AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Komisioni Europian: Nuk mund të ketë rregullim për median online

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ambasadori i ri i BE ne Tirane Luigi Soreca. Foto: LSA

Ndërsa kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë në të ashtuquajturën “Paketë Antishpifje”, Komisioni Europian iu bashkua zërave kundër duke theksuar se vetëm televizionet dhe radiot mund të rregullohen nga shteti ndërsa interneti nuk mundet.

Ambasadori i ri i BE ne Tirane Luigi Soreca. Foto: LSA

Kryeministri Edi Rama hyri në rrugën e përplasjes së drejtpërdrejtë publike me Komisionin Europian të Martën pasdreke pasi vijoi të këmbëngulë se do të miratojë një paketë kontroverse ligjesh të njohura si “Paketa Anti-Shpifje” ndërkohë që Komisioni doli për herë të parë në publik duke kritikuar prerazi nismën dhe duke theksuar se në hapësirën e vlerave Europiane nuk mund të ketë rregullim të medias në internet apo në shtyp, por rregullimi është i pranueshëm vetëm për radiot dhe televizionet.

“Komisioni ka shqyrtuar paketën legjislative për median, ka bërë komente dhe ka shprehur shqetësimet gjatë gjithë procesit të hartimit të paketës,” thuhet në njoftimin për shtyp të Komisionit, i cili vjen vetëm pak orë para se projektligjet të hyjnë në miratim në seancë plenare.

“Komisioni u ka bërë thirrje autoriteteve që të marrin në konsideratë komentet e bëra nga OSBE dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës, të mobilizuara nëpërmjet fondeve të BE, në mënyrë që të sigurojë përputhshmërinë me standardet europiane në fushën e lirisë së shprehjes,” vijon më tej deklarata.

“Këto rekomandime përfshijnë, ndër të tjera, kufizimin e qëllimit të rregullimit vetëm në shërbimet e mediave audio-vizive online, duke promovuar vetë-rregullimin, sigurimin e shqyrtimit të pavarur gjyqësor të ankesave të lidhura me median dhe forcimin e transparencës së pronësisë së mediave në vend,” vijon më tej deklarata.

Komisioni doli në deklaratë publike pak minuta pasi kryeministri Edi Rama deklaroi në Tëitter se do të vijojë me miratimin e projektligjit:

“Keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë; për ata që nxjerrin deklarata pa lidhje fare me ligjin e ri; për ata që çirren për diktat imagjinar mbi mediat dhe për të gjithë bashkë që as nuk e kanë lexuar tekstin,” deklaroi Rama duke publikuar këtë link nga parlamenti ku jepet ajo që supozohet se është drafti final i projektligjit më kontrovers të tre dekadave demokraci.

“Projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vienës nën drejtimin e @harlemdesir,” deklaroi Rama duke iu referuar komisionerit të OSBE për lirinë e shprehjes.

Gjithsesi, ndryshe nga Rama, Komisioni Europian bëri të qartë se në draftin e fundit, i dalë nga shqyrtimet në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, “nuk janë marrë parasysh disa rekomandime të bëra nga aktorët ndërkombëtarë dhe kështu drafti ende ngre shqetësime.”

BIRN mësoi se deklarata publike e Komisionit Europian vjen pas një komunikimi informal dhe të vazhdueshëm me qeverinë, në të cilën, siç duket, bisedimet nuk kanë ecur në drejtimin e duhur. Deklarata e Komisionit se “rregullimi duhet të kufizohet vetëm te radiot dhe televizionet” e rrëzon në thelb projektligjin e Ramës, i cili kërkonte të vendoste median në internet nën kontrollin administrativ të Autoritetit të Medias Audiovizive.

“Është e rëndësishme që të gjitha këto rekomandime – të përsëritura sot nga Komisionerja e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatovic – të merren parasysh siç duhet para se drafti përfundimtar të kthehet në ligj,” thuhet në deklaratën e Komisionit.

Komisioni duket se doli drejtpërsëdrejti kundër qeverisë në këtë deklaratë pasi disa paralajmërime publike të dhëna me gjuhë më diplomatike nga Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca duket se ranë në veshë të shurdhët. Soreca mbajti qëndrimin e parë ndaj projektligjeve në shtator, gjatë ceremonisë së shpërndarjes së çmimeve të BE-së për gazetarinë investigative, ku theksoi se Fake Neës dhe Dizinformimi në BE luftohen me vetërregullimin e medias dhe jo rregullimin e tyre nga shteti. Edhe disa deklarata të mëvona të Sorecës duket se nuk u dëgjuan. Përkundrazi, qeveria vijoi të këmbëngulë duke deklaruar në mënyrë jo të mbështetur në fakte se draftet e tyre janë në përputhje me rregullat europiane.

Në një deklaratë të fundit për Top Channel, Elira Kokona, personi i qeverisë në hartimin e projektligjeve, pretendoi se ato janë në përputhje me rregullat e BE-së. Kokona hodhi poshtë si të pavërteta akuzat e shoqërisë civile shqiptare dhe ndërkombëtare se ky është ligj i paprecedent në botën demokratike.

Etiketa: BEBIRNdemokracidizinformimiDunja MijatovicEdi RamaElira KokonaFinalGjyqKokonaKomisioni EuropianKryeministri Edi RamaLigjLiria e MediasLuigi SorecaOSBEParaQeveriaRamaSHShpifjeshqiptareshtatorTelevizionetTop Channel
Tjetri
Ekonomia sipas këndvështrimit

Dredhi deri minutën e fundit, draftet për median shkojnë në Kuvend me rritje gjobash

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.