AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Pacolli u jep prokurorëve dokumente “ që vërtetojnë krimet serbe”

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Behgjet Pacolli, ministri i jashtëm i Kosovës. Foto: Facebook.

Ministri i jashtëm në largimi Kosovës Behgjet Pacolli tha se i kishte dorëzuar një sasi të madhe dokumentesh prokurorisë së Kosovës, të cilat vërtetojnë rolin e ushtarëve dhe policëve serbë në vrasjet masive gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Behgjet Pacolli, ministri i jashtëm në largim i Kosovës. Foto: Facebook.

Behgjet Pacolli tha të martën se i ka dhënë prokurorisë së Kosovës “mijëra materiale që dëshmojnë politikën gjenocidale serbe kundër Kosovës” dhe ofrojnë prova të vrasjeve masive nga Ushtria Jugosllave, Ministria e Brendshme serbe, paraushtarakët e kontrolluar nga Beogradi dhe grupet e armatosura lokale gjatë luftës në Kosovë.

Pacolli shkroi në Twitter se autorët aktualisht “enden të gjithë të lirë në Beograd” dhe se drejtësia ndërkombëtare “ka dështuar në këto krime”.

Ai tha në një konferencë për shtyp më 10 dhjetor se kishte 10,000 faqe dokumente që nuk janë përdorur ende në gjyqe, të cilat dëshmojnë se Serbia kreu krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Kosovë.

Ai tha se dokumentet përshkruajnë krimet në detaje dhe se rreth 95 për qind e kriminelëve të dyshuar të përmendur në to nuk janë paditur.

Pacolli sqaroi se dokumentet “janë marrë nga burime të ndryshme përmes mjeteve ligjore”, por nuk ka dhënë detaje se çfarë lloj dokumentesh janë ato apo se nga kanë ardhur.

Zyrtarët serbë hodhën poshtë pretendimet e Pacollit për prova të rëndësishme.

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç tha se ai vetë kishte “me tonelata materiale që tregojnë më së miri kush dëboi cilin nga Kosova dhe Metohija” dhe se ishte i gatshëm t’ia jepte prokurorëve të krimeve të luftës në Hagë.

Pacolli gjithashtu pretendoi të martën se Ministria e Brendshme serbe kishte “dokumente të falsifikuara” të përdorura nga relatori i Këshillit të Europës Dick Marty, i cili shkroi një raport të rëndë në vitin 2010 duke akuzuar luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte.

Raporti i Dick Marty përfundimisht çoi në krijimin e Dhomave të Specializuara me qendër në Hagë, e cila do të nxjerrë në gjyq ish-luftëtarë të UÇK-së për krimet e kryera midis vitit 1998 dhe 2000.

Pacolli tha se përdorimi i dokumenteve që dyshohet se janë falsifikuar nga Serbia ishte njësoj si “të përdorësh nazistët për të gjykuar hebrenjtë të cilët luftuan për liri”.

Kreu i zyrës së qeverisë serbe për Kosovën, Marko Djuriç, u përgjigj duke akuzuar Pacollin për shpërfillje të “viktimave të pafajshme” dhe mohim të “krimeve të UÇK-së terroriste”.

Etiketa: Behgjet PacolliBeogradDick MartyDrejtësiaFacebookgjenocidGjyqGrupet e armatosuraKosovaKosovëKrimekrime lufteLokaleLufteMinistria e BrendshmemohimnazistprokurorraportRaportiSerbiaSHTwitterUshtriaUshtria jugosllave
Tjetri
Gjyqtari Astrit Kalaja përballet në KPK me pikëpyetje në të tri kriteret

Gjyqtari Astrit Kalaja përballet në KPK me pikëpyetje në të tri kriteret

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.