AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Tentativa e Ramës për cenzurë dështon ndërsa kryeministri akuzon mediat se kanë “nxirë situatën”

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke pozuar në spital me një nga fëmijët e plagosur gjatë tërmetit të 26 nëntorit. Si një tregues i standardeve të dyfishta, Autoriteti i Medias Audiovizive i ka tërhequr vëmendjen televizioneve për keqpërdorim të imazhit të fëmijëve, ndërsa nuk ka bërë të njëjtën gjë me televizionin personal të kryeministrit.
Foto: Edi Rama ne Instagram

Një përpjekje e kryeministrit Edi Rama për të cenzuruar Jeta osh qef, një faqe popullore në internet, duket se ka dështuar në mënyrë spektakolare ndërsa vetë Rama shau median duke pretenduar se ajo nuk po jep frymë pozitive dhe se po nxin realitetin e shkaktuar nga tërmeti.

Kryeministri Edi Rama duke pozuar në spital me një nga fëmijët e plagosur gjatë tërmetit të 26 nëntorit. Foto: Edi Rama ne Instagram

Më pak se 24 orë nga mbyllja e aksesit në Shqipëri në domainin joqalbania.com, njerëzit pas kësaj faqeje hapën një domain të ri, joq-albania.com, i cili është i aksesueshëm nga të gjitha rrjetet e shërbimit të internetit në vend ndërkohë që një sulm piratesk mbi faqen e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike e Postare, AKEP.al, e ka rrëzuar këtë faqe që nga mëngjesi i së dielës.

Qeveria shqiptare duket se urdhëroi kompanitë e internetit të bllokojnë aksesin në këtë faqe interneti mëngjesin e së shtunës, një ditë pasi policia deklaroi se kishte referuar në prokurori dy drejtuesit e faqes, Erland Dalliu, 29 vjeç dhe Gentian Çengeli, 39, duke i akuzuar se me postimet e tyre, që sipas policisë, janë të pavërteta, kanë përhapur panik në popullsi.

Faqja aktualisht e bllokuar, joqalbania.com, vijon të jetë e aksesueshme për përdoruesit e broëserit TOR, [link për doënload] një ekuivalent i Chrome, Mozilla apo programeve të tjera të lundrimit në internet, i cili është krijuar për përdoruesit e internetit në vendet diktatoriale si Kina, Arabia Saudite, Egjipti apo Rusia ku qeveritë autokratike i japin të drejtë vetes të bllokojnë faqet e internetit sipas dëshirës.

Veprimi i policisë dhe i AKEP shkaktoi protestë nga Këshilli Shqiptar i Medias, një organizatë jofitimprurëse në Tiranë, e cila akuzoi kryeministrin Edi Rama se po mbyll në mënyrë të jashtëligjshme median online, duke shfrytëzuar situatën e emergjencës të shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama është shprehur vazhdimisht i pakënaqur me median, sa herë është përballur me akuza të ndryshme. Pas tërmetit të Durrësit, ndërsa gazetarët ngritën pikëpyetje mbi aftësinë e qeverisë për të menaxhuar një krizë si dhe raportuan për mijëra të pastrehë të mbetur pa ndihma, Rama iu rikthye teknikës së vjetër së hedhjes së fajit te media.

Pyetur nga një gazetare ndërsa shëtiste mes rrënojave të tërmetit të dielën, Rama tha: “Ata [redaktorët] duhet t’ju orientojnë të jepni sa më shumë energji pozitive, të mos merreni shumë me këto historitë që janë anësore. […] Ata që ju drejtojnë me telefon nga redaksitë dhe ata që mbledhin në darkë lloj lloj sharlatanësh, sepse njerëzit janë të tmerruar dhe një nga gjeneratorët e tmerrit janë ekranet.”

Rama sugjeroi në këtë mënyrë se qytetarët e Shqipërisë qendrore që gjatë pesë ditëve të fundit u tmerruan nga goditje të panumërta tërmeti, janë tmerruar më shumë nga raportimet në media mbi tërmetin se sa nga vetë tërmeti.

Rama ka shprehur edhe më herët dëshirë për të pasur mundësi të mbyllë median online sipas dëshirës, ndonëse kjo është kritikuar si një dëshirë jo në përputhje me standardet europiane të të drejtave të njeriut.

Një projektligj i propozuar me nismën e vetë Edi Ramës dhjetorin e kaluar, parashikonte mundësi të gjera për qeverinë që të mbyllte median online. Një variant i këtyre projektligjeve që nuk parashikon mundësinë e mbylljeve të faqeve të internetit por gjobitjen e tyre me gjoba të majme vijon të jetë në shqyrtim në parlament pavarësisht kritikave të vazhdueshme të organizatave shqiptare dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Etiketa: AKEPAkuzaArabia SauditeEdi RamEdi RamagazetargazetareInstagramKinaKryeministri Edi RamaMediaparlamentPoliciaProjektligjProkuroriQeveriaQeveria shqiptareRamaRusiaSHshqipShqipërishqiptareSpitalSulmvariant
Tjetri
Në Ballkanin e papërgatitur, tërmetet janë më vdekjeprurës

Shkatërrimi nga tërmeti, prokuroria nis procedime penale për ndërtimet e prishura

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.