AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Ngrihet Struktura e Posaçme për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorët e SPAK gjatë ceremonisë së betimit në Presidencë. Foto: Presidenca e Shqipërisë.

Shtetet e Bashkuara, delegacioni i BE-së dhe Partia Demokratike përshëndetën ngritjen e Prokurorisë së Posaçme, SPAK si një shans për të hetuar zyrtarët e lartë dhe bosët e krimit në Shqipëri –deri tani të paprekshëm.

Prokurorët e SPAK gjatë ceremonisë së betimit në Presidencë. Foto: Presidenca e Shqipërisë.

Betimi në Presidencë i tetë prokurorëve mëngjesin e së enjtes i dha jetë ngritjes së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK –një strukturë që synon të luftojë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar në vend.

Njëkohësisht në Këshillin e Lartë Gjyqësor u vendos ngritja e Gjykatave të Posaçme të Shkallës së Parë dhe asaj të Apelit.

Shtetet e Bashkuara dhe delegacioni i Bashkimit Europian përshëndetën ngritjen e strukturës së posaçme të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si një hap të rëndësishëm të zbatimit të reformës në drejtësi.

“Nga dita e sotme, Shqipëria ka një organ prokurorësh të angazhuar për të identifikuar, hetuar dhe vënë përpara drejtësisë zyrtarë të kaluar apo aktualë dhe bosë të krimit – individë që në kohët e vjetra janë konsideruar si të paprekshëm,” deklaroi përmes një mesazhi në Facebook ambasada e SHBA në Tiranë, duke konfirmuar mbështetjen e palëkundur për SPAK.

“Tetë prokurorët e SPAK janë gati për të filluar punën. Një tjetër moment i rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi,” deklaroi ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Ngritja e SPAK u mbështet edhe nga Partia Demokoratike në opozitë.

“Është koha që prokurorët të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe të përmbushin pritshmërinë e qytetarëve shqiptarë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së krimit të organizuar, promovuesve të kriminelëve në politikë dhe zyrtarëve të korruptuar,” thuhet në deklaratën e PD.

“Shqipëria ka një shans të ri dhe real për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet më të larta, nga kriminelët me mbështetje qeveritare, tek politikanët dhe zyrtarët e lartë,” shtoi PD.

Prokuroria e Posaçme u ngrit me një numër minimal nën nivelin kushtetues prej 8 prokurorësh, të cilët ia dolën të kalojnë me sukses të dyja shkallët e vetingut.  Prokurorët janë Elida Kaçkini, Enkeleda Millonai, Edvin Kondili, Behar Dibra, Arben Kraja, Klodian Braho, Ened Nakuçi dhe Altin Dumani.

Sipas një vendimi të KLGJ, Gjykata e Posaçme e shkallës së parë do të ketë 16 gjyqtarë dhe do të kryesohet nga Sandër Simoni deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Ndërsa Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar përbëhet nga 11 gjyqtarë.

Etiketa: Altin DumaniAmbasada e SHBAArben KrajaBEBehar DibraDelegacioni i Bashkimit EuropianDelegacioni i BEDibraEdvin KondiliElida KaçkiniEned NakuçiEnkeleda MillonaiFacebookGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e ApelitGjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e OrganizuarGjyqgjyqtarKLGJKlodian BrahoLuigi SorecambështetjePartiaPartia DemokratikePDPresidencaprokurorProkuroriaProkuroria e PosaçmePunëSandër SimoniSHSHBAshqipShqipëriShqipëriaShtetet e BashkuaraSPAKVendimi
Tjetri
Përmbyset pikëzimi, Arben Kraja zgjidhet drejtuesi i SPAK

Përmbyset pikëzimi, Arben Kraja zgjidhet drejtuesi i SPAK

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.