AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Rama shtyn përpara projektligjet kontroverse të censurës në media

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Edi Rama duke folur nga selia e Partisë Socialiste në Tiranë më 30 qershor 2019. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Kuvendi i Shqipërisë pritet të fillojë të martën shqyrtimin e dy projektligjeve kontroverse të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Versioni i fundit i draftit të AMA-s sërish me ndryshime kozmetike, ndërsa parashikon gjobitjen e medias online deri 2 milionë lekë nga Këshilli i Ankesave.

Edi Rama duke folur nga selia e Partisë Socialiste në Tiranë më 30 qershor 2019. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Kuvendi i Shqipërisë pritet të fillojë të martën shqyrtimin e projektligjeve kontroverse të njohura si “paketa anti-shpifje”, për të cilat organizatat vendase dhe ato ndërkombëtare të lirisë së shprehjes kanë paralajmëruar se rrezikojnë ta kthejnë Shqipërinë nga një vend me demokraci hibride, në një vend jodemokratik.

Versioni i fundit i projektligjit, një kopje e së cilit disponohet nga BIRN, synon të transformojë Autoritetin e Medias Audiovizive në një Autoritet të Medias Shqiptare dhe ligjin që deri më sot ka licencuar televizionet kombëtare dhe lokale në ligj “për shërbimet e medias”.

Në mënyrë unike në botën demokratike, qeveria shqiptare ka vendosur t’i japë fuqinë për të mbikëqyrur median online një zyre të quajtur “Këshilli i Ankesave” pranë AMA-s, e cila merr gjithashtu të drejtën për vendosur gjoba deri në 2 milionë lekë si dhe për të cenuar integritetin e mediave online, duke instaluar në faqet e tyre njoftime të llojit “pop up”, kur ky këshill gjykon se media online ka shkelur ligjin.

Projektligji i qeverisë synon të rregullojë edhe parimet etike, të tilla si e drejta e përgjigjes, ndërkohë që vendimet e Këshillit të Ankesave parashikohet të shfaqen gjithashtu në formën e një dritareje të njohur teknikisht si pop up, që u hapet automatikisht përdoruesve kur vizitojnë faqen e internetit.

Ndryshe nga draftet e mëparshme, qeveria duket se ka kënaqur kritikat e OSBE-së përmes vendosjes së një paragrafi në projektligj ku parashikohet se “vendimet e AMA-s mund të kundërshtohen në Gjykatën e Tiranës”.

Megjithatë, ankimet në gjykatë nuk mund të pezullojnë ekzekutimin e vendimit të Këshillit të Ankesave. Sipas projektligjit, gjobat e vendosura bëhen menjëherë të ekzekutueshme.

Ligj unik në botën demokratike

Në rast se do të miratohet, Shqipëria do të bëhet vendi i parë në botën demokratike që krijon një regjim kontrolli administrativ mbi median në internet. Deri më sot, në botën demokratike është pranuar rregullimi i tregut të medias audiovizuale për shkak të përdorimit nga ana e televizioneve ose radiove, të frekuencave televizive, të cilat janë nën pronësi publike.

Edhe në këtë rast, mbikëqyrja është kufizuar te aspektet e komunikimeve me karakter tregtar dhe jo në botën e lajmit dhe informacionit. Në asnjë vend të botës demokratike dhe në asnjë vend anëtar të Bashkimit Europian nuk ka ndonjë ligj që vendos nën mbikëqyrje median në internet në shkallën e propozuar nga qeveria shqiptare.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama ka rreth një vit që flirton me idenë e krijimit të një sistemi mbikëqyrjeje, gjobitjeje dhe kontrolli teknik të medias online me supozimin e shpallur se synon të “disiplinojë” median online. Në draftin që po diskutohet aktualisht vërehet një rritje e masës së gjobës të parashikuar në dy variantet e mëparshme.

Projektligjet e qeverisë “Rama” kanë marrë kritika të ashpra nga komuniteti i gazetarëve si dhe nga organizatat vendase dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca i ka kritikuar ato në dy raste, në të cilat theksoi se përqasja në Bashkimin Europian është vetërregullimi i medias dhe jo mbikëqyrja.

E drejta për t’u ankuar

Etika në media zakonisht u kërkon gazetarëve që t’i japin palës së prekur nga një akuzë të drejtën për të folur mbi këtë akuzë, ndërsa në ligjin aktual për Median Audiovizive, në nenin 53, [link] parashikohet si kërkesë ndaj televizioneve dhe radiove publikimi i një ankese nga një individ i prekur nga një lajm, por ligji ekzistues nuk parashikon sanksione në rast se televizionet ose radiot refuzojnë të publikojnë përgjigjen.

Ndryshe nga ligji ekzistues, propozimi aktual i Ramës është që autoriteti i medias të vendosë gjoba deri në 800 mijë lekë bazuar mbi këtë parim të etikës.

 

Etiketa: AMAAutoriteti i MediasBashkimit EuropianBEBIRNdemokraciEdi RamaEtikagazetarGjobatGjykatëKontrolliKrijonKryeministri Edi RamaKuvendiLigjLokaleLuigi SorecaMASMediamedia onlineOSBEPartisë SocialisteProjektligjProjektligjiQeveriaQeveria shqiptareRamasanksioneSHShpifjeshqipShqipëriashqiptareTelevizionetTiranëVendimet
Tjetri
Qeveria fillon shembjet e ndërtimeve te “Astiri”

Qeveria fillon shembjet e ndërtimeve te "Astiri"

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.