AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Prokurori i Krimeve të Rënda Anton Martini përballet me vetingun

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
6 years më parë
në KPK, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Anton Martini pas seancës dëgjimore në KPK. Foto:Vladimir Karaj/BIRN

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vuri në dukje kalimin e barrës së provës sa i përket pasurisë së Prokurorit të Krimeve të Rënda Anton Martini, njëkohësisht kandidat për SPAK. Ky i fundit cilësoi hetimin korrekt, ndërsa kërkoi të konfirmohej në detyrë.

Prokurori Anton Martini pas seancës dëhjimore në KPK. Foto:Vladimir Karaj/BIRN

Prokurori i Krimeve të Rënda Anton Martini njëkohësisht kandidat për një vend në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion, u përball gjatë procesit të rivlerësimit me disa pyetje në lidhje me kursimet e tij, këstet e paguara për blerjen e një apartamenti dhe dhurimet e vëllezërve.

Martini, u hetua nga trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko në të tri kriteret. Relatorja Qirko vuri në dukje se atij nuk i ishin gjetur probleme të figurës, ndërsa edhe pse u tha se i ishin kakuar pyetje sa i përket kriterit të profesionalizmit, nuk u bënë me dije se cilat ishin çështjet për të cilat ishte kërkuar shpjegim.

Ndërkohë sa i përket kriterit të pasurisë Martini u përball me disa probleme që dilnin kryesisht nga mënyra se si ai kishte paguar këstet për apartamentin e blerë në vitin 2016 në Tiranë dhe po ashtu disa dhurime nga vëllezërit. KPK tha se ishin krijuar dyshime pas analizës financiare për mungesë burimesh për një shumë prej 800 mijë lekësh në kursime dhe dhurimet nga vëllezërit. Problem po ashtu u gjet pagesa e një kësti për një shtëpi në mes të viteve 2000 dhe një hua prej 2500 eurosh.

Martini dha shpjegime mbi afatet kohore të trasferimit të kësteve dhe po ashtu edhe shpjegime mbi burimin e 800 mijë lekëve të kursyera. Ai shpjegoi se mungesat e vërejtura nga analiza financiare për disa vite që sipas tij kishin lidhje me mosllogaritjen e saktë të të ardhurave nga puna si prokuror dhe pretendoi se kishte provuar burimin e ligjshëm të të ardhurave nga vëllezërit.

Martini ka filluar punë si Oficer i Policisë Gjyqësore në vitit 1998, ka punuar prokuror prej vitit 1999 dhe më pas në disa prokurori në rrethe. Ai është prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në të cilën ka qëndruar pjesën më të madhe të kohës, me disa shkëputje të shkurtra.

Pyetjet mbi pasurinë

KPK u fokusua kryesisht mbi një apartament të blerë 90 mijë euro. Apartamenti ishte blerë bashkë me një garazh dhe sipas relatimit nuk ishte paguar ende 5 mijë euro. Relatorja vuri në dukje se prokurori kishte përdorur për të paguar apartamentin dy kredi secila prej 5 milion lekësh, ndërsa pjesa tjetër ishte mbuluar nga kursimet.

KPK vuri në dukje se nga një prej kredive, ajo e përfituar me kushte lehtësuese në vitin 2006, ishte tërhequr para njërës prej pagesave vetëm shuma prej 27 mijë eurosh, ndërsa 10 mijë euro ishin tërhequr disa ditë më vonë. Relatoja tha se duke qenë se kësti i parë ishte paguar më 7 prill 2015 pa u tërhequr e gjithë shuma që ndodhej në bankë ishin krijuar dyshime për mungesë të ardhurash.

Martini shpjegoi nga ana e tij se deklarimi për pagimin e 60 mijë eurove si këst të parë ishte bërë në një formë përmbledhëse për të shpjeguar situatën. Ai shpjegoi se në fakt me kërkesë të ndërtuesit do i jepte atij shumën deri në 60 mijë euro, por në fund ishte vendosur për 50 mijë euor, pasi ndërtuesit nuk i duheshin më urgjent likujditetet.

Prokurori, i cili vlerësoi hetimin e KPK si korrekt, bëri po ashtu të qartë që shtëpia ishte blerë në masën 87 për qind me kredi dhe vetëm 13 për qind ishte paguar prej tij. “Kam 102 milion lekë kredi”, tha Martini.

Relatorja shpjegoi se nga analiza financiare kishte mungesë të burimeve të ligjshme për disa vite për të krijuar kursimet në shumën 800 mijë lekë. Komisioni tha se i ishin kërkuar po ashtu shpjegime për të ardhurat e dy vëllezërve njëri prej të cilëve kishte paguar për disa vite shkollimin e djalit të Martinit në një shkollë private.

Martini shpjegoi sipas tij arsyet pse disa vite rezultonin me bilanc negativ. Ai pranoi se kishte bërë pasaktësisht deklarime të rrumbullakosura të kursimeve, por tha se kishte prova që dëshmonin të ardhurat e ligjshme. Ndër të tjera sipas tij nuk ishte llogaritur paga e 13 në vitin 2004 dhe disa pagesa nga prokuroria e Lushnjes.

Ai tha se në vitin 2009 nuk ishte llogaritur pagesa që bashkëshortja kishte marrë nga leja e lindjes dhe që sipas tij e balanconte bilancin. Martini pranoi se vëllai kishte paguar shkollimin e djalit dhe tha se këto para i kishin ardhur cash dhe se ai i kishte deklaruar çdo vit në deklarimet vjetore. Ai pranoi po ashtu dhurimet në llogari të bashkëshortes në shuma nga 250 deri 300 euro dhe shpjegoi se ato ishin deklaruar në deklaratën veting.

Ndërkohë Martini bëri me dije se para kësaj kohë nuk kishte marrë dhurime nga vëllezërit. I pyetur nga KPK për shumat që ishin trasferuar në emër të tij në agjenci të trasferimit të parave ai shpjegoi se 45 mijë dollarë dërguar nga dy vëllezërit ishin nisur në emër të tij dhe i kishin kaluar babait. Ai tha se nuk kishte përfituar asgjë nga këto para dhe se këto i kishte përmendur në pyetësorë për të treguar mënyrën se si vëllezërit kishin blerë apo investuar në Shqipëri.

KPK tha se ai kishte sjellë të dhëna për të ardhurat e vëllezërve që siç shpjegoi ishin me dokumente të rregullta në Britaninë e Madhe dhe në SHBA.

Siç u mësua nga relatimi Martini kishte porositur fillimisht në vitin 2006 një apartament. KPK bëri me dije se nga hetimet rezultoi që ishte paguar fillimisht një shumë parash kryesisht nga kursimet dhe nga një hua. Por kontrata ishte prishur prej palëve dhe Martini pretendon se kishte marrë pas paratë dhe po brenda vitit kishte shlyer edhe huanë.

KPK tha se huaja nuk ishte përfshirë në analizën financiare dhe kishte rezultuar që Martini nuk kishte pasur burimet për të paguar këtë këst. Martini, i cili sipas KPK kishte sjellë sqarimet e tij mbi kontratën e parealizuar, nuk e përmendi këtë në fjalën e tij.

Ndërkohë nga relatimi nuk u vunë në dukje probleme sa i përket figurës. Ndërkohë relatorja tha se në lidhje me disa gjetje në kriterin e profesionalizmit i ishin kërkuar shpjegime prokurorit, por pa bërë të qartë se për çfarë gjetjesh bëhej fjalë.

I pyetur nga vëzhguesi ndërkombëtar Hans Klijstra në lidhje me mbajtjen e kredisë së butë në bankë dhe përdorimin e saj për të blerë bono thesari, Martini shpjegoi sërish arsyet e këtij veprimi.

Prokurori tha se me paratë e marrë nga kredia nuk kishte mundur të gjente shtëpi. Ai pretendoi se për një apartament që ai kishte gjetur i ishte thënë nga policia se nuk ishte i sigurt. Martini tha se kjo kohë përkonte me hetimin e dosjeve ndaj krimit të organizuar dhe vuri në dukje se në këtë kohë ishte nën urdhër mbrojtje. Ai tha se kishte zgjedhur në këtë periudhë të jetonte me qira pranë komisariatit të policisë dhe të siguronte veten dhe fëmijët e tij.

Prokurori sqaroi se blerja e bonove të thesarit nuk ishte bërë për të përfituar financiarisht, por vetëm që paratë të viheshin në lëvizje në mënyrë që të ndihmonin me pagesën e qirasë. Ai tha se pas gjithë këtyre viteve punë ai kishte kursyer vetëm 13 për qind të vlerës së shtëpisë së tij. Ai tha se për pjesën tjetër paguante këstet e kredisë dhe shtoi se do të donte të vijonte të paguante korrektësisht këto këste.

Në fund duke vlerësuar punën e KPK ai kërkoi konfirmimin në detyrë “për të qenë prokuror i Republikës së Shqipërisë”. Vendimi do të jepet më 12 dhjetorë në ora 10.00.

Etiketa: Analiza financiareAnalizëAnton MartiniBIRNBono thesariEtleda ÇiftjaEuroGjyqHetimethuaKomisioni i Pavarur i KualifikimitKorrupsionKPKkredikrediaMASmbrojtjePamela QirkoParaPiSPoliciaprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaPunaPunëSHSHBAshqipShqipëriSPAKUrdhër mbrojtjeVendimiVeting
Tjetri
Prokuroria merr të pandehur Salianjin për “kallëzim të rremë”

Dosja “Babale”, Prokuroria kërkon fajësi për Salianjin dhe gazetarin Olldashi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.