AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Pasojat e tërmetit, 17 mijë të pastrehë dhe 985 milion euro dëme

Qeveria publikoi për herë të parë një përmbledhje të dëmeve të verifikuara të tërmetit të 26 nëntorit. Dëmet më të rënda në strehim dhe infrastrukturën arsimore.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pallati i shkaterruar nga termeti ne Thumane te Krujes, ku humben jeten pjesa me e madhe e viktimave. Foto: Vladimir Karaj

Qeveria publikoi të mërkurën një dokument prej 18 faqesh në të cilin përmblidhen për herë të parë në mënyrë të përgjithshme, dëmet e shkaktuara nga tërmeti dhe fatura financiare për rindërtimin. Sipas dokumentit të përpiluar qeveria me mbështetje edhe nga disa institucione ndërkombëtare tërmeti preku direkt dhe indirekt mbi 202 mijë persona, ndër të cilët 51 viktima, 17 mijë të shpërngulur dhe rreth 985 milion euro dëme, kryesisht në strehim dhe në infrastrukturën arsimore. Rindërtimi sipas të njëjtit dokument do të kushtojë 1 miliard e 78 milion euro.

Të dhënat u bënë publike në një tryezë të përbashkët me përfaqësues të qeverisë, Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Europian, PNUD dhe Bankës Botërore. Ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi, i cili përfaqësonte qeverinë në takim tha se “raporti ishte përpiluar nga ekspertët më të mirë ndërkombëtar” dhe se ishte i bazuar në një metodologji që përdornin BE dhe OKB.

Ndërkohë ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca tha se raporti do të ndahej me partnerët ndërkombëtar të Shqipërisë për të siguruar fonde për rindërtimin.

Tabelat e publikuara nga qeveria janë të përgjithshme. Sipas të dhënave bashkitë me më shumë dëme janë ato të Durrësit dhe Tiranës me mbi 300 milion euro dëme. Më pas renditen Kruja, Kavaja, Shijaku, Kurbini, Lezha, Kamza, Mirdita dhe Rrogozhina.

Ndërkohë sipas sektorëve pas strehimit, dëmet e të cilit janë llogaritur në rreth 700 milion euro është prekur prodhimi me rreth 150 milion euro dhe infrastruktura arsimore me 72.4 milion euro dëme.

Dokumenti tregon se numri i institucioneve arsimore të dëmtuara është 321 dhe shumica e tyre 178 ndodhen në Bashkinë e Tiranës. Ndërtesa arsimi të dëmtuara ka edhe në Durrës rreth 66. Dëme po ashtu janë shënuar në infrastrukturë dhe ndërtesa në funskion të shëndetësisë, por në numër mjaft më të vogël.

Pjesa më e madhe e dëmeve janë në sektorin privat, rreth 86 për qind, ndërsa është llogaritur që kosto e rindërtimit të shkojë mbi 1 miliard euro me pjesën më të madhe në strehim mbi 800 milion dhe rreth 100 milion në infrastrukturën arsimore.

Sipas dokumentit të dhënat janë përpiluar kryesisht nga INSTAT, PNUD, Drejtoria e Tatimeve, Banka e Shqipërisë dhe ministritë e linjës. Dokumenti parashikon po ashtu rënie të rritjes ekonomike të parashikuar.

Dokumenti i përpiluar me finaicim nga Bashkimi Europian, Organizata e Kombave të Bashkuara dhe Banka Botërore do të prezantohet në konferencën e donatorëve që organizohet nga qeveria dhe BE më 17 shkurt, prej nga synohet të sigurohen ndihma për rindërtimi.

Etiketa: ArsimiBashkimi EuropianBashkimit EuropianBEDrejtoria e TatimeveDurrësEuroFondeinfrastrukturaINSTATkostoLuigi SorecambështetjeMjaftOKBQeveriaRaportiSHShijakushqipTiranëviktima
Tjetri
Dështon seanca e nëntë; Apeli nuk gjen dot gjyqtarin e tretë për Shullazin

S’ka gjyqtarë për Emiljano Shullazin, KLGJ ende pa zgjidhje

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.