AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata e Vlorës lë në burg ish-sekretaren e akuzuar për ndryshim fashikujsh

Jerola ZiajngaJerola Ziaj
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Vlorës, në të cilën ndodhet edhe Gjykata Administrative. Foto:Jerola Ziaj

Edlira Shehu, ish-sekretarja gjyqesore e Gjykatës Administrative Vlorë e akuzuar për ndryshim të vendimeve gjyqësore, u la nga gjykata me masë sigurie në burg. Shehu pranoi tjetërsimi e një vendimi, por tha se e kishte bërë nën presion.

Gjykata e Vlorës, në të cilën ndodhet edhe Gjykata Administrative. Foto:Jerola Ziaj

Edlira Shehu, ish-sekretarja gjyqesore, mbi të cilën rëndojnë  akuzat “Shpërdorimit të  detyrës  dhe Humbje apo  tjetërsim  i fashikullit gjyqësor” u la me masë sigurie burg nga Gjykata e Vlorës ditën e shtunë.

Me kërkesë të prokurorisë gjyqtarja Mirela Mishgjoni vlerësoi të ligjshëm ndalimin e ish-sekretares së Gjykatës Administrative të Vlorës, ndërsa rrëzoi kërkesën e mbrojtjes për një masë më të lehtë për shkak të rrethanave familjare të së akuzuarës.

Prokuroria akuzon Shehun, e cila u arrestua pak ditë më parë, për tjetërsimin e disa vendimeve të Gjykatës Administrative Vlorë, ndërsa paraqiti në gjykatë 800 faqe material. Vetë Shehu ka pranuar ndryshimin e një vendimi gjyqësorë, por ka pretenduar se këtë e ka bërë në kushte të presionit të vazhdueshëm. Nuk është e qartë se kush ka ushtruar presion dhe as nëse e arrestuara ka dëshmuar mbi këtë rast.

Edlira  Shehu u arrestua pasi kishte  dhënë  dorëheqjen. Veprimet e saj u zbuluan pas një ankimi në  zyrën  e gjyqtares Gentjana  Xhelili, për të cilën ajo punonte. Gjyqtarja pas këtij ankimi ka konstatuar mungesën e vendimit dhe fashikullit në të cilin ishte bërë arsyetimi.

Gjatë  hetimit  prokuroria  ka  bërë  ballafaqimin  e audios së  seancës  me  vendimin  e shkruar  të  cilët  nuk  përputhen me  njëri  –  tjetrin. Ndërkohë pas një kontrolli në banesën e Shehut

janë  gjetur  edhe  një  sërë  dosjesh  të  tjera për  të cilat  prokuroria  ka  ngritur  pretendimet  se  mund  të  kenë qenë  objekt tjetërsim, por  ende  nuk  i janë  nënshtruar  ekspertizës.

E pyetur  nga  BIRN  gjyqtarja  Gentjana  Xhelili tha se ka dëshmuar në prokurori  dhe  polici. Sipas  saj  është  e rëndësishme  të  pritet  përfundimi  i hetimit.

Shehu përfaqësohej nga Av. Edmond Dëma, i cili pas seancës për masë sigurie tha se pretendimet e prokurorisë  bazoheshin  kryesisht  në  dyshime. Ai megjithatë tha se ende nuk është  njohur  thellësisht  me  çështjen, e cila ishte voluminoze.  Në seancë ai kërkoi një  masë  më  të  butë sigurie duke  marr parasysh kushtet  familjare  dhe  shëndetësore  në  të  cilat  Shehu  gjendet. Ai tha se ajo ishte nënë e vetme dhe kujdesej për të ëmën e sëmurë dhe të birin 13-vjeç. Dëma tha se do e apelonte masën e sigurisë.

 

Etiketa: AdministrativeAnkimiBIRNBurgGjykataGjykata AdministrativeGjykatëGjykatësGjyqKontrolliMASMirela MishgjonipoliciProkuroriProkuroriasekretarjaSHVendimiVlorë
Tjetri
Propozimet e Ramës për median nën kritika

35 organizata ndërkombëtare kundër censurës së medias online në Shqipëri

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.