AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata Kushtetuese njeh Marsida Xhaferllarin si anëtare

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese pas betimit në presidencë. Nga e majta: Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, Besnik Muçi, Vitore Tusha, Fiona Papajorgji. Foto nga faqja në Facebook e presidentit.

Gjykata Kushtetuse njoftoi se nuk mund të merrte një vendim mbi përplasjen e kompentecave për zgjedhjen e anëtarëve të saj, por duke iu referuar Kushtetutës pranoi Marsida Xhaferllarin si anëtare të saj. 

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese pas betimit në presidencë. Nga e majta: Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, Besnik Muçi, Vitore Tusha, Fiona Papajorgji. Foto nga faqja në Facebook e presidentit.

Gjykata Kushtetuse njoftoi të premten se nuk mund të merrte një vendim mbi përplasjen e kompentecave të institucioneve për zgjedhjen e anëtarëve të saj, por duke iu referuar drejtpërdrejt Kushtetutës, si ligji i vetëm të cilit i nënshtrohet, pranoi Marsida Xhaferllarin si anëtare të saj. Menjëherë pas njoftimit gjykata publikoi edhe listën për anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin që vjen dhe renditi aty Xhaferllarin dhe jo Arta Vorpsin.

Njoftimi për shtyp i gjykatës u bë disa orë pasi Kuvendi i kërkoi asaj të mos njihte dekretin e Metës dhe ta cilësonte atë nul dhe të pranonte si anëtare Arta Vorpsin që sipas Kuvendit mund të quhej e zgjedhur për shkak se Presidenti Ilir Meta tejkaloi afati 30 ditorë të parashikuar në ligj dhe se Xhaferllari u dekretua duke marrë presidenca kompetecat që i njihen vetëm KED-së.

Gjykata, e cila është e vetmja që mund të zgjidhë ngërçin e krijuar prej përplasjes mes presidentit, Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe shumicës parlamentare, bëri me dije se ende nuk mund ta shqyrtonte këtë konflikt në mungesë të kuorumit.

“Për sa më sipër, lidhur me Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese sqaron se, edhe pas plotësimit të disa prej vakancave në përbërjen e saj, nuk e ka ende kuorumin e nevojshëm për të shqyrtuar dhe vendosur në seancë gjyqësore lidhur me kërkesat që paraqiten përpara saj”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Më tej duke cituar shprehimisht faktin se Gjykata Kushtetuese i “nënshtrohet vetëm Kushtetutës” dhe duke lënë të kuptohej se i referohej nenit  129: “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës”, gjykata ka pranuar Xhaferllarin si anëtare. Kjo i jep zgjidhje situatës momentale në të cilën u vendos gjykata, ndërsa çështje e përplasjes së kompentencave shtyhet për tu shqyrtuar kur gjykata të plotësohet me anëtarë të tjerë.

“Në këto kushte, Gjykata Kushtetuese si një institucion i pavarur, duke zbatuar Kushtetutën dhe ligjin e saj organik dhe legjislacionin në fuqi, si dhe praktikat administrative të ndjekura ndër vite, me qëllim sigurimin e kushteve normale për mbarëvajtjen dhe mirëfunksionimin e veprimtarisë së saj, është duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme administrative formale për fillimin e detyrës së tri anëtarëve të rinj, pas betimit të tyre para Presidentit të Republikës”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Pak pasi gjykata doli me këtë njoftim u publikua edhe lista e anëtarëve të saj që mund të shortohen për të qenë pjesë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të vitit 2019. Në listë janë emrat e  Vitore Tushës, gjyqtare me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese;  Besnik Muçit i dekretuar sëfundmi nga presidenti, Elsa Toskës dhe Fiona Papajorgjit të zgjedhura nga Kuvendi dhe Marsida Xhaferllarit të dekretuar nga Meta, por e kundërshtuar nga shumica parlamentare si shkelje e ligjit prej Presidentit.

Në një konferencë për shtyp, ku njoftoi se do të kallëzonte penalisht kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvoranin, për shpërdorim detyre, Meta nuk e komentoi veprimin e Gjykatës Kushtetuese.  Ai megjithatë mbrojti zgjidhjen e tij, duke kundërshtuar zërat se Xhaferllari ishte e pozicionuar politikisht.

Meta ndërkohë akuzoi Dvoranin për një sërë shkeljesh dhe premtoi se të hënën do të dorëzonte padinë. “Në këto kushte i njohur me këto fakte. Dorëzimin do ta bëjmë ditën e hënë për të shqyrtuar për prova të tjera apo persona të tjerë që mund ta meritojnë të merren në përgjegjësi penale”, tha ai.

Në një njoftim për shtyp Dvorani tha se “Si çdo shtetas tjetër, i nënshtrohem Kushtetutës dhe ligjeve penale të vendit tim”. Ndërsa ironizoi Metën se më në fundt “po ushtron një të drejtë që ligji ia njeh kujdo”.

Etiketa: Administrativee majtaElsa ToskaFacebookFiona PapajorgjiGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqGjyqtareIlir MetaKEDkonfliktkushtetueseKuvendiLigjMarsida XhaferllariMetaParaPresidencaShpërdorim detyreshqipVendimVitore Tusha
Tjetri
Forca Detare kordinon përpjekjet për mbrojten e trashëgimisë nënujore

Forca Detare kordinon përpjekjet për mbrojten e trashëgimisë nënujore

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.