AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Bordi i AMA kundër projektligjeve “Rama” për median online

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Lajme, Media Watch, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mikrofonë të televizioneve shqiptare të vendosura pranë një boksi zëri në Tiranë, gjatë një konference për shtyp. Foto: BIRN

Tre nga pesë anëtarët aktualë të bordit të Autoritetit të Medias Audiovizuale (AMA), publikuan një deklaratë të hënën duke konsideruar se këto projektligje “ndrydhin lirinë e medias”.

Anëtarët e Bordit të AMA Sami Nezaj, Suela Musta dhe Agron Gjekmarkaj dolën në një deklaratë të mëvete mbi dy projektligjet kontroverse të propozuara nga qeveria e kryeministrit Edi Rama që synojnë të krijojnë një sistem kontrolli administrativ mbi median online duke deklaruar opinionin e tyre kundër.

Sipas deklaratës, tre anëtarët mendojnë se “për forcimin e lirisë së mediave online, lirisë së mendimit dhe të drejtës për informim përmes rritjes së profesionalizmit, mbështetjes së mediave të reja, vetërregullimit të tyre, rritjes së edukimit për median, gjë që ndryshimet e parashikuara në ligj nuk e realizojnë.”

“Propozimet e qeverisë anashkalojnë një nga parimet më të rëndësishme të medias së shkruar atë të vetërregullimit ndërkohë që aktet ndërkombëtare dhe veçmas direktiva e BE për mediat audiovizive inkurajon edhe vetë rregullatorët t’i japin përparësi këtij parimi,” vijon më tej deklarata.

Kryeministri Edi Rama hodhi si nismë të vetën për “disipliminim” e medias online në dhjetor 2018 atë që e prezantoi si “paketa antishpifje”. Si pasojë e presionit vendës dhe ndërkombëtar, qeveria e ka transformuar disa herë formulimin e projektligjeve por dukshëm nuk e ka ndryshuar thelbin e tyre, dëshirën për të krijuar një sistem kontrolli administrativ me fuqi për të gjobitur median online në bazë të kërkesave të personave të prekur, të tillë si politikanët, ndërkohë që përjashton nga të qenit subjekt i ligjit vetë politikanët dhe komunikimet politike duke i konsideruar këto të fundit si “të vërteta”.

Autoriteti i Medias Audiovizuale drejtohet nga një bord me shtatë anëtarë, të cilët zgjidhen nga parlamenti. Siç ndodh me shumë institucione të pavarura, grupet parlamentare që përfaqësojnë tre grupimet kryesore politike në vend, PD, PS dhe LSI, propozojnë secili një pjesë të anëtarëve.

Aktualisht dy nga shtatë anëtarët e bordit janë vende vakante. Një nga anëtarët, Pirro Misha, u tërhoq nga posti pasi u emërua nga kryeministri Edi Rama në postin e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare. Anëtari tjetër, Zylyftar Bregu, u shkarkua nga parlamenti i kontrolluar nga socialistët me argumentin se gjendet në kushtet e konfliktit të interesit për shkak se një dekadë më parë kishte marrë me qira një parcelë toke publike. Thirrja për zëvendësimin e tij ka dështuar dhe procedura për zëvendësimin e tij ka mbetur e papërfunduar. Dy anëtarët e tjerë të bordit, Gentian Sala dhe Gledis Gjipali nuk kanë mbajtur qëndrim publik mbi projektligjet.

Etiketa: Agron GjekmarkajAMAAutoriteti i MediasBEEdi RamaGentian SalaGledis GjipaliKontrolliKryeministri Edi RamaLigjLSIMASMediaMediat audiovizivePDPSQeveriaRamaSami NezajSuela Musta
Tjetri
Bukë dhe cirk? Jo, vetëm cirk

Bukë dhe cirk? Jo, vetëm cirk

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.