AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Ish-kryeministri i majtë fiton zgjedhjet presidenciale të Kroacisë

Anja VladisavljevicngaAnja Vladisavljevic
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zoran Milanoviç dhe Kralinda Grabar-Kitaroviç garajonë për president të Kroacisë

Kandidati i qendrës së majtë, Zoran Milanoviç siguroi një fitore vendimtare të dielën, duke i mohuar një mandat të dytë presidentes Kalinda Grabar – Kitaroviç.

Zoran Milanoviç dhe Kralinda Grabar-Kitaroviç garajonë për president të Kroacisë

Sipas rezultateve paraprake, Zoran Milanoviç fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci të dielën, pasi u llogaritën gati 100 përqind të votave.

Kandidati socialdemokrat, njëkohësisht ish-kryeministër mori 52.70 përqind të votave, duke mposhtur me lehtësi rivalin e tij të qendrës së djathtë, presidenten aktuale Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila fitoi 47.30 përqind të votave.

“Faleminderit të gjithëve që më mbështetën dhe atyre që nuk më mbështetën,” tha Milanoviç në selinë e tij të zgjedhjeve, duke festuar fitoren.

“Unë e di se ka nga ata që nuk më pëlqejnë, por ne duhet të vazhdojmë të jetojmë me ata … Ju nuk do të dëgjoni histori të lumtura nga unë për unitetin, por unë do të bëj çmos që të mos lëndoj askënd në mënyrë të panevojshme ose me qëllim,” vazhdoi ai .

Në një fjalim emocional, Grabar-Kitarovic falënderoi votuesit e saj dhe uroi Milanoviç për fitoren e tij.

“Për disa, uniteti është ndoshta një fjalë e guximshme. Nuk është për mua, ” tha ajo. “I uroj suksese Milanoviçit, është në interes të fëmijëve tanë.”

Milanoviç u bë kryeministër në vitin 2011. Por qeveria e tij u pengua nga një recesion ekonomik, nga i cili Kroacia filloi të dalë vetëm në vitin 2015. Në zgjedhjet e nëntorit 2015, koalicioni i udhëhequr nga socialdemokrati fitoi 56 nga 151 vendet në parlament, ndërsa koalicioni i qendrës së djathtë i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ, mori 59 deputet. Qeveria e re u krijua nga HDZ dhe parti më të vogla.

Ish-ministre e Jashtme, ambasadore në Shtetet e Bashkuara dhe Ndihmës Sekretare e Përgjithshme për Diplomacinë Publike në NATO, Grabar-Kitaroviç fitoi zgjedhjet presidenciale në janar 2015, duke mposhtur ngushtësisht ish-presidentin e qendrës së majtë, Ivo Josipovic. Diferenca midis tyre ishte vetëm 32.435 vota.

Milanoviç kryesoi në raundin e parë, më 22 dhjetor, duke fituar 29.55 përqind të votave të hedhura. Grabar-Kitaroviç u rendit i dyti me 26.65 përqind. Miroslav Skoro, një këngëtar popullor i krahut të djathtë dhe ish-deputet, u rendit i treti me 24.43 përqind.

Rezultati do të jetë një zhgënjim për qeverinë e udhëhequr nga HDZ nën Andrej Plenkovic, e cila kishte mbështetur Grabar-Kitaroviç.

Një total prej 3.860.087 njerëz kishin të drejtë të votonin të dielën, nga të cilat 3,681,139 kanë vendbanim në Kroaci. Jashtë vendit, 178.948 njerëz të tjerë mund të votonin. Shumica e tyre, ose 92.663, janë regjistruar në Bosnjë dhe Hercegovinën fqinje, ku kroatët janë grupi i tretë më i madh etnik.

Sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor, pjesëmarrja e votuesve nga mesi i pasdites ishte rreth 43.52 përcqind. Në krahasim, pjesëmarrja në këtë kohë në raundin e parë të votimit ishte 38.82 përqind.

Etiketa: ambasadoredeputetfitoreKroaciKroaciaNATOparlamentpresidentQeveriarecesionShtetet e BashkuaraVotavotuesitZgjedhjet
Tjetri
Si ‘turistë gjermanë’; jeta mes rrënojave që la pas tërmeti në Laç

Tërmeti rrit qiratë në Kurbin, banorët të pashpresë së mund të gjejnë banesa

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.