AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kraja rikthen në SPAK prokurorët e skualifikuar nga KLP

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Vladimir Mara, | Foto : LSA

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi të enjten transferimin e përkohshëm të Vladmir Marës dhe Dritan Prençit në Prokurorinë e Posaçme, dy prokurorë që më parë ishin skualifikuar nga gara për tu bërë pjesë e SPAK.

Prokurori Vladimir Mara, | Foto : LSA

Kryetari i porsazgjedhur i SPAK, Arben Kraja është kujdesur të marrë pëlqimin e drejtueses së Prokurorisë së Tiranës dhe miratimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për transferimin e përkohshëm të prokurorëve Dritan Prençi dhe Vladimir Mara në Prokurorinë e Posaçme.

Në një proces të mëparshëm pikëzimi të kandidatëve për SPAK, KLP nuk i përfshiu Prençin dhe Marën mes kandidaturave të përzgjedhura në bazë të profesionalizimit dhe integritetit për Prokurorinë e Posaçme.

Një ditë pas prezantimit të tij si titullar i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, Arben Kraja ka nisur procedurën për emërimin e përkohshëm në insitucionin që ai drejton të dy prokurorëve.

KLP njoftoi të enjten më 26 dhjetor, se gjatë mbledhjes plenare u miratua me 9 vota pro kërkesa e Krajës për transferimin e përkohshëm të Marës dhe Prençit në SPAK, si edhe ndërprerja e caktimit të tyre të përkohshëm në Prokurorinë e Tiranës.

Në shkresën që Kraja i ka dërguar KLP-së sqarohet se, gjatë procesit të marrjes në dorëzim të procedimeve penale të transferuara për kompetencë nga ish-Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në SPAK, është evidentuar se prokurorët Dritan Prençi dhe Vladimir Mara kanë transferuar një numër shumë të lartë procedimesh penale voluminoze e komplekse, në hetim e gjykim dhe me një numër të lartë të pandehurish.

“Më konkretisht, Prokurori Dritan Prençi ka transferuar 15 procedime penale në hetim me 92 persona nën hetim si dhe një kërkesë për ekzekutim letër-porosie të autoriteteve të huaja. Ndërkohë, ka në ndjekje në gjykim 13 çështje penale me 100 të pandehur si dhe dy kërkesa për konfiskim pasurie. Prokurori Vladimir Mara ka transferuar 22 procedime penale në hetim me 126 persona nën hetim me masë sigurimi personal. Ndërkohë ka në ndjekje 17 çështje në gjykim me 97 të pandehur dhe një kërkesë për konfiskim pasurie”, thuhet të shkresën e nënshkruar nga Kraja.

Ai e argumenton kërkesën e tij për caktimin përkohësisht të Marës dhe Prençit në SPAK me ngarkesën e madhe të dosjeve të transferuara aty dhe se dy prokurorët i plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e kësaj prokurorie.

“Prokurorët Dritan Prençi dhe Vladimir Mara i plotësojnë të gjitha kushtet ligjore që kërkohen për tu emëruar prokuror pranë prokurorisë së Posaçme, kanë dhënë pëlqimin e tyre për transferimin dhe respektimin e kushteve të sigurisë për besimin dhe konfidencialitetin në prokurorinë e Posaçme”, citohet në shkresën e firmosur nga Kraja.

Në një proces të mëparshëm, KLP miratoi listën me 15 prokurorët e përzgjedhur si kandidatë për të qenë pjesë e SPAK. Nga lista mungonin ish-krerët e Prokurorisë për Krime të Rënda Donika Prela dhe Besim Hajdarmataj si edhe dy prokurorët e dosjes së famshme 339, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara.

 

Etiketa: Arben KrajabesimBesim HajdarmatajDonika PrelaDritan PrençiGjykatëGjykatësgjykimHetimKLPKonfiskimKrimeMASProcedimeprokurorProkuroriProkuroriaSigurimiSPAKTiranëVladimir MaraVota
Tjetri
Kandidati i SPAK, Ndini Tavani përballet me probleme në veting

Hetimet e paplota dhe pasuria, çuan në shkarkimin e prokurorit Ndini Tavani

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.