AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Dhurata e Trump për Kinën

Minxin PeingaMinxin Pei
6 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai kinez Xi Jinping. Foto: Flickr.

Nëse ka një njeri që festoi për vendimin e Donald Trump për të vrarë gjeneralin iranian Qassem Suleimani, ai ishte presidenti kinez Xi Jinping. Në fund të fundit, tensionet e përshkallëzuara me Iranin do t’i shpërqendrojnë Shtetet e Bashkuara nga konkurrenca e tyre me Kinën, ashtu siç ndodhi edhe me sulmet e 11 shtatorit vite më parë.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai kinez Xi Jinping. Foto: Flickr.

Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të urdhëruar vrasjen e Qassem Suleimani, komandanti më i fuqishëm ushtarak i Iranit, ka rritur shqetësimin, edhe pse akoma i largët, të një lufte gjithëpërfshirëse midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës Islamike. Ka vetëm një fitues në këtë situatë: Kina.

Me gabimin e fundit të Trump, historia mund të mos përsërisë veten, por pa dyshim që ngjan me një të mëparshme. Kur George Ë. Bush nisi presidencën e tij në janar 2001, këshilltarët e tij neokonservatorë e identifikuan Kinën si kërcënimin më të madh afatgjatë për SHBA-në. Kështu që administrata e tij e etiketoi Kinën një “konkurrent strategjike” dhe u përpoq të punonte për ta pasur nën kontroll rivalin aziatik të Amerikës.

Në prill 2001 – të njëjtin muaj që një aeroplan spiun i Marinës Amerikane u përplas aksidentalisht me një avion luftarak kinez, ndërsa ishte në një mision rutinë mbikëqyrjeje mbi Detin e Kinës së Jugut – SHBA-ja njoftoi shitjen e një pakete armësh për Tajvanin për protestat kineze. Marrëdhëniet bilaterale u zhytën në pikën e tyre më të ulët që nga normalizimi i lidhjeve diplomatike në 1979.

Gjithçka ndryshoi më 11 shtator 2001, kur SHBA-ja u godit nga sulmi terrorist më vdekjeprurës në historinë e saj. Administrata e Bushit u preokupua aq shumë me hakmarrjen ndaj al-Kaedës – një objektiv që çoi në vendimin katastrofik për të pushtuar Irakun dy vjet më vonë – saqë e harroi kërcënimin e largët të një superfuqie aziatike.

Vetëm tre muaj pas 11 shtatorit, administrata e Bushit nënshkroi pranimin e Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe ekonomia e Kinës ndryshoi me ritme të mëdha. Në vitin 2000, prodhimi ekonomik i Kinës arriti në 1.21 trilionë dollarë – më pak se 12% i GDP-së së SHBA-së. Në fund të mandatit të dytë të Bushit, në vitin 2008, GDP-ja e Kinës kishte arritur në 4.6 trilionë dollarë – më shumë se 31% sesa ajo e Amerikës. Sot, GDP-ja e Kinës është në rreth 65% të nivelit të SHBA-së.

Në këtë kuptim, Kina i detyrohet “mrekullisë së saj ekonomike” sulmeve terroriste të 11 shtatorit – ose, më saktësisht, përgjigjes katastrofike të administratës së Bushit. Dy dekada nga tani, ne mund të themi të njëjtën gjë për vrasjen e Sulejmanit.

Ashtu si Bush, kur Trump hyri në Shtëpinë e Bardhë, administrata e tij shpejt e etiketoi Kinën si kundërshtarin më të madh gjeopolitik të SHBA-së dhe ndërmori një politikë konfrontuese, të ilustruar nga një luftë tregtare që, pavarësisht një marrëveshjeje “faze një”, ende nuk është zgjidhur. Në të vërtetë, Trump ringjalli konkurrencën e madhe – e përqendruar kryesisht në kontrollimin e Kinës – si parim organizues të politikës së jashtme amerikane.

Më pas Trump vrau Suleimanin dhe të gjithë sytë u drejtuan nga Irani. Nëse konflikti vazhdon të përshkallëzohet – edhe nëse ndalet pa një luftë gjithëpërfshirëse – SHBA-ja ka shumë gjasa ta t’i ridrejtojë burimet e saj të rëndësishme drejt konfrontimit të Republikës Islamike, dhe, ashtu siç ndodhi pas 11 shtatorit, ta zhvendosin Kinën në fund të axhendës së saj të politikës së jashtme.

Për presidentin Kinez Xi Jinping, kapitalizimi i këtij ndryshimi do të kërkojë një përgjigje të kalibruar me kujdes. Ngjarjet që po shpalosen në Lindjen e Mesme paraqesin një mundësi strategjike për Kinën. Por, siç me siguri e di edhe vetë Xi, gjëja më e mirë është që ai të deklarojë mbështetje për Iranin dhe të vazhdojë të importojë naftë iraniane, në kundërshtim me sanksionet amerikane – por të shmang provokimin e Trump, për shembull, duke furnizuar me armë iranianët.

Por, edhe ndërsa Kina e kufizon përfshirjen e saj, ajo nuk mund të kalojë plotësisht pa u vënë re. Fuqia në rritje e vendit – dhe interesi i Amerikës për ta frenuar atë – do të rezultojë në një përllogaritje strategjike të të dyja palëve në konfliktin SHBA-Iran.

Irani tashmë ka deklaruar që marrëveshja bërthamore e vitit 2015, Plani i Përbashkët i Veprimit, ka vdekur, duke njoftuar se programi i tij bërthamor tani “nuk do të ketë asnjë kufizim në prodhim, përfshirë kapacitetin e pasurimit”. Nëse udhëheqësit e Iranit besojnë se SHBA-ja do të kërkojë të shmangë kryerjen e të njëjtave gabime strategjike siç bëri Bushi, përfshirë edhe një përballje me Kinën, ata mund të zgjedhin një hakmarrje më të guximshme.

Sa i takon SHBA-së, më të kthjellëtit në Uashington padyshim që do të mbrojnë një përgjigje të matur ndaj çdo hakmarrjeje iraniane, për të mos larguar vëmendjen nga sfida që përbën Kina. Por vetë llogaritjet e Trump nxiten kryesisht nga dëshira e tij për ta prezantuar vetën si një “djalë të ashpër” para votuesve përpara zgjedhjeve presidenciale të këtij nëntori (pikërisht për të njëjtën gjë ai akuzoi edhe paraardhësin e tij Barack Obama në vitin 2011). Dhe ai rrethohet më shumë nga psikopatë të papërvojë sesa nga këshilltarë të kualifikuar.

Shtatëmbëdhjetë vjet më parë, Bush hyri në një luftë në Lindjen e Mesme që, përveç se i kushtoi SHBA-së gjak dhe para, largoi përpjekjet për të kontrolluar Kinën. Trump mund ta shmang ende bërjen e të njëjtit gabim. Por me çdo postim në Twitter – për shembull, duke kërcënuar të sulmojë vendet kulturore iraniane (një krim lufte) nëse vendi hakmerret – shanset që zgjidhjet strategjike të mbizotërojnë duket se janë shumë të vogla dhe shpresat e Xi për vitin e ri janë gjithnjë e më të shndritshme.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Trump’s Gift to China  

Etiketa: AdministrataArmëBarack ObamaDonald TrumpEkonomiaIranIraniKinaKrimkrim lufteLufteMarrëveshjambështetjeParaprodhimProject SyndicateProtestatSHSHBAshtatorShtetet e BashkuaraSulmi terroristTerroristTrumpTwitterVendimiXi Jinping
Tjetri
Kaldajat jashtë funksionit lënë në të ftohtë nxënësit në shkollat e Lezhës

Kaldajat jashtë funksionit lënë në të ftohtë nxënësit në shkollat e Lezhës

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.