AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Studimi: Rritja e çmimit mund të reduktojë konsumin e duhanit

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Cigare: Ilustrim nga Pixabay

Përpjekjet për të rritur çmimin e duhanit me qëllim reduktimin e konsumit dhe rritjen e buxhetit nga taksat duket se prekin kryesisht vetëm shtresën e mesme dhe të ulët, ndërsa lënë indiferente shtresën e pasur të shoqërisë.

Cigare: Ilustrim nga Pixabay

Të hënën qendra ‘Development Solutions Associates’ bëri publike të dhënat e një studim në lidhje me efektet e rritjes së taksimit të duhanit në Shqipëri dhe efektet së kësaj rritje në konsum dhe në buxhet. Sipas gjetjeve të këtij studimi, një rritje e çmimit në Shqipëri do të ndikonte pozitivisht në uljen e konsumit të cigareve – sidomos tek konsumatorët me të ardhura ekonomike më të ulëta dhe do të sillte rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit.

Dr. Edvin Zhllima, deklaroi  se studimi është bazuar në vrojtimet mbi buxhetin e familjeve (HBS) gjatë vitit 2014-2017. Ky studim ka marrë si kampion 6000-7000 familje në Shqipëri, tek të cilat ka të paktën një duhanpirës në familje. Monitorimi është kryer duke marrë si bazë numrin e paketave të konsumuara për familje.

“Prej monitorimeve tona, një pjesë e këtyre familjeve janë shprehur se do ta ulin konsumin në rast se rritet çmimi, ndërsa një pjesë tjetër janë shprehur se do ta ndërpresin atë, por kjo mbetet për t’u parë në praktikë,” shpjegoi Zhllima, një prej autorëve të studimit.

Shqipëria ka taksimin më të ulët për duhanin në Ballkanin Perëndimor, krahasuar me normën më të lartë të konsumit të duhanit në rajon.  Nga gjetjet e studimit rezulton se 30% e familjeve në Shqipëri ka të paktën një duhanpirës.

Ne Shqipëri barra tatimore nga taksimi i duhanit përllogaritet të kenë qenë 35.8 % për vitin 2018, ndjekur nga një rritje modeste në vitin 2019. Ndërkohë të ardhurat nga konsumi i duhanit përbëjnë 5.15% të të ardhurave totale nga taksat, apo në rreth 1.32 për qind të PBB-së së vendit.

“Kemi marrë një shifër si shembull për rritjen e akcizës, le të themi një rritje të çmimit me 25%, dhe kemi vërejtur reagimet e mundshme të konsumatorëve për të kuptuar efektin në konsum, përveç  efektit në buxhet”, shpjegoi Zhllima.

Monitorimet mbi efektet e rritjes së çmimit të duhanit janë kryer në dy aspekte: duke u fokusuar në elasticitetin e kërkesës në lidhje me çmimin, si edhe elasticitetin e kërkesës në lidhje me të ardhurat totale, ku në të dyja rastet studimi thekson se familjet me të ardhura të larta janë shprehur indiferente ndaj ndryshimit të çmimit, ndërsa preken kryesisht ato me të ardhura më të ulëta.

Rezultatet e studimit kanë gjetur se mesatarisht konsumohet 1 paketë në ditë për familje, që do të thotë se pothuajse 7.6 % e të ardhurave të tyre shpenzohen për cigare. Pra ndër familjet me të ardhura të ulëta kjo përqindje është e konsiderueshme, dhe rritja e çmimit qoftë edhe për 1 paketë në ditë ndikon shumë në ekonominë e tyre, duke çuar në më pak investim për grup mallra me dobi jetësore, siç janë ushqimi, veshmbathje,banesa, etj.

“Janë më të varfrit ata që cënohen më shumë nga problemet që lidhen me duhanin, përfshi ato shëndetësore, por edhe ekonomike”, tha Zhllima.

Pavarësisht dëshirës për të kursyer, duke qenë se lënia e duhanit tek duhanpirësit e rregullt është një proces tepër i vështirë dhe kërkon një vullnet të fortë, Zhllima paralajmëroi se duhet një studim akoma më i thellë për të vlerësuar nëse kjo rritje e çmimit të duhanit do ishte me të vërtetë efektive në lënien e duhanit, apo moslënia do të përkeqësonte  më tej situatën ekonomike të familjeve me të ardhura të ulëta.

“Nuk kemi akoma të dhëna vrojtimi në lidhje me sjelljen, prandaj së shpejti do kryejmë edhe një studim posaçërisht për këtë, në mënyrë që të shohim sesi do variojnë sjellja e konsumatorëve të duhanit sidomos në shtresën  që preket më shumë nga ndryshimi i çmimit”, përfundoi Zhllima.

Etiketa: cigareFamiljeKonsumiMonitorimipaktPBBrajonSHshqipShqipëriShqipëriaTaksat
Tjetri
Tërheqja e ankimit nga Marsida Xhaferllari pranohet me debat nga Kolegji

Tërheqja e ankimit nga Marsida Xhaferllari pranohet me debat nga Kolegji

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.