AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Policia e burgjeve dyshohet se nxorri Dritan Dajtin për “shëtitje” në ish-Bllok

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Screenshot nga video e publikuar nga Gazeta Tema.

Pavarësisht se konsiderohet si një nga të dënuarit me rrezikshmëri të lartë, i arratisur më herët nga Gjykata e Tiranës dhe i dënuar për vrasjen e 4 oficerëve të policisë, një video  dyshohet se tregoi policinë e burgjeve të shoqëronte Dritan Dajtin në një godinë në zonën e ish-Bllokut. Ministria e Drejtësisë tha se po e verifikonte rastin.

Screenshot nga video e publikuar nga Gazeta Tema.

Riarrestimi i Dritan Dajtit, pas arratisjes spektakolare nga Gjykata e Tiranës, i kushtoi Shqipërisë jetën e katër oficerëve të Policisë së Shtetit, por pavarësisht shkallës së rrezikshmërisë i dënuari për 5 vrasje, atë të oficerëve të policisë dhe një biznesmeni,  dyshohet se është shoqëruar të premten për një vizitë me motive ende të paqarta nga burgu i sigurisë së lartë në mes të zonës së populluar të ish-Bllokut.

Një redaktor i Gazetës Tema, e cila publikoi videon në faqen e saj në facebook në të cilën duket se është Dajti i shoqëruar nga forca të shumta policie, i tha BIRN se pamjet ishin marrë paraditen e të premtes nga një prej kafeneve të njohura të zonës. Ai tha se prej pranisë së shtuar forcave të policisë kishte menduar se dikush do të arrestohej. “Pashë tre policë që u futën në një godinë dhe bëra gati celularin”, tha ai në një bisedë për BIRN, duke kërkuar të mos identifikohej.

Pak minuta më vonë ai tha se pa të burgosurin të dilte nga një furgon dhe të shkonte drejt një hyrje në të cilën ai tha se është klinika e një dentisti të njohur. “Ata që e njihnin e identifikuan si Dajti”, tha ai. Redaktori tha se personi në fjalë kishte qëndruar për rreth 1 orë në godinë. Ai tha se nuk e kishte verifikuar nëse Dajti kishte shkuar te dentisti, por se hyrja në të cilën u fut përkonte me atë të klinikës dentare.

I pyetur nga BIRN rreth kësaj ngjarje Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismailaj pretendoi se bëhej fjalë“për ekzagjerim të medias”. Ismailaj nuk e mohoi që personi të kishte qenë Dajti. Në krahun tjetër një grua që i tha BIRN se fliste nga Kabineti i Ministres Etilda Gjonaj, tha se “ngjarja ishte në verifikim”, por pa shpjeguar se çfarë po verifikohej.

Shumica qeverisëse miratoi në fund të vitit 2018 atë që e pagëzoi si ligji “41/bis”, i “kopjuar” nga Italia. Ligji supozohet se do të shtrëngonte masat e sigurisë për të dënuarit me rrezikshmëri të lartë. Vetë ministrja Gjonaj, lidhi zbatimin e tij me rastin e Dajtit. Në një konferencë për shtyp pak ditë pas shpalljes së vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, e cila zbuti dënimin ndaj Dajtit për katër policët e vrarë në 25 vjet burg, Gjonaj e cila dënoi si të përbuzshëm vendimin e gjykatës, premtoi siguri të shtuar në burgje duke hamendësuar se vendimi ishte “një aferë korruptive”.

“Ne do të përshpejtojmë reformën për rritjen e sigurisë në burgje si masë imediate në luftën kundër krimit të organizuar, ku pas instalimit të monitorimit 24 orësh të seksioneve të sigurisë së lartë në burgje, instalimit të regjimit 41 bis dhe paketës ligjore me ndryshime të kësaj natyre si pjesë e paketës antikrim, do të miratohet së shpejti përforcimi i mëtejshëm i nivelit të sigurisë në institucionet penitenciare”, tha atëherë Gjonaj.

Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e katër punonjësve të policisë dhe ndodhej në qeli prej masakrës së vitit 2009. Megjithatë, më 8 shkurt 2019 një trupë gjyqësore e komanduar pranë Apelit vendosi të shuante burgimin e përjetshëm për Dajtin, duke e dënuar atë me 25 vjet burg.

Edhe pse çështja shqyrtohej në gjykatë prej 10 vitesh, tre gjyqtarët Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj vendosën të pranojnë kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar; çka solli uljen e 1/3 së dënimit. Dy gjyqtarët e tjerë në pakicë ishin Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha.

Vendimi shkaktoi atëherë revoltë dhe solli një mori reagimeshnga politika, përfshi reagimin e Gjonajt për masa më të rrepta sigurie në burgje, duke lënë të kuptohet se vendimi gjyqësoreishte ndikuar prej aty.

Ndëkohë pak ditë pas vendimit të debatueshëm, Krimet e Rënda urdhëruan kontrolle në shtëpitë e 3 gjyqtarëve që zbutëndënimin për Dritan Dajtin. Më 14 shkurt 2019, policia kontrolloishtëpitë e gjyqtarëve Skënder Damini në Vlorë e Tiranë, Aleks Nikolli në Lezhë dhe Petrit Aliajt në Sarandë. Megjithatë njëçështje e ngritur ndaj tyre u dërgua nga prokuroria për pushimnë Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me 6 janar. Gjykata ktheu dosjen pas për hetime tëmëtejshme.

Etiketa: Agim IsmailajAleks NikolliBIRNBurgburgjeDrejtori i Përgjithshëm i BurgjeveDritan DajtiEtilda GjonajFacebookFuat VjerdhagazetaGjykataGjykata e TiranësGjykatëGjykatësgjykimGjyqgjyqtarhetimeish-bllokItaliaLindita HoxhaMASMasanatyrePetrit AliajPoliciaProkuroriaSHshqipTiranëVendimiverifikimvideovrasje
Tjetri
Ne jo të gjithë jemi Charlie (dhe ky është një problem)

Demonizimi i gazetarëve duhet të marrë fund

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.