AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

“Kjo ishte reale”: Ekspozitë për humbjen e lirisë gjatë luftës në Bosnjë

Lamija GrebongaLamija Grebo
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto kortezi e Ron Haviv/Blood and Honey/VII

Fotografi i njohur amerikan Ron Haviv rikthehet në Bosnjë me një ekspozitë kushtuar të burgosurve të luftës.

Foto kortezi e Ron Haviv/Blood and Honey/VII

Njëzet e pesë vjet pas përfundimit të luftës në Bosnje, këtë muaj u hap një ekspozitë për të cilën fotografi amerikan Ron Haviv shpreson se do të ndihmojë në informimin e një brezi të ri të boshnjakëve për atë që ndodhi afër shekullit të XX si edhe do të luftojë përpjekjet për të “rishkruar historinë”.

Autori i disa prej imazheve më shqetësuese dhe ikonike të luftës 1992-1995, 55-vjeçari Haviv, është rikthyer me një ekspozitë në lidhje rreth robërve të luftës, të titulluar “Sloboda” (Liria).

Ekspozita u hap në Prijedor, vendi i disa kampeve famëkeqe të drejtuara nga serbët gjatë luftës, dhe përmban fotografi të të burgosurve “nga të gjitha anët”, pavarësisht nga përkatësia etnike, tha Haviv për BIRN.

Fotografi, bashkëthemelues i agjencisë së fotografive “VII”, tha se është e rëndësishme t’i rinjtë në Bosnjë se çfarë kaluan prindërit e tyre dhe sa brutale mund të jetë mohimi i lirisë.

“Fjala liri, emri liri, është e përfshirë në ndjekjen amerikane të jetës, lirisë, në ndjekjen e lumturisë”, tha ai.

“Dhe si amerikan rritesh me atë ide. Shpesh nuk e kupton se ka njerëz në botë të cilëve iu mohohet liria, duke u mohuar liria për të lëvizur, për të kontrolluar jetën e tyre.”

Duke ndjerë keqardhje për ato që ai tha se ishin përpjekje për të “rishkruar historinë”, Haviv tha: “Unë mendoj se fotografitë që kam realizuar i kujtojnë njerëzit se kjo ishte e vërtetë, se kjo nuk është e rreme. Kjo është ajo që ndodhi. Ne e pranojmë këtë, marrim përsipër përgjegjësinë dhe së bashku ecim përpara.”

Megjithatë, në Bosnjë, “Askush nuk duket se po e bën këtë”, tha ai dhe aludoi për ritmet dramatike të emigrimit nga vendi.

“Nëse je një i ri, ka shumë gjasa të largohesh nga Bosnja dhe kjo nuk është mënyra se si dëshiro që dikush të ecë përpara”, tha ai.

Fotografi si “pjesë e bisedës”

Foto kortezi e Ron Haviv/Blood and Honey/VII

Ndërsa mbulonte luftën në Bosnjë që nga fillimi i saj, imazhet e Haviv-it e vendosën atë si një nga fotografët më të mëdhenj të luftës të brezit të tij, fotografitë e tij të spastrimit etnik dhe të vrasjeve të kryera nga paraushtarakët serbë në qytetin lindor të Bijeljinës u përdorën si prova përpara Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, ICTY, në Hagë.

“Ata kanë pasur të gjithë një jetë”, tha Haviv për fotografitë e tij në Bosnje.

Duke iu referuar imazheve të të burgosurve serbë të luftës që bashkoheshin me familjet e tyre, Haviv tha: “Ankthi i fytyrave të familjarëve ndërsa presin ardhjen e atyre që shpresojnë se do të jenë nëpër automjete është një ndjenjë universale.”

“Këtë nuk e ndiejnë vetëm serbët, boshnjakët apo vetëm kroatët. Këto janë ndjenja njerëzore që i ndjejnë të gjithë ata që janë të burgosur vetë apo familja e të cilëve është marrë rob.”

Sot, tha ai, fotografitë përdoren si mjete edukative dhe ndihmëse në procesin e pajtimit.

“Dhe në këtë mënyrë keni fotografinë që është pjesë e aktiviteteve të pajtimit në ditët e sotme dhe mendoj se kjo ka qenë e suksesshme, por jo deri në atë pikë ku fotografia të mund të ndryshojë gjithçka, por që mund të jetë pjesë e asaj bisede”, tha Haviv për BIRN.

“Dhe kjo është më e shumta që mund të shpresoj, që fotografitë e mia të mund të jenë pjesë e bisedës për të ndihmuar gjërat.”

Lidhje me Bosnjën

Ron Haviv. Foto: BIRN

Një çerek shekulli më pas, lidhjet e Havivit me Bosnjën mbeten të forta, pjesërisht përmes një kampusi të hapur në Sarajevë nga Akademia VII, e cila promovon gazetari vizuale me cilësi të lartë.

Haviv tha se ai aktualisht po punonte me një film të titulluar “Biografia e një fotografie”, e cila eksploron fuqinë e një imazhi.

“Ne jemi po ndjekim krimet e luftës nga Bijeljina, ku po ndjekim familjen, vajzën e një gruaje që u vra, e cila po përpiqet të padisë disa nga ‘Tigrat’ (grupi paraushtarak serb) bazuar në fotografi, kështu që ekziston një lidhje midis fotografisë dhe familjes”, tha ai.

“Kam fotografuar dhe një grua në vitin 1995 në Tuzla, një e mbijetuar e Srebrenicës”, tha ai, duke iu referuar masakrës në vitin 1995 të rreth 8,000 burrave dhe djemve myslimanë nga forcat serbe të Bosnjës, “dhe pastaj e takova atë përsëri 20 vjet më vonë. Kështu që ishte shumë interesante të flisja me të dhe të shihja se si kishte ndryshuar jeta e saj pasi ajo mbijetoi dhe burri dhe djali i saj u vranë në Srebrenicë.”

Ekspozita e Haviv-it do të jetë e hapur në Prijedor deri më 25 shkurt, pas së cilës do të transferohet në disa qytete të tjera boshnjake.

Organizatorët përfshijnë Fondacionin për Ndërtimin e Kulturës së Kujtimit nga Prijedori, Forumin e Shërbimit të Paqes Civile nga Sarajeva dhe Qendrën Rinore KVART nga Prijedori.

Një i burgosur boshnjak i luftës në kampin në Trnopolje, Bosnjë, gusht 1992. Foto kortezi e Ron Haviv/Blood and Honey/VII
All sides of the Bosnian conflict ran prison camps, where many people were killed, and several commanders were later indicted for war crimes.

 

Etiketa: BIRNBosnjaBosnjeEmrifotografiGjykatëGjykatësLiriaSHShpresON
Tjetri
A do të shkaktojë koronavirusi një recesion global?

A do të shkaktojë koronavirusi një recesion global?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.