AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dosja “Babale”, Prokuroria kërkon fajësi për Salianjin dhe gazetarin Olldashi

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ervin Salianji në Gjykatën e Krimeve të Rënda, pasi kundërshtoi zgjatjen e hetimeve për çështjen e njohur si “Babale” Foto:LSA

Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me 1.6 vjet burg për ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji dhe 1 vit burg për Jetmir Olldashin me akuzën e kallëzimit të rremë. Salianji e kundërshtoi akuzën si politike.

Ervin Salianji në Gjykatën e Krimeve të Rënda, pasi kundërshtoi zgjatjen e hetimeve për çështjen e njohur si “Babale” Foto:LSA

Prokuroria e Tiranës i kërkoi të martën gjykatës deklarimin fajtorë të katër të akuzuarve të çështjes së njohur me emrin “Babale”. Për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji u kërkua dënimi me 1 vit e 6 muaj burgim për “kallëzim të rremë”, ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi dënimi me 1 vit burg për të njëjtën akuzë.

Prokurori Genci Qana kërkoi megjithatë para gjykatës që vendimi për Salianjin të pezullohet për një periudhë 3-vjeçare, ndërsa ai për OIldashin të konvertohej në 200 orë punë me interes publik.

Për të pandehurin Albert Veliu u kërkua dënimi me 3 vjet burgim për “kallëzim të rremë” dhe me 1 vit për “kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”.  Ndërsa për Fredi Alizotin u kërkua dënimi me 3 vjet heqje lirie për “kallëzim të rremë”.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji e cilësoi akuzën e ngritur ndaj tij si politike.

“Nuk i druhem fare, e kam thënë në fillim. Prokuroria politike nuk mori asnjë provë nga ato që kemi dorëzuar. Sot nuk u kërkua dënimi im, ai është kërkuar që kur kam bërë publike çështjen. Askush nuk do ia dalë as të më mposhtë, as të më frikësojë,” tha Salianji.

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike e konsideroi pretencën e Prokurorisë përmes një statusi në Facebook si përpjekje për t’i mbyllur gojën opozitës.

“Për të dënuar Ervin Salianjin që denoncoi me fakte përfshirjen e vëllait të Ministrit të Brendshëm në trafik droge, Edi Rama përdori dy prokurorë të korruptuar, Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, që zbatuan sot skenarin e dështuar për t’i mbyllur gojën opozitës”, shkruan Basha në postimin e tij.

Audio-përgjimi i publikuar në maj të vitit 2018 nga Partia Demokratike, në të cilin aludohej se vëllai i Ministrit të Brendshëm bisedonte me një trafikant u cilësua nga prokuroria si e sajuar. Me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gjykata e Krimeve të Rënda miratoi atëherë masa sigurie “arresti me burg” për Albert Veliun dhe Fredi Alizotin, ndërsa u vendos detyrim paraqitje për gazetarin Jetmir Olldashi. Më pas dosja u nda dhe pjesa që i përkiste veprës penale “kallëzim i rremë” u kalua për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës. Ndërkohë, listës së të hetuarve si bashkëpunëtorë në sajimin e audio-përgjimit ju shtua edhe ish-deputeti demokrat Ervin Salianji.

Etiketa: BabaleBashaBurgdetyrimDosjaDrogeEdi RamaErvin SalianjiFacebookGenci QanaGjykataGjykatëGjykatësGjyqHysenajKolë HysenajMasaParaPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikeprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e TiranësPunëPunëtorRamaTiranëTrafikTrafik DrogeVendimi
Tjetri
Favorizimi i kultivuesve të hashashit, gjykata lë në burg 2 oficerë policie

Gjykata cakton arrest me burg për xhaxhain e “Ben Qimes”

eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.