AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

“E rreptë, por e drejtë?”: Qasja e Holandës për zgjerimin e BE-së

Wouter ZweersngaWouter Zweers
7 years më parë
në Opinion
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Flamuri holandez. Foto: Pixabay.

Qëndrimi i ashpër që mbajti Holanda javën e kaluar në lidhje me çështjen e zgjerimit mund të mbrohet, por kjo duhet të shoqërohet nga një kuptim më i mirë se sa i rëndësishëm është procesi për vendet që aspirojnë të bëhen anëtarë.

Flamuri holandez. Foto: Pixabay.

Javën e kaluar shpresat e shumë qytetarëve në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri u shkatërruan kur Këshilli Europian nuk arriti të vendoste për hapjen e negociatave të pranimit në BE.

I dënuar nga shumica dërrmuese e liderëve europianë si një “gabim historik”, në dy shtete anëtare të BE-së rezultati u prit pothuajse në heshtje të qetë: Francë dhe Holandë.

Qëndrimet e tyre kritike në debat – Franca i bllokoi të dy vendet, ndërsa Holanda bllokoi vetëm Shqipërinë – duket se nuk mund të shpjegohen, nëse dikush shikon letrën e përbashkët të botuar para mbledhjes së Këshillit Europian nga Presidenti i Këshillit Donald Tusk, Presidenti i Parlamentit David Sassoli, Presidenti i Komisionit Jean-Claude Juncker dhe Presidentja e zgjedhur Ursula Von Der Leyen.

A nuk bënë, siç thonë ata, edhe Maqedonia e Veriut edhe Shqipëria “atë që ne u kërkuam të bënin”?

Jo, është përgjigjja, sipas Holandës, të paktën kur është fjala për Shqipërinë. Ndërsa shumica e fajit iu hodh presidentit francez Emmanuel Macron, lind pyetja pse qëndrimi i Holandës ndryshon nga shumica dërrmuese e vendeve të tjera anëtare.

Qasja zyrtare e qeverisë holandeze drejt zgjerimit të BE-së shënohet nga motoja gjithnjë e më e famshme: “E rreptë, por e drejtë”.

“E rreptë” do të thotë që kushtet për anëtarësim nuk janë për kompromis, kështu që gjithçka duhet të jetë në rregull përpara se vendet të mund të hyjnë në BE. “E drejtë” do të thotë që pasi të përmbushen kushtet, anëtarësimi është në tryezë dhe se Holanda mbështet në mënyrë aktive proceset e vështira të reformës në rajon.

Deri më tani, kjo është qasja zyrtare, po praktika? Holanda ka përfaqësi diplomatike në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me përjashtim të Malit të Zi. Të gjitha ambasadat kanë një koordinator të sundimit të ligjit plotësisht të përkushtuar për këtë çështje. Nëpërmjet Fondit të saj Matra, Holanda mbështet “vendet kandidate aktuale dhe të mundshme për në BE që forcojnë demokracinë dhe shtetin e ligjit, duke rritur kështu stabilitetin”.

Presidenti francez Emmanuel Macron duke folur për shtypin në samitin e Bashkimit Europian më 17 tetor. Foto: Bashkimi Europian.

Midis vitit 2017 dhe 2024, fondi arrin një total prej 19 milionë eurosh. Prandaj, Holanda nuk mund të etiketohet si një vëzhguese e pa interesuar në Ballkan, një kualifikim që i atribuohet Francës në rajon.

Në të njëjtën kohë, Holanda ka prirje ta shohë gotën gjysmë bosh sesa gjysmë plotë kur bëhet fjalë për vlerësimin e reformave. Një pjesë e kësaj qasje mund të shpjegohet nga pyetja kryesore me të cilën vendi e shikon zgjerimin: Në çfarë lloj BE-je dëshirojmë të jemi pjesë?

Qendërsia e kësaj pyetjeje në qasjen holandeze nuk është e habitshme duke pasur parasysh zhvillimet në dekadat e kaluara. Pas “goditjes së madhe” të raundit të zgjerimit në vitet 2004-2007, dinamika në BE-së ndryshoi ndjeshëm. Rumania nuk ka treguar shumë progres nën Mekanizmin e Bashkëpunimit dhe Verifikimit, CVM, ndërsa sundimi i ligjit, pavarësia e gjyqësorit dhe liria e mediave janë përkeqësuar në disa shtete anëtare.

Kombinuar me faktin se një nga aleatët kryesorë holandezë, Mbretëria e Bashkuar, po largohet, lloji i BE-së në të cilën Holanda dëshiron të jetë pjesë duket më larg se një dekadë më parë.

Kjo shpjegon tendencën në Holandë për të qenë e vakët kur bëhet fjalë për një raund të ri të mundshëm zgjerimi. Por qasja tregon gjithashtu një lloj vetë-përqendrimi, pasi nuk është e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por ajo e BE-së që formon fokusin kryesor të qasjes holandeze ndaj zgjerimit.

A nuk duhet të fokusohet  procesi i zgjerimit në zhvillimin e demokracive të qëndrueshme në vetë vendet e Ballkanit Perëndimor?

Është shumë e thjeshtë të thuash që Holanda bllokon hapjen e negociatave vetëm sepse thjesht nuk ka dëshirë, siç është argumentuar në debatin publik. Por është e vërtetë që parlamenti holandez është kryesisht kundër integrimit të mëtejshëm të BE-së, një qëndrim që pasqyron ndjenjat në shoqërinë holandeze.

Palët në të djathtën dhe të majtën e spektrit kanë shqetësime të mëdha për delegimin e më shumë pushteti në Bruksel, sepse ata druhen se BE-ja bëhet e pakontrollueshme. Zgjerimi i BE-së shihet në të njëjtën mënyrë.

Kjo ka një efekt në qëndrimin e qeverisë holandeze, e cila është e detyruar nga rezolutat parlamentare, siç është ajo që u miratua në qershor, që nuk duhet të lejohet që të hapen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.

Sidoqoftë, debatet në parlamentin holandez në prag të mbledhjes së Këshillit Europian javën e kaluar u përqendruan në përmbajtje dhe ishin rreth kritereve të pranimit në vend të faktorëve të jashtëm, siç ishte rasti në Francë.

Fakti që një rezolutë e ngjashme që i kërkon qeverisë të mos lejojë hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut u refuzua tregon se të dy vendet u gjykuan sipas meritave të tyre.

Për shumë komentues, një pyetje vazhdon të mbetet e vështirë për ta kuptuar: Si ka mundësi që Holanda arrin një përfundim ndryshe nga Komisioni Europian në lidhje me Shqipërinë? Një shpjegim është se shumica e politikanëve holandezë nuk e konsiderojnë Komisionin Europian një aktor neutral dhe ndoshta me të drejtë. Progres raportet e Komisionit Europian lënë hapësirë ​​për interpretim, duke thënë se një vend është thjesht “i përgatitur në mënyrë të moderuar” në një sërë fushash, por njëkohësisht japin një rekomandim pozitiv kur bëhet fjalë për hapjen e negociatave.

Si i tillë, ndërsa analiza e progresit në raporte është neutrale, përfundimet – gjasme të shkruara në Bruksel – reflektojnë një pikëpamje politike. Kjo ilustrohet me faktin se kur Maqedonia ishte nën qeverinë e Nikola Gruevskit, Komisioni Europian vazhdoi të këshillonte hapjen e negociatave të pranimit pavarësisht probleme të saj të mëdha në procesin e demokratizimit.

Ndoshta, vendimi për të hapur negociatat e pranimit në fund të ditës është gjithmonë i një natyre politike dhe asnjëherë plotësisht objektiv. Por kjo do të thotë që konkluzionet e Komisionit Europian nuk mund të merren siç duken nga vendet anëtare të cilët marrin një qëndrim më kritik mbi faktin nëse janë përmbushur apo jo kriteret.

Siç argumentoi edhe Jasmin Mujanoviç në një opinion, “Refuzimi i pandershëm i Francës për të shprehur politikën e saj të vërtetë – që nuk dëshiron ndonjë zgjerim të BE-së – po dëmton besueshmërinë e BE-së, si dhe perspektivat demokratike të Ballkanit”. Për Holandën, pamja është disi më ndryshe.

Nuk mund të thuhet se Holanda nuk mbështet një politikë të mirëfilltë zgjerimi. Qëndrimi i saj kritik madje është mirëpritur në rajon, për shembull, nga ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, i cili në fillim të këtij viti theksoi se ai dëshironte që vendi i tij “të vlerësonte se çfarë mund të bëjmë dhe që ai vlerësim të jetë i rreptë”.

Fokusi i Holandës në kushtet formale në vend që të bëjë kompromis për faktorët e jashtëm është pikërisht ai. Në të vërtetë, BE-ja dhe vendet anëtare të saj duhet të zbatojnë kushtëzimin në mënyrë të vazhdueshme dhe të gjykojnë vendet aspiruese për progresin e tyre aktual, jo mbi emocionet.

Ministri i jashtëm i Maqedonisë Nikola Dimitrov. Foto: BIRN.

Nga ana tjetër, qeveria dhe parlamenti holandez duhet t’i shoqërojnë qëndrimet e tyre kritike me një kuptim më të mirë se sa thelbësor është procesi për vendet aspiruese.

Fokusimi vetëm te lloji i BE-së në të cilën Holanda dëshiron të jetë pjesë dhe mos interesimi për të ardhmen e vetë Ballkanit Perëndimor, dëmton strukturisht perspektivat në rajon, të cilat janë të lidhura ngushtë me aspiratat e tyre europiane.

Rruga drejt pranimit në BE nuk është ndonjë axhendë dytësore për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ajo është tepër e rëndësishme për të ardhmen e këtyre vendeve.

Qeveria dhe parlamentarët holandezë mund të marrin me të drejtë një qëndrim kritik nëse ata formojnë një këndvështrim më integral dhe më të informuar mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe zgjerimin. Vetëm atëherë Holanda mund të mbrojë me të drejtë qasjen e saj “të rreptë, por të drejtë”.

Mendimet e shprehura në seksionin e Opinioneve janë vetëm ato të autorit dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: BallkanBashkimi EuropianBashkimit EuropianBEBIRNBrukselDonald TuskEmmanuel MacronFrancaGjyqHolandëKandidateKomisioni EuropianLiriaMacronMaqedoniaMaqedonia e VeriutMbretëria e BashkuarnatyrepaktParaPër ShtypinprogresQeveriarajonRefuzimiRumaniaSHshqipShqipëriShqipëriaUrsula von der LeyenVendimizgjerim
Tjetri
Përvetësim tokash në bregdet, 18 të arrestuar në Durrës

Përvetësim tokash në bregdet, 18 të arrestuar në Durrës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.