AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shqipëria i bashkohet himnit kundër diskriminimit ndaj vajzave dhe grave

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Performanca sensibilizuese në mbrojtje të të drejtave të grave dhe vajzave. Foto: Nensi Bogdani.

Aktiviste të të drejtave të njeriut u bashkuan në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë për të performuar himnin me titull “Dhunuesi je ti” në mbrojtje të të drejtave të grave dhe vajzave edhe në Shqipëri.

Aktivistet e të drejtave të njeriut duke performuar himnin me titull “Dhunuesi je ti” në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Foto: Nensi Bogdani.

Pasditen e së hënës në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, një grup aktivistesh të të drejtave të njeriut u solidarizuan me një himn kundër dhunës dhe diskriminimit ndaj grave dhe vajzave. Kjo lëvizje është një hallkë në zinxhirin e marshimeve që janë duke u zhvilluar në vende të ndryshme të botës, të frymëzuara nga valët e manifestimeve feministe në Kili.

“Ideja ka lindur nga një grup feminist në Kili si një reagim ndaj dhunimit të të drejtave të njeriut. Shumë prej grave dhe vajzave protestuese në Kili janë dhunuar në komisariate, dhe shteti nuk ka reaguar për të çuar njerëzit përgjegjës para drejtësisë. Këto raste janë vënë re dhe në Shqipëri,” tha Deni Sanxhaku, pjesë e Organizatës së Mbrojtjes së të Drejtave Civile.

“Ne kemi pasur raste të grave apo të grave të dhunuara që kanë pasur urdhra mbrojteje apo kanë njoftuar në polici për partnerë të dhunshëm, dhe policia nga ana tjetër nuk ka marrë asnjë masë mbrojtëse për këto gra dhe vajza,” shtoi Sanxhaku.

Aktivistet –përfaqësuese të organizatave të mbrojtjes së të drejtave të njeriut performuan himnin e rezistencën kiliane të përshtatur në gjuhën shqipe në sheshin “Nënë Tereza”, duke targetuar sistemin shtetëror dhe politikat e padrejtësive sociale si bazë të diskriminimit me bazë gjinor.  Teksti përshkruan sesi dhuna me bazë gjinore nuk është problem moral, por politik. Aty thuhet qartë se institucionet, policia, gjykata, dhe shteti janë përgjegjës të vazhdueshëm të shkeljes së të drejtave të gruas.

“Seksizmi dhe diskriminimi gjinor si në shoqëri ashtu dhe në tregun e punës është prezent në Shqipëri. Sipas të dhënave të OKB-së, raporti i grave të dhunuara psikologjikisht, fizikisht, apo seksualisht në Shqipëri është një në dy. Këtë e vuajnë më shumë gratë e margjinalizuara, që janë ato të periferive, gratë e moshuara, gratë e komunitetit LGBT, gratë me aftësi të kufizuara ose gratë e varfëra,” shpjegoi Deni Sanxhaku arsyet e protestës.

“Është e rëndësishme që të flasim për këto gra dhe jo vetëm për dhunën që ushtrohet ndaj tyre nga partnerët e tyre, por edhe dhunën ekonomike dhe sociale që ushtron shteti. Prandaj dhe teksti i këngës është përshtatur në mënyrë të tillë që t’i adresohet Kryeministrisë, t’i adresohet oligarkisë, t’i adresohet shtetit,” shtoi ajo.

Performanca sensibilizuese në mbrojtje të të drejtave të grave dhe vajzave. Foto: Nensi Bogdani.
Aktivistet takohen përpara protestës në sheshin “Nënë Tereza”. Foto: Nensi Bogdani.
Etiketa: aktivistetdhunaDhunëGjykatagraKiliLGBTMASmbrojtjeNensi BogdaniOKBParapoliciPoliciaPunëRaportiSeksizmishqipShqipëriShqipëria
Tjetri
Politika e Brukselit ndaj Ballkanit i ngjan një versioni të shëmtuar të Eurovizionit

Europa duhet të shmangë pesimizmin

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.