AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kushtetuesja në “ngërç kushtetues”, Meta dekreton anëtaren pas kalimit të afateve

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti Ilir Meta duke folur në një konferencë për shtyp në Tiranë më 4 mars 2019. Foto: Malton Dibra/LSA

Presidenti Ilir Meta dekretoi si anëtare të Gjykatës Kushtetuese pas kalimit të afatit 30 ditor Marsida Xhaferllarin, duke krijuar ngërç për funksionimin e gjykatës, pasi më herët Arta Vorpsi u konsiderua e emëruar në të njëjtin vend vakant.

Presidenti Ilir Meta duke folur në një konferencë për shtyp në Tiranë më 4 mars 2019. Foto: Malton Dibra/LSA

Presidenti Ilir Meta dekretoi të mërkurën  Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Dekreti i cili u bë pas kalimit të afatit 30 ditor prej dorëzimit të listave me kandidatura nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pritet të krijojë një ngërç të ri në funksionimin e këtij instititucioni.

Më herët këtë javë Kuvendi, i cili votoi me shumicë për dy anëtare të tjera të Kushtetueses Elsa Toska, dhe Fiona Papajorgji, u shpreh se Arta Vorpsi e cila ishte renditur e para në listën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për të gjitha vendet vakante cillësohej e emëruar automatikisht pasi Presidentit i kishin kaluar afatet e emërimit.

Ndërkohë të mërkurën, duke iu referuar një letërkëmbimi me KED mbi rradhën e emërimeve në Kushtetuese dhe faktit që Kuvendi kishte zgjedhur dy anëtare, Presidenti dekretoi emërimin në Kushtetuese të Marsida Xhaferllarit. Xhaferllari ishte renditur e katërta në listën e KED, por nga dekreti i presidencës kuptohet se ajo ishte tashmë e dyta për shkak të emërimit të dy garueseve të tjera nga Kuvendi.

Presidenti kundërshtoi procedurën e ndjekur nga KED, duke iu referuar faktit që Kushtetuta paracaktonte një rradhë emërimesh. Sipas kësaj rradhe asnjë nga institucionet nuk mund të përcaktonte dy kandidatë njëherësh dhe se presidenti duhej të merrte një listë të re nga KED pasi Kuvendi të kishte zgjedhur një prej kandidatëve në listën e tij. KED në përgjigje për Metën iu referua dispozitave kalimtare dhe faktit që kishte më shumë se sa një vend vakant.

Nga ana tjetër kundërshtimi i presidencës për të zgjedhur një prej tre të parave në listën e dërguar nga KED, i hapi rrugë mekanizmit zhbllokues të parashikuar po në Kushtetutë që ia dha automatikisht mandatin Arta Vorpsit  –e renditur e para nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Të hënë para se të votonte për dy vendet vakante, Kuvendi e cilësoi Vorpsin të emëruar.

Përplasja e krijuar mes palëve mund të zgjidhet vetëm nga Gjykata Kushtetuese, e cila ende nuk është funksionale.

Etiketa: Arta VorpsiDekretiDibraElsa ToskaFiona PapajorgjiGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseIlir MetaKEDKëshilli i Emërimeve në DrejtësikushtetueseKuvendiMarsida XhaferllariMetaParaSH
Tjetri
Gjyqtari Agim Bendo largohet me dorëheqje në mes të vetingut

Tre kandidatë për Gjykatën e Lartë kalojnë “vetingun” e KLGJ-së

surveillance scaled e1784111029147

Ripërjetim i terrorit: Rumunët përballë realitetit të marrjeve në pyetje nga policia sekrete

11:40 | 16/07/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar

08:14 | 16/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Valter Begaj kërkon pavlefshmërinë e të dhënave të celularit të Berberit

18:32 | 15/07/2026
Zhbllokohet puna për Reformën Territoriale, PD kërkon garanci për konsensus

Reforma Territoriale 2.0, katër skenarët e propozuar nga PS

18:07 | 15/07/2026
marta kos edi rama

Protestuesit e quajnë fitore tërheqjen e Ramës nga ligjet për mjedisin

17:25 | 15/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Incineratori i Fierit, të pandehurit kundërshtojnë riçeljen e gjykimit në Apel

14:44 | 15/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.