AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Emigrantët nga Iraku ndalohen në Vlorë, pas 2 muajsh sakrifica për të mbërritur në BE

Jerola ZiajngaJerola Ziaj
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një grup emigrantësh klandestinë të bllokuar në Novoselë të Vlorës nga Policia lokale. Foto: Jerola Ziaj.

Policia e Vlorës ndaloi 38 emigrantë kurdë nga Iraku në fshatin Novoselë, ndërkohë që njëra prej tyre i tha BIRN se kishin ecur për gati dy muaj dhe se kishin shpenzuar gjithçka në udhëtimin për të mbërritur në ndonjë vend të BE.

Grupi i emigrantëve klandestinë të bllokuar në Novoselë të Vlorës nga Policia lokale. Foto: Jerola Ziaj.

Pasi kishte ecur dy ditë në këmbë nga kufiri me Greqinë deri në Novoselë të Vlorës, Melek.M., një vajzë 22 vjeçare nga Iraku, u ndalua nga policia shqiptare të premten së bashku me tre anëtarë të familjes dhe 34 bashkëkombas të tjerë kurdë.

Para se të futej në komisariatin e Policisë së Vlorës, Melek i tha BIRN se së bashku me prindërit dhe vëllanë e saj 16-vjeçar kishin shitur gjithçka në vendlindje, me shpresën se do të mbërrinin në Europë.

“Vëllai  im e la shkollën, shitëm makinën  e babait, të vetmen gjë që kishim dhe u nisëm me shpresën se do t’ja dilnim të arrinim në Europë,” tha e trishtuar ajo.

Emigrantët u ndaluan nga policia shqiptare të premten në mëngjes dhe po merren në pyetje. Policia tha se dyshonte që ata ishin drejtuar për në Malin e Zi, por edhe se po hetonte mundësitë e rihapjes së një shtegu të ri trafiku klandestinësh me gomone, për shkak se ndalimi i tyre u bë në grykëderdhjen e Vjosës.

Dyshimet janë ngritur kryesisht pasi grupi ka devijuar nga rruga e zakonshme e refugjatëve drejt Veriut të vendit që kalon nga Korça apo Tepelena. Ky është rasti i parë pas vitit 2017 që policia e Vlorës ndalon klandestinë.

Shqipëria është një nga rrugët e përdorura prej emigrantëve nga Lindja e Mesme për të dalë në Malin e Zi. Fluksi i refugjatëve u rrit sipas të dhënave zyrtare nga disa qindra në mbi 5 mijë në vitin 2018. Vetëm një pjesë e vogël tyre qëndrojnë në Shqipëri pasi ndalohen.

Me një anglishte jo të rrjedhshme, Melek i tha BIRN se vinin nga Bagdati, ku i ati kishte punuar taksist dhe po i iknin varfërisë dhe pasigurisë në vendin e tyre. Ajo tregoi se një pjesë të mirë të rrugës nga Iraku deri në Shqipëri e kishin bërë në këmbë dhe udhëtimi kishte zgjatur 2 muaj.

Melek tha se kishin udhëtuar me autobus nga Greqia deri në kufi me Shqipërinë dhe kishin kaluar në një shteg të kufirit të gjelbër, që u ishte treguar si i sigurtë. Tani nuk e dinë se çfarë do të bëjnë.

“Jemi nisur grup nga Iraku dy muaj më parë, kemi  ngrënë  ku dhe çfarë kemi mundur,” tha vajza. Asaj i kishte mbetur në mendje banori i një prej fshatrave shqiptar nga kishin kaluar.

“Na dha pak ushqim e ujë,” thotë ajo, duke shtuar se njerëzit ishin sjellë mirë me ta gjatë rrugës. 22-vjeçarja tregoi se në pjesën më të madhe të kohës ecin ditën, por larg zonave të banuara, pasi kishin frikë se do të kallëzoheshin.

Melek nuk dha një shifër të parave që kishin paguar. Ajo tregoi se kryesisht paratë ishin harxhuar për të kaluar kufirin nga Turqia në Greqi, por nuk kishin qëndruar në këtë të fundit për të mos përfunduar në kampet e refugjatëve, ndërsa nuk kanë ndërmend as të ndalojnë në Shqipëri.

Kur u pyetën nëse donin të jetonin në Shqipëri, gjatë kohës që ndodheshin në rrugë në pritje të mjeteve të policisë, shumica ngriti zërin duke thënë në anglisht “Noooo”.  “Duam të ikim,” vijon  Melek.  “Në Francë, në Itali kudoqoftë.”

Etiketa: BEBIRNgomoneGreqiGreqiaItaliKufiLindjaLindja e MesmeLokaleParaPoliciaSHshqipShqipëriShqipëriashqiptaretrafikuTurqiaVlorë
Tjetri
Lirohen 4 të dyshuarit e dosjes ‘Toyota Yaris’

Lirohen 4 të dyshuarit e dosjes ‘Toyota Yaris’

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.