AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Pa garë dhe rivalë; por burimet shtetërore u shfrytëzuan gjerësisht për fushatë

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Analiza, Korrupsioni, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe ish-kandidati për kryetar bashkie, Valdrin Pjetri, gjatë një mingu elektoral | Foto nga : Facebook

Raportet e monitorimit të zgjedhjeve të 30 qershorit tregojnë raste të shumta abuzimesh me burimet shtetërore dhe administratën publike, të cilat u lanë sërish në harresë nga mekanizmat formalë si “Task Forca” apo nga Prokuroria.  

Komisionerë në pritje të hapjes së kutive të votimit në shkollën Emin Duraku në Tiranë më 30 qershor 2019. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Në qershor 2019, shqiptarët iu drejtuan kutive të votimit pa mundësi zgjedhjeje mes kandidatësh dhe alternativash, në të parin proces thuajse njëpartiak në tre dekada pas rënies së komunizmit në vend.

Në kushtet e bojkotit të partive opozitare, harta elektorale e bashkive të vendit kaloi thuajse e gjitha nën Partinë Socialiste, e cila e thelloi pushtetin e vet edhe në nivel lokal.

Mungesa e garës dhe e kandidatëve rivalë nuk e frenoi përdorimin e burimeve shtetërore dhe punonjësve të administratës publike për fushatë –një sëmundje e vjetër e zgjedhjeve shqiptare që minon standardet e tyre.

Një raport monitorimi i publikuar në dhjetor nga Instituti i Studimeve Politike, ISP dhe vëzhgimet e kryera nga Shoqata për Kulturë Demokratike tregojnë se fushata që i parapriu votimeve të 30 qershorit shënoi raste të shumta të përdorimit të burimeve shtetërore, përfshi përdorimin e punonjësve të administratës publike për aktivitete politike në rastin e mazhorancës dhe për protesta nga ana e opozitës.

Raportet evidentojnë gjithashtu se në funksion të luftës për pushtet u vendosën gjithashtu edhe mjediset e institucioneve, asetet bashkiake si dhe investimet e kryera me paratë e taksapaguesve.

Afrim Krasniqi, drejtori ekzekutiv i ISP dhe autor i monitorimit i tha BIRN se zgjedhjet e fundit lokale u zhvilluan në një situatë të jashtëzakonshme dhe shënuan shkeljen e çdo parametri të lidhur me standardet zgjedhore.

“Me bojkotimin e zgjedhjeve nga opozita, pati një situatë ku qeveria nuk pati synim të fitonte, por të kishte pjesmarrje në votime. Si pasojë, kjo ka ndikuar në një përdorim akoma më të gjerë të punonjësve të administrates,” tha Krasniqi për BIRN.

Edhe Gerta Meta, drejtore e Shoqatës për Kulturë Demokratike thotë se punonjësit e administratës publike u vendosën nën presion të hapur për të marrë pjesë në votime.

“Në votimet e zgjedhjeve lokale që sapo kemi lënë pas, u vu re shqetësimi direkt dhe indirekt  i punonjësve të administratës publike për të treguar gishtin e lyer me bojë,” tha Meta duke iu referuar monitorimeve të kryera.

Shteti dhe partia bëhen njësh

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku gjatë fushatës elektorale. Foto: Facebook.

Presioni për të marrë pjesë në votime mbi administratën publike u evidentua edhe në raportin kritik të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ndërsa theksuan lënien e qytetarëve shqiptarë pa të drejtë zgjedhjeje, OSBE/ODIHR renditi një listë të gjatë detyrash për Shqipërinë; nga garantimi i votës së lirë dhe sekrete e deri tek nevoja për hetime efektive të dhunimeve në zgjedhje.

“Qytetarët, veçanërisht ata të punësuar në administratën publike, u vunë nën presion për të demonstruar një pëlqim politik. Me një numër të vogël garuesish dhe me shumë gara pa konkurrentë, zgjedhja e prezantuar te qytetarët ishte të merrnin apo të mos merrnin pjesë,” thuhej në raport.

Presioni mbi administratën ishte një ndër problemet kyçe, por jo i vetmi i evidentuar në monitorimet e kryera nga organizatat e shoqërisë civile. Raporti i ISP evidenton raste ku shteti dhe partia u bënë njësh, apo raste të partive opozitare që përdorën asetet e bashkive për protesta.

Në dispozicion të luftës politike u vendosën edhe burime të tilla shtetërore si automjetet, karburantin, zyrat e administratës apo stafet e tyre respektive. Raporti evidenton gjithashtu se institucione të pavarura, të tilla si punonjësit e policisë së shtetit, forcat e armatosura, segmente të administratës publike si dhe bota akademike nuk mbetën jashtë sferës së përdorimit politik.

Drejtuesi i ISP, Krasniqi i tha BIRN se pas gjetjeve dhe rekomandimeve të dërguara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pati reagim vetëm për portalin zyrtar të qeverisë.

“KQZ i ka dërguar një letër qeverisë që të hiqen fotot me logot partiake nga faqja zyrtare që ndikon në fushatën elektorale, por qeveria nuk ka reaguar. Por për një numër të madh të rekomandimeve nga ne, KQZ-ja i ka qëndruar në mënyrë statike ligjit, duke thënë se kjo nuk është kompetencë e saj dhe duhet t’u kalojë organeve të tjera,” tha Afrim Krasniqi.

Ndërsa Meta nga Shoqata për Kulturë Demokratike e shikon problemin tek emërimet politike në administratën publike.

“Sa kohë që administrata publike do të ndryshojë si rezultat i rotacioneve politike në nivel qendror e lokal, do të jetë nën presion për t’u drejtuar nga mazhorancat qeverisëse qoftë ajo e majtë apo e djathtë,” shtoi Meta.

Asnjë hetim

Drejtori ekzekutiv i ISP, Afrim Krasniqi : Foto : Nensi Bogdani/BIRN

Zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 u zhvilluan në një klimë tejet të acaruar politike, të dominuar nga skandali i përgjimeve gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017 si dhe votimet për kryebashkiakun e Dibrës në vitin 2016. Prokuroria ka nisur hetimet prej gati tre vitesh për të dyja çështjet, por nuk ka dalë ende me një rezultat.

Megjithatë, përfaqësuesit e shoqërisë civile janë të shqetësuar edhe për pandëshkueshmërinë e abuzimeve të reja, të cilat u anashkaluan dhe u lanë në harresë me përfundimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2019.

Për të adresuar shqëtesimet për përdorimin e burimeve shtetërore dhe atë të administratës publike në zgjedhje, qeveria vendosi ngritjen e një “Task Force” për monitorimin e zgjedhjeve lokale.

Por Krasniqi e quan atë një dështim. Ndërkohë, pikëpyetje ngrihen edhe për rolin e Prokurorisë, e cila nuk ka nisur asnjë hetim për abuzimet e dukshme në zgjedhjet e fundit lokale.

“Sigurisht është ngritur një “Task Force”, por ishte një dështim i madh kësaj radhe. Po të hapësh faqen zyrtare të qeverisë në seksionin e raportimeve nga Task Force, nuk figuron asnjë e dhënë nga fushata zgjedhore 2019, por vetëm nga viti 2017,” tha Krasniqi për BIRN.

Zonja Meta mendon se “Task Forca” duhej të ishte krijuar përpara nisjes së fushatës zyrtare dhe duhej të kishte adresuar të gjitha shkeljet.

“Jo vetëm gjatë nisjes së fushatës zyrtare, por edhe më përpara, duke ditur se partitë politike e nisin fushatën disa muaj para datës së zgjedhjeve,” tha ajo.

Ekspertët në fushën e zgjedhjeve mendojnë se nevojitet ngritja e një institucioni të pavarur për të monitoruar abuzimet gjatë fushatave elektorale. Në mungesë të vullnetit politik, ata sugjerojnë gjithashtu masa konkrete për penalizimin e punonjësve të administratës që përfshihen në fushata elektorale.

“Metoda më e mirë e parandalimit të abuzimeve të tilla gjatë fushatës zgjedhore do ishte ngritja e një institucioni të pavarur, i cili të monitoronte procesin,” tha Krasniqi.

“Për çdo angazhim të punonjësit të administratës publike në fushatë elektorale duhet të ketë një minus në CV-në e tij. Për aq kohë sa nuk ekziston një masë e tillë asnjë nuk përmbahet apo ndërgjegjësohet për veprimet e tij,” përfundoi ai.

 

Etiketa: Afrim KrasniqiAgim KajmakuBIRNEdi RamaFacebookfushataFushata ZgjedhoreGjergj ErebaraHetimhetimeHetimetInstituti i Studimeve PolitikeISPkomisionerKQZKryeministri Edi RamaLokaleMASMasaMetaMonitorimiODIHROpozitaOSBEParaPartiaProkuroriaProtestaPunëQeveriaRamaraportRaportet e monitorimitRaportiSHshqipshqiptareVorëzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Shqipëria dëbon mësuesin turk pjesë e lëvizjes Gulen

Shqipëria dëbon mësuesin turk pjesë e lëvizjes Gulen

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.