AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Katër vende të Ballkanit bojkotojnë ceremoninë Nobel për Handken

Anja VladisavljevicSinisa Jakov MarusicngaAnja VladisavljevicdheSinisa Jakov Marusic
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shkrimtari austriak Peter Handke.

Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Kosova po bojkotojnë ceremoninë e ditës së martë për dhënien e çmimit Nobel në shenjë proteste për nderimin me këtë çmim të autorit Peter Handke, të cilin ata e akuzojnë për përkrahje të Sllobodan Millosheviçit dhe mohim të krimeve të luftës.

Shkrimtari austriak Peter Handke.

Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Kosova kanë thënë se diplomatët e tyre do të bojkotojnë ceremoninë e çmimit Nobel që do të mbahet të martën në Stokholm, ku çmimin i vitit 2019 për letërsi do t’i jepet Peter Handke, një shkrimtar austriak, përkrahja e të cilit për liderin Serbisë në vitet 1990, Sllobodan Millosheviç, ka zemëruar viktimat e luftës.

Turqia gjithashtu do ta bojkotojë ceremoninë, edhe Maqedonia e Veriut nuk do të dërgojë një përfaqësues, megjithëse nuk e përshkroi qëndrimin e saj si një bojkot.

Ministri i jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli tha të shtunën se bojkoti ishte një protestë në mbështetje të të drejtave të njeriut, ndërsa ministri i jashtëm në detyre i Shqipërisë Gent Cakaj shkroi në Twitter të hënën se “justifikimi i mizorive të luftës gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë nuk duhet të shpërblehet”.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha të martën se nderimi i Handkes me këtë çmim “nuk do të thotë asgjë më shumë përveçse të nderosh shkeljet e të drejtave të njeriut”.

Ministria e jashtme e Kroacisë tha ndërkohë se ambasadori i saj nuk do të marrë pjesë sepse ky çmim po i jepej një njeriu që ishte “angazhuar politikisht për të mbështetur politikat Sllobodan Millosheviçit në vitet 1990”.

Kryetari i presidencës trepalëshe të Bosnjës, Zeljko Komsiç, nxori një udhëzim për stafin e ambasadës boshnjake në Suedi që të mos merrte pjesë, duke thënë se presidenca “nuk autorizon askënd të marrë pjesë në ceremoninë e çmimit Nobel në emër të Bosnjës dhe Hercegovinës”.

Qindra njerëz pritet të marrin pjesë në një protestë në Stokholm të udhëhequr nga shoqata që përfaqësojnë viktimat boshnjake të luftës së viteve 1992-1995.

Më shumë se 58,000 njerëz në të gjithë botën kanë nënshkruar një peticion në internet duke kërkuar që çmimi i Handkes të revokohet. Disa gazetarë që raportuan nga Bosnja gjatë luftës gjithashtu kanë folur kundër çmimit, mes tyre korrespondentja e CNN Christiane Amanpour.

“Unë isha atje. Ne të gjithë e dimë se kush është fajtor”, shkroi Amanpour në Twitter të hënën.

Në 1997, Handke shkroi atë që u pa si një libër pro-serb për luftërat në Ballkan me titullin “Një udhëtim nëpër lumenj: Drejtësi për Serbinë”, dhe në 2006, kur vdiq Sllobodan Millosheviçi, ai mbajti një fjalim në funeralin e liderit serb në qyteti i tij i lindjes, Pozarevac, në Serbi.

Është mësuar gjithashtu se gjatë regjimit të Millosheviçit atij i është dhënë një pasaportë jugosllave.

Akademia Suedeze e ka mbrojtur vendimin e saj polemik për nderimin  e Handkes me këtë çmim. Mats Malm, kreu i Akademisë Suedeze, tha se Handke kishte bërë “komente provokuese, të papërshtatshme dhe të paqarta”, por nuk kishte lavdëruar dhunën apo kishte mbështetur masakrat e Srebrenicës, raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Të hënën, Handke tha për televizionin publik në Republikën Srpska, RTS, se ai nuk priste një fushatë kundër tij dhe se ai kishte një ide se si “të përpiqej të pajtonte pikëpamjet e ndryshme”.

“Do të doja shumë të takoja një nënë nga palë dhe një nga pala tjetër. Një nënë nga fshati serb i Kravicës, ku filloi masakra e vitit 1995 e Srebrenicës, dhe një nënë nga rrethinat e Srebrenicës. Kjo ishte ideja ime, por mendoj se ishte disi naive”, tha Handke.

Etiketa: 1997BallkanBehgjet PacolliBosnjaBosnja dhe HercegovinaCNNDhunëdiplomatErdogangazetarGent CakajKosovaKosovëKroacialetërsiLIBMaqedoniaMaqedonia e VeriutmbështetjeMillosheviçmohimpeticionPresidencaprotesteRexhep Tajip ErdoganSerbishqipShqipëriaSllobodan MillosheviçTurqiaTwitter
Tjetri
Prokurori i Krimeve të Rënda Anton Martini përballet me vetingun

Prokurori i Krimeve të Rënda Anton Martini përballet me vetingun

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.