimi i Erdoganit dëshiron t’i rrëmbejë njerëzit që kanë lidhje me lëvizjen e Gulenit”, tha Ahmeti për BIRN. “Ata mundohen ta bëjnë këtë kudo. Megjithatë, ata kanë arritur të kenë sukses në këtë drejtim vetëm me lejen e vendeve ku jetojnë këta njerëz dhe duke bërë marrëveshje me qeveritë e këtyre vendeve.”

“Turqia më ka anuluar pasaportën, por Interpoli nuk e ka pranuar këtë”, tha ai. Kur pasaporta e tij të skadojë, Ahmeti tha se nuk do të marrë dot pasaportën e re në ambasadë, kështu që ai do të kërkojë azil në një “vend të duhur”.

Ky artikull u realizua nga BIRN si pjesë e projektit A Paper Trail to Better Governance.

Etiketa: AfrikaazilBallkanBashkimi EuropianBEBIRNBosnjaBosnjeBullgariBullgariaErdoganFrontexGjermaniGjykataGjykatësgjyqtarGreqigrusht shtetiGulenHaradinajKombet e BashkuaraKosovëLindja e MesmeMakinaMaqedoniaMaqedonia e VeriutmarrëveshjeMASMoldavioperacionPararajonRamush HaradinajRexhep Tajip ErdoganSarajevësekretshtatorTurqiTurqiaWikipedia
Tjetri
Franca po dëmton Ballkanin dhe stabilitetin e BE-së

Franca po dëmton Ballkanin dhe stabilitetin e BE-së

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.